Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare

Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare

” Fjala e mbajtur sot ne seancën parlamentare për ngritjen e Komisionit hetimor për Kryeprokurorin Sollaku nga zv.Kryetari i LSI Prof. Pëllumb Xhufi Në variantin e një fikcion institucional ku bën pjesë edhe kjo proçedurë në dukje e rregullt për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku por vazhdimi I kësaj loje I këtij fikshëni mendoj është një fyerje për dinjitetin tonë dhe të atyre që ne përfaqësojmë neë këtë këtë parlament përderisa shgkarkimi I prokurorit është një vendim I marrë apriori nga maxhoranca qeverisëse. Por le të pranojmë për një çast të bëhemi pjesë e kësaj loje tuaj dhe të hapim kartat e pafundme që na keni vënë mbi tavolinë. “Kërkesa instiyucionale” për shkarkim niset nga koncepti që Prokurori I Përgjithshëm është përgjegjës I drejtpërdrejtë për çdo krim të rëndë krim personit apo kundër pasurisë që ka ndodhur në këtë vend dheë që ka mbetur I pazbuluar në këto 8-9 vjet që politikisht mund të definohen si vite të qeverisjes socialiste dhe me këtë rast lind edhe pyetja përse nuk është shtrirë objekti I hetimit edhe përtej vitit 1997 sepse ka ka patur edhe atëherë shumë ngjarje dhe krime të rënda të cilat kanë ngelur pa u zbuluar dhe pa u egzekutuar nga prokurorët e atëhershmëm. Me siguri Z. Sollaku do të ketë të thotë shumë mbi çdo njërën nga 84 çësshtjet për të cilat ngarkohet me përgjegjësi nga grupi I deputetëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij. Por po të donim për një çast të bënim avokatin e tij do të pyesnim akuzuesin nëse numri I çështjeve të pazbuluara dhe paegzekutuara për të cilat bëhet përgjegjës Prokurori I Përgjithshëm është 84 kjo do të thotë se ky numër përfaqëson një pakicë për më pak se 20% në raporet me nr e çështjeve të zbuluara të egzekutuara të paktën këto janë shifrat zyrtare. Nëse kemi një raport të tillë kam frikë se në vend që të shkarkohet Prokurori I Përgjithshëm meriton të lavdërohet gjë që përsonalisht nuk do ta dëshiroja pasi jam ndër ata që mendojnë se Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka kryer si duhet funksionin e saj. Nuk e ka kryer sepse nuk ka dashur sepse nuk ka ditur apo sepse nuk ka mundur kjo është një çështje tjetër që mbetet për tu sqaruar. Pretendimi sipas të cilit Prokurori I përgjithshëm është përgjegjës ekskluziv dhe I drejtpërdrejtë për çdo akt kriminal të pa zbuluar dhe të pa dënuar është thjesht arbitrar dhe I paragjykuar. Në po I përmbledhim në një pyetja të vetme të gjitha pyetjet që lindin nga 84 çështjet që I ngarkohen prokurorit. Si mund të konsiderohet si përgjegjës ekskluziv si psh. Për mosvendosjen e ligjit në zonat e prekuara nga zakoni I gjakmarrjes ku shteti dhe qeveritë që kanë ndjekur njëri-tjetrën nuk kanë përpunuar ende një program kombëtar për zhdukjen e këtij fenomi kur politikanët dhe vetë kryeministri I këtij vendi kur I qëllon të vizitojë ndonjëherë këto zona dhe kjo ndodh kur shkojnë për të mbledhur votat tjetërsohen në atë masë saqë u drejtohen njerëzve jo me gjuhën e ligjit por pikërisht me gjuhën e kanunit besë a të nderës. Kur këto zona trajtohen nga politika si tokë e askujt apo ç’është me keq si vende shpellarësh. Pra do të ishte pretendim i tepëruar të kërkohej prej një institucioni të vetëm prej  një përsoni të vetëm qoftë ky dhe institucion dhe person si prokuroria apo prokurori i përgjithshëm. Unë mendoj se proçedura parlamentare për shkarkimin e Prokurorit nuk është aspekti më i rëndësishëm i kësaj beteje të re të mazhorancës thelbi i saj qëndron në fushatën për diskreditimin publik dhe linçimin politik të Prokurorit të përgjithshëm që siç dihet kulmoi me akuzat e rënda të datës 15 Prill për implikim direkt të Z. Sollaku me bandat kriminale akuza të formuluara me egërsi dhe me gjuhë të drunjtë nga vetë kryeministri Berisha. 84 akuzat tuaja të nderuar zotërinj deputetë firmëtarë të kërkesës për shkarkim janë një shaka e lehtë në krahasim me akuzën që formuloi vetë kryeministri nëse ai i ka me të vërtetë akuzat e tij le ti kthehemi pistës që ai ka propozuar asaj të bashkëpunimit të kryeprokurorit me organizatat kriminale mafiaze. Kështu Z. Sollaku do ta pësonte pak jo thjesht me një shkarkim dhe qeveria jonë në dietë do të kursente kohë e para të çmuara që përndryshe është e detyruar ti shpenzojë nqs do të ndjekë këtë që ka filluar sot në parlament por nëse siç dyshojmë ne kryeministri edhe këtë radhë siç ka bërë sistematikisht me dosjet e korrupsionit ka bllokuar për të mbajtur në shantazh e për të nënshtruar kryeprokurorin parlamentin dhe institionet më të larta të shtetit pra nëse çështja qëndron kështu atëherë çështja është shumë më serioze dhe i kalon përmasat e kryeprokurorit dhe atëherë kemi të bëjmë me një tentativë sipas gjykimt tonë për kapje shteti nga autoritarizmi i njëshit dhe për rrjedhojë gjëja më e mirë që mund të bëjmë ne të gjithë përfshirë edhe deputetët që nënshkruan kërkesën për shkarkim që të mbyllim si të pa vlera dosjet voluminoze që na janë vënë në tavolinë. Ne nuk kemi ndërmend të biem në grackën e ngritur nga mazhoranca duke marrë pjesë në një debat mbi proçedura e bazueshmëri ligjore nisur për shkarkimin e Prokurorit ne do ta trajtojmë çështjen ashtu siç është në të vërtetë si pjesë e një ofensive frontale të mazhorancës e të kreut të saj për të uzurpuar institucionet e pavaruara. Jo më larg se pardje mazhoranca filloi një proçedurë të re uzurpimi atë të KQZ-së. Shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mprehin vigjilencën ehde për ditë të djelë sepse e djela mesa duket është dita që qeveria Berisha ka zgjedhur për kafshimet. Të demaskojmë synimin e fshehtë dhe të vërtetë të kryeministrit tonë për shkapjen e pushtetit dhe rivendosja e regjimit të demokracive të viteve ’90. të ndruar kpolegë deputetë nuk duhet ndonjë fantazi
e madhe për të përfytyruar se cili do të jetë rezultati i fundit i sulmit kundër institucionit dhe përsonit Prokurorit të Përgjithshëm dhe kundër institucioneve të pavarura. Premierën e kësaj shfaqeje e kemi parë vite më parë kur i njëjti kryeministër dhe president i plotfuqishëm flakte tej prokurorin e përgjithshëm për ta zëvendësuar me një fanatik partiak dhe kur kryetari i gjykatës së lartë e kishte humbur besimn dhe favoret e presidentit u urdhërua të linte detyrën e tij rrethuar edhe nën kërcënimin politik. Mes virtyteve të shumta ne shqiptarët i njohim vetes sonë edhe një ves atë të kujtesës së shkurtër dhe histori të tilla me Prokurorë dhe gjykatës është mirë t’ia kujtojmë vetes dhe njëri-tjetrit dhe t’ia kujtojmë sidomos një qeverie pa kujtesë siç është kjo e jona që në menaxhimin e pushtetit nuk udhëhiqet nga arsyeja por nga instikti. Pikërisht goditja e gjyqësorit në vitet ’93-’95 i hoqi aureolën demokratike qeverisë së parë të Partisë Demokratike e cila për këtë shkak i kompromentoi marëdhëniet e veta dhe për fat të keq edhe Shqipërisë me partnerët perëndimorë dhe e futi vendin në izolimin e dytë të madh të historisë së tij moderne prandaj lipset që këto histori me prokurorë e gjyqëtarë siç është edhe kjo që ne jemi mbledhur sot ju zotërinj të maxhorancës ti merrni tepër seriozisht.       

0x323030362d30352d3032 FJALIME 13:14)”