16 Feb Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama në tryezën e partive parlamentare
“Dëshiroj të them dhe unë dy tre gjëra që kanë të bëjnë me atë çfarë është në thelb jo vetëm objekti i kësaj tryeze por edhe shqetësimin dhe preokupimi kryesor natyrisht i forcave politike që janë në garë por mbi të gjitha shqetësimi dhe preokupimi i qytetarëve të këtij vendi. Zgjedhjet dhe detyrimi që kemi për të respektuar dhe për të garantuar të drejtën e tyre e do qytetari shqiptar për të ushtruar pushtetin që secili prej tyre ka dhe që lidhet me votën e lirë si institucioni bazë të demokracisë në çdo vend na imponojmë të ngrihemi mbi çdo egoziëm partiak mbi interesat partiake dhe të mbërrijmë të paktën nivelin e përgjegjshmërisë qytetare dhe politike të qytetarëve të këtij vendi për të realizuar një proces zgjedhor korrekt të lirë të ndershëm të pakontestueshëm dhe po kaq transparent.
Në këtë pikëpamje takimin e sotëm e konsideroj një hap pozitiv një përpjekje më shumë në vazhdën e përpjekjeve që janë bërë dhe bëhen për t’i ulur palët dhe për t’i ftuar aktorët dhe faktorët e rëndësishëm politik të këtij vendi të imponohen dhe të marrin përsipër realizimin e këtij procesi pra të zgjedhjeve të 8 majit në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ndaj ne draftin paraqitur e konsiderojmë një ftesë për ‘fair-play’ në fakt çka lind edhe për shkak të gjithë historisë së zgjedhjeve në vendin tonë dhe ç’është më e rëndësishmja edhe për shkak të situatës që u krijua nga opozita në raport me zgjedhjet e vitit 2009.
Ndaj duke e konsideruar të tillë këtë nismë unë gjykoj që drafti i paraqitur që nuk ka kushte dhe nuk imponon kushte është thjesht një ftesë që në kohën e mbetur forcat politike dhe të gjithë subjektet në garë të sillen në mënyrë qytetare dhe evropiane përballë përgjegjësisë që kemi për zgjedhjet. Garancia e zgjedhjeve mbi të gjithë të tjerët jemi vetë duke e çmuar dhe duke e vlerësuar njëkohësisht rolin shumë efikas dhe të rëndësishëm në mënyrë të veçantë të OSBE/ODIHR-it por edhe të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Dua ta zgjeroj pak më shumë atë që tha Gramozi se më shumë se ata garancia e zgjedhjeve jemi ne dhe që ne të përmbushim garancitë e zgjedhje duhet të mbërrijmë te kjo marrëveshje sepse kështu japim edhe mesazhin edhe krijojmë frymën tek anëtarët tek simpatizantët tek votuesit tanë sesi duhet të orientohen dhe si duhet të vendosen ata vetë në raport me detyrimet që kemi në për zgjedhjet. Edhe hipoteza e shprehur se dikush po luftohet prej gjithkujt nuk është çështje ligjore është çështje jashtë kësaj tryeze prandaj para zgjedhjeve të 8 majit ne duhet ta konsiderojmë veten tërësisht të barabartë. Detyrimi për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe për të garantuar cilësi dhe standardin demokratik të zgjedhjeve nuk ka mazhorancë dhe opozita. Ka kod të barabartë me përgjegjësi të barabartë me angazhim të barabartë përballë këtyre zgjedhjeve. Ndaj do t’i ftoja edhe kolegët e tjerë të pranishëm në këtë tryezë që të orientohemi në këtë kohë që ka mbetur në kaq pak ditë sa janë që fushata zgjedhore procesi i zgjedhjeve dhe faza post-zgjedhore që ka të bëjë me numërimin dhe dokumentimin e rezultatit zgjedhor të dominohet nga fryma e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Nëse i kthehemi dhe sjellim në vëmendje përballë prioritetit të zgjedhjeve të 8 majit referenca nga e shkuara gjithsecili prej nesh mund të sjellë këtu jo një dy e tre po me dhjetëra por sot referencat nuk na ndihmojnë.
Referencat sot bëhen pengesë. Edhe ne mund të sjellim referenca parazgjedhore për fazën e përgatitjes s kodit zgjedhor të korpusit të akteve ligjore dhe nënligjore apo edhe gjatë procesit zgjedhor por sot nuk jemi mbledhur për këtë gjë prandaj ajo çfarë ne mund të bëjmë dhe ke e kemi detyrimin ta bëjmë është që nga kjo tryezë të japim mesazhin që forcat kryesore politike që sot janë në parlament të marrin përsipër të respektojnë çdo nen dhe çdo germë të kodit zgjedhor dhe të akteve nën zbatim të tij të marrin përsipër të punojnë për të kontribuuar në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për të garantuar procesin zgjedhor në përputhje me ato standarde dhe në interesat e qytetarëve të këtij vendi.
Natyrisht vërejtje apo objeksione mund të ketë KQZ-ja nuk është një institucion në varësi të kësaj tryeze. Legjitimiteti i KQZ-së nuk buron nga kjo tryezë ilegjitimiteti i akteve apo revokimi i akteve të KQZ-së nuk mund të jetë pjesë e vendimmarrjes këtu. Edhe një qytetar me njohuri ordinere e di që çdo vendim i paligjshëm atakohet në rrugë ligjore ndaj t’i lëmë mënjanë komentet dhe referencat e të shkuarës dhe të fokusohemi tek 8 maji tek dita e përgjegjësisë së madhe politike qytetare të secilit prej nesh sepse këtë presin edhe qytetarët. Dhe këtë pret dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë”.
0x323031312d30332d3239 Luan Rama.jpg 19:20)