Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

” Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama në takimin e partive politike parlamentare

Unë mendoj se ky qëndrim i Partisë Socialiste nuk është lajm. Do të ishte lajm  në qoftë se do të ishte padyshim në radhë të parë ajo çfarë presin votuesit e Partisë Socialiste por edhe çfarë pret procesi zgjedhor përgjegjësitë ndaj të cilit janë të barabarta dhe që nuk kushtëzohen nga fakti që jemi në mazhorancë apo në opozitë. 
Refuzimi nuk është lajm është në vijimësinë e një qëndrimi refuzues të artikuluar prej kohësh dhe unë gjykoj që Drafti i paraqitur me iniciativën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë  Demokratike dhe i mbështetur edhe nga partitë e tjera të mazhorancës në thelb ka parasysh pikërisht atë që nënvizoi edhe z. Gjiknuri dhe që ka të bëjë me interesin e publikut.
Interesi i publikut i qytetarëve domosdoshmërisht interesi i zgjedhjeve në përputhje me kërkesat e OSBE-ODIHR-it kërkon që partitë politike të marrin përgjegjësitë që këtë fazë që ka mbetur deri në zgjedhje jo vetëm ta administrojmë me seriozitetin dhe maturinë që kërkon shfaqja e një faktori politik përballë publikut por dhe të respektojmë rregullat e lojës dhe parimet e OSBE-ODIHR-it. 
Prandaj unë e konsiderova edhe në takimin e parë një ftesë për Fair-Play në kuptimin më të mirë të fjalës sepse marrëveshja që ne ofrojmë nuk synon dhe nuk merr përsipër të ezaurojë në mënyrë shteruese gjithë problematikën që ka të bëjë me çështjet që synon Partia Socialiste apo me problematikën që vjen prej zgjedhjeve të vitit 2009. 
Sepse i tillë është edhe objekti i sjellë nga hartuesit që kjo marrëveshje t’i ftojë palët për të administruar këtë fazë dhe problematikën e kësaj faze deri në zgjedhje. Natyrisht që është padyshim për tu vlerësuar fakti që përveç çështjeve që parashtronte varianti i parë i marrëveshjes që u ofrua nga Partia Demokratike në tekstin e sotëm janë përfshirë edhe shumë prej çështjeve që solli si propozim Partia Socialiste. 
Nëse do t’i bënim një lexim integral tekstit cilido që do ta dëgjonte tekstin çdo qytetar i këtij vendi do të gjente me perceptimin më të thjeshtë që në asnjë prej çështjeve Partia Socialiste nuk është kundër. Prandaj thashë që kjo e bën të pakuptimtë refuzimin për ta nënshkruar Draftin ashtu si kundër ky draft kjo marrëveshje nuk e eksludon nuk e përjashton apo nuk i kërkon Partisë Socialiste të heqë dorë nga gjithçka ajo ka parashtruar apo nga ajo që PS e ka quajtur kauzën e vet që ka të bëjë me problemet e transparencës në lidhje me zgjedhjet e vitit 2009. Prandaj unë gjykoj që duke qenë se është tekst i plotë duke qenë se çdo pikë e këtij teksti çdo paragraf vjen në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it nuk ka arsye për ta zgjatur më tej diskutimin me argumente pro apo kundër sepse zgjedhjet po afrojnë përgjegjësitë që dalin para forcave politike janë evidente rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë gjithashtu të lexueshme qartë dhe me targete të përcaktuar mjaft qartë prandaj doja t’i ftoja edhe kolegët e tjerë që në këtë frymë të përgjithshme të bashkëpunimit dhe në klimën e bashkëpunimit që është e domosdoshme në funksion të respektimit të parimeve të OSBE-ODIHR-it të mund të gjenim atë që çfarë është shumatorja që na bashkon dhe në rastin konkret tek ky draft tek kjo marrëveshje interesat e publikut interesat e qytetarëve. 
Unë gjykoj që edhe Partia Socialiste ka edhe kohë edhe shansin të reflektojë në përputhje me këtë ofertë nuk ka arsye të vetpërjashtohet nga ky angazhim ashtu si kundër ky angazhim nuk ia heq asaj të drejtën të vazhdojë pretendimet apo të mbajë të ndezur refrenin e ndezur prej kohësh dhe që është i lidhur me sjelljen e saj politike. 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim unë jam këtu për të shprehur jo thjesht vullnetin por për tu shprehur që angazhimet konkrete përgjegjësitë konkrete dhe kontributi ynë konkret do të jetë i fokusuar dhe i kushtëzuar nga interesi i qytetarëve për të garantuar një proces zgjedhor korrekt të ndershëm të pakontestueshëm natyrisht edhe transparent dhe për te respektuar me rigorozitet të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. 
Ky draft është një ftesë dhe të gjitha qëndrimet nuk kanë pse të jenë ekuivokë nënshkruhet ose nuk nënshkruhet. Pastaj të gjitha komentet e tjera unë mendoj se janë të pavend dhe unë gjykoj asgjë nuk e cenon integritetin dhe të gjithë sjelljen e Partisë Socialiste nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Kjo sheh nga sot drejt 8 majit. Nuk synon të bëjë asnjë lloj vlerësimi gjykimi apo revizionimi në drejtim të PS-së në të shkuarën apo në lidhje me qëndrimet e mbajtura në drejtim të zgjedhjeve të vitit 2009.

0x323031312d30342d3031 Luan Rama.jpg 17:10)”