Fjala e Kryetarit te LSI-se Z.Ilir Meta

Fjala e Kryetarit te LSI-se Z.Ilir Meta

Fjala e Kryetarit te LSI-se Z.Ilir Meta Sekretarit te Pergjithshem Z.Petrit Vasili Sekretarit Nderkombetar Z.Edmond Haxhinasto dhe Kryetares se LRI-se Znj.Erisa Xhixho ne mbledhjen e KDK-se Fjala e Kryetarit të Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar

Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar në këtë mbledhje e cila përkon edhe me fundin e këtij viti kalendarik por edhe politik2005 dëshiroj që t’ju falenderoj juve dhe nëpërmjet jush të gjithë anëtarët simpatizantët dhe të gjithë votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim për kontributin e shkëlqyer që kanë dhënë për afirmimin e kësaj Lëvizje si një shpresë e madhe për ta ndarë Shqipërinë nga pazarpolitika ku e kanë futur dhe kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht dy forcat e vjetra politike PD dhe PS. Për ta ndarë nga ajo politikë e vjetër e cila nuk prodhon as reforma as stabilitet as institucione që funksionojnë dhe as shërbime më të mira për shqiptarët. E cila nuk jep shpresë për rininë e këtij vendi dhe sigurisht që në vend që të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë është bërë një pengesë sistematike e kësaj aspirate të të gjithë shqiptarëve.

Po kështu jemi në prag të një viti të ri i cili besoj se është një vit shumë i rëndëishëm jo vetëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim por mendoj se është një vit shumë i rëndëishëm për të gjithë shqiptarët dhe për vendin tonë. Ndaj me këtë rast unë do të konsideroja si tre sfidat tona më të rëndësishme për vitin 2006 në rradhë të parë kontributin tonë në veçanti ashtu si edhe të gjithë politikës shqiptare për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pasi besoj se viti 2006 mund të quhet pa frikë edhe viti i Kosovës në planin ndërkombëtar si një vit shprese për të zgjidhur një çështje e cila është kthyer në një domosdoshmëri për të garantuar stabilitetin dhe integrimin e shpejtë europian jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë rajonin tonë. LSI do të jetë shumë aktive në drejtim të nxitjes së opinionit publik ndërkombëtar për ta konfirmuar pa vonesa dhe ngurrime pavarësinë e Kosovës si mënyra më e mirë për të stabilizuar rajonin tonë dhe për ti hapur dritën jeshile të gjithë Ballkanit perëndimor i cili ka mbetur peng i kësaj çështje në drejtim të Bashkimit Europian.

Së dyti besoj se viti 2006 dhe uroj bashkë me ju të jetë viti i nënshkrimit më së fundi të marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E dëshirojmë dhe do të kontribuojmë për këtë çështje kaq të rëndësishme e cila ka të bëjë me të ardhmen e vendit e cila ka të bëjë me të ardhmen dhe perspektivën e jetës së qytetarëve shqiptarë çështje që sikurse e dimë për fat të keq në vitet e fundit është bllokuar në mënyrë sistematike nga politika e vjetër dhe nga keqqeverisja.

Çështja e nënshkrimit të stabilizim-asoocimit pra të kësaj marrëveshjeje kaq të rëndësishme midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është një çështje që nuk i takon një qeverie apo një mazhorance por është një çështje që na takon të gjithëve. Ndaj edhe si LSI ne e kemi jo vetëm një çështje parësore por e konsiderojmë si një prioritet madhor të Lëvizjes sonë por edhe i ftojmë të gjithë politikanët në mazhorancë apo në opozitë që të mos vonojnë më nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Besoj se të gjithë i keni ndjekur reagimet tërësisht absurde të politikanëve edhe nga PD-ja edhe nga PS-ja pas reagimit të Komisionit Europian se tashmë ekziston mundësia që në rast se Shqipëria do të ecë në rrugën e reformave në pranverën e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja për në Europë përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike bënë një garë televizive se kujt i takonin meritat për këtë nënshkrim që pritet të ndodhë në lidhje me marrëveshjen në fjalë. E konsideroj tërësisht absurde edhe grotekse edhe komike këtë garë televizive pasi nuk mund të ketë asnjë meritë as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit nëse ajo ndodh dhe ne do të punojmë që të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Por këto dy forca politike vetëm kanë përgjegjësi pse e kanë vonuar Shqipërinë të paktën për 2-3 vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Mbledhja e sotme e cila përsa i takon rendit të ditës synon të miratojë proçedurat lidhur me zgjedhjen e forumve vendore të LSI-së mbështetur në strukturën aktuale të pushtetit vendor pra në bazë komunash dhe bashkish. Gjithashtu kjo mbledhje synon për të nisur një proçes riorganizues në disa degë në disa rrethe ku janë vërejtur mangësi serioze në organizimin e LSI-së ku kanë munguar ato vlera që në përgjithësi LSI-ja ka treguar me aktivitetin e saj me performancën e saj në nivel kombëtar. Kjo është një përpjekje serioze për të vënë në lëvizje të gjithë anëtarsinë tonë për të zgjedhur njerëzit më cilësorë më përfaqësues më aktive më të vendosur dhe më me vizion. Por gjithashtu për të përgatitur njëkohësisht LSI-në për zgjedhjet e ardhshme vendore që unë do ta konsideroja së bashku edhe me reformën zgjedhore sepse nuk mund t’i ndajmë nga njëra tjetra si sfidën tonë të tretë më të rëndësishme dhe më të madhe për vitin e ardhshëm.
 
Besoj se aktiviteti i këtyre muajve pas zgjedhjeve të 3 Korrikut ka treguar qartë se pavarësisht nga Megadushku i iniciuar nga PS dhe PD pavarësisht nga problemet serioze që ka legjitimiteti i këtij parlamenti përballë qytetarëve shqiptarë dhe përballë gjithë votuesve Lëvizja Socialiste për Integrim e ka fuqizuar legjitimitetin dhe kredibilitetin e saj duke qenë një forcë tepër aktive dhe e kudondodhur në drejtim të iniciativa që ajo ka marrë apo të qëndrimeve dhe reagimeve për çdo çështje të rën
dësishme që ka shfaqur. Unë do të vlerësoja si iniciativën më të rëndësishme atë lidhur me Reformën Zgjedhore takimin që ne kemi bërë me Presidentin e Republikës. Platforma që ne i kemi paraqitur atij por edhe të gjithë forcave politike u ndoq  më pas edhe nga raporti mjaft evident i OSBE-së ODIHR-it por edhe nga vetë iniciativa e presidentit Moisiu për të iniciuar më në fund një Reformë Zgjedhore larg frymës së vjetër dhe të dështuar të bipartizanit por duke krijuar një komision parlamentar me përfaqësim të të gjithë forcave politike parlamentare për të bërë një Reformë Zgjedhore të ndershme dhe që ti shërbejë stabilitetit dhe legjitimitetit të institucioneve. Për ne Reforma Zgjedhore nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Për ne reforma zgjedhore dhe zgjedhjet janë ose të ndershme ose të pandershme. Ndaj këtë çështje do të vazhdojmë ta ndjekim ne menyre të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Dua të shpreh kënaqësinë edhe për një letër që kam marrë nga Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin zoti Oli Rehn i cili bën të qartë përsëri edhe pas takimit tonë të Tiranës për angazhimin e Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian për të zhvilluar në vend një reformë elektorale e cila të përmbushë ato detyrime që vijnë nga kritikat dhe denoncimet që bënë raporti i OSBE-së ODIHR-it për zgjedhjet e 3 Korrikut dhe sidomos për fenomenin e Dushkut Njëkohësisht besoj se gjatë kësaj kohe LSI edhe në parlament por edhe jashtë tij në tryeza në biseda me përfaqësues të ndryshëm të grupeve të interesit me partnerët socialë me specialistë nga më të mirët në fusha të caktuara sidomos të energjitikës gjatë periudhës së pikut të kësaj krize apo të bujqësisë