14 Feb Fjala e Deputetit te LSI
” Fjala e Deputetit te LSI Dritan Prifti per buxhetin faktik 2005 mbajtur sot ne Kuvend Diskutimi i buxhetit faktit te nje viti me pare eshte nje rast i mire per te mbajtur nje qendrim politik per punen e qeverise qe ka zbatuar ate buxhet ashtu sic ky moment mund te perdoret per te reflektuar teknikisht mbi politikat buxhetore dhe ekonomike te ndjekura ne zbatim te buxhetit.
Ne rastin e buxhetit faktik 2005 eshte e vershtire te ndeahet pergjegjesia politike sepse 6 muaj kemi pasur qeveri te majte dhe 6 muaj te tjere nje qeveri te djathte. Eshte e veshtire te ndahen objektivisht meritat dhe dobesite mes 2 kampeve te politikes ashtu sic eshte e sigurte qe performanca do te ishte me e mire dhe me korrekte sikur ky vit te mos ishte vit zgjedhor dhe nje vit me nje krize te rende energjitike.
Meqe ndarja e meritave dhe dobesive mes PS dhe PD per vitin buxhetor 2005 eshte veshtire te behet atehere une do te perqendrohem ne nje analize teknike faktesh dhe tendencash ekonomike qe jane vene re dhe gjate vitit 2005.
Administrata jone fiskale ka krijuar tashme nje tradite disa vjecare qe te ardhurat i realizon rreth 97 deri 99% dhe shpenzimet rreth 93 deri 96%. Per vitin 2005 te ardhurat u realizuar ne 99% te planit dhe shpenzimet 93.4% te tij. Eshte e cuditshme se pavaresisht se sa rriten parashikimet e te ardhurave nga viti ne vit perseri realizimi mbete 1 ose 2% me pak se parashikimi. Duket se administrate fiskale eshte mesuar te punoj afer objektivave por pa i arritur ato asnjehere plotesisht. Objektivat sasior te mbledhjes se te ardhurave duket se jane orientim i forte per administraten fiskale. Mbase ne vitet buxhetor ne vazhdim mund te ishte nje eksperiment i dobishem te rrisnim parashikimet per rritjen e te ardhurave buxhetore mbi nivelet e shumatores se rritjes ekonomike dhe inflacionit. Nese ne cdo vit buxhetor te ardhurat rriten sa GDP (6%) plus Inflacionin (3-4%) mund te ishte me realiste qe pervec rritjes ekonomike dhe inflacionit te parashikonim rrirtje te ardharash edhe nga mireadministrimi fiskal dhe goditja e kontrabandes dhe evazionit.
Per buxhetin e vitit 2007 qeveria duhet te kete parasysh te rrise te ardhurat minimalisht 15% me shume se viti 2006 per te treguar keshtu vullnetin politik per te goditur evazionin dhe kontrabanden per te cilen ka kritikuar qeverite e meparshme socialiste. Ne kete menyre administrate do te vihej ne pozita me te forta pune dhe do te provonim rishtas se vullneti politik mund te motivoj per rezultate me te mira administraten fiskale. Cdo nivel i rrirtjes se te ardhurave buxhetore per 2007 ne pak se 15% do te ishte i papranueshem per opoziten.
Shifrat e buxhetit faktik 2005 duhet te sherbejne si analize pune per qeverine ne te ardhmen. Eshtee papranueshme qe dhe ne vitin 2005 nuk jane arritur treguesit pozitiv te viteve 2002-2001 kur qeverine e drejtonte Z. Meta. Nese ne 2001 te ardhurat buxhetore si perqindje e GDP ishin 24.7% ne 2005 ato ishin 24.4%. Duket se fushat kryesore ku duhet permiresuar puna per mbledhjen e te ardhurave jane Tatimi mbi Vleren e Shtuar ku plani u realizua 82% dhe Akciza 86.5% . Nuk eshte e pranueshme qe nga gjithe shitjet e tatueshme gjate viti 2005 eshte paguar veten 4% TVSH. Ky Parlament ka vendosur qe niveli TVSH te jete 20%. Duket qe evazioni vetem ne nje takes eshte 5 here me i larte se niveli i arketuar. Situata duket shume me e zymte nese kemi parasysh se detyrimet debitore per vitin 2005 jane sa 42% e totalit te te ardhurave. Pra pavaresisht se mbledhin vetem 1/5 e asaj qe duhet qeverise i kane borxhe dhe 42% te 1/5 qe mblidhet. Kjo situate kerkon veprime te menjehershme per persosjen e veprimeve te administaretes fiskale dhe kontrolleve te tyre. Duhet te marrin fund trajtimet preferenciale te subjekteve. Te marrin fund bilancet disa-vjecar me humbje. Duhet informatizuar dhe lidhur ne rrjet online ne administraten fiskale cdo pike shitje ne vend dhe duhet persosur kontrolli.
Edhe ne fushen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore duhet punuar me fort sepse shifrat denoncojne. Nga 188000 te punesuar ne vjelim sigurime shoqerore vetem nga 69% e tyre. Raporti kontribues – perfitues ne 1.3 me 1 eshte nje permiresim nga vitet me parepor nuk eshte i kenaqshem kur 1/3 e te punesuarve nuk paguajne detyrimet dhe kur ata qe kontribojne paguajne vetem mbi bazen e pages minimale dhe jo mbi pagat e verteta.
Kur analizojme shpenzimet buxhetore gjendja duket akoma me problematike. Politikat e shpenzimeve buxhetore jane nje nga instrumentet me te rendesishem ne duart e qeverise per te ndikuar politikat ekonomike dhe standartin e jeteses ne vend. Nese shpenzimet operative realizohen 100% shpenzimet kapitale jane 76% ku shpenzimet nga investimet e huaja jane vetem 62%. Askush nuk mund te thote se niveli i sotem i zhvillimit te arsimit shendetesise apo infrastruktures jane te kenaqshme. Perkundrazi sot nuk kemi akoma nje shkolle te mesme apo te larte bashkekohore. Te gjithe njerezit e pasur ne Shqiperi perfshire dhe shume nga ne deputetet femijet i kemi cuar neper shkollat e botes pavaresisht se zemra na i do qe femijet ti kemi prane. Kush nga ne qe jemi ne kete salle pa dashur te permend ata shqiptare qe jane me te pasur se ne vendosin te futen ne kirirgji te pergjithshme ne spitalet tona? Askush. Kush nga ne shkon ne fshat ne dimmer dhe nuk zhytet deri ne gju ne balte? Askush. Kush nga ne ka shkuar ne fshat ne vere dhe nuk ka pare qe 70% e tokes bujqesore eshte pa punuar per shkak te mungeses se ujitjes apo kullimit. Askush.
Te gjithe pra koleg deputet jemi te ndergjegjshem se shpenzimet per investime duhet te realizohen 100% dhe jo 70% sepse nevojat jane shume te medha. Qeveria duhet te marre masa qe te rrise ndjeshem nivelin e shpenzimeve dhe disbursimeve per investime. Eshte e pafalshme qe shpenzimet ne bujqesi realizohen vetem 52% ne 2005. Para 10 vjetesh bujqesia zinte 36% te Prodhimit te Brendshem Bruto kurse ne 2005 bujqesia zbriti ne 21.9%. Edhe ne vitin buxhetor qe flasim niveli i shpenzimeve per investime eshte i ulet. Duket se qeveria e re nuk eshte treguar akoma e afte te sheroje semundjet e se kaluares. Do ta ftoja kryeministrin Berisha te analizoj tenderat e bere gjate vitit 2006. JamiI sigurt se pas kesaj analize do te gjeni se vetem 10% e tenderave te bere nga administata nuk jane anulluar per tu ribere perseri. Tenderat anullohen sepse nuk fitojne ato firma qe duan pushtetaret te fitojne dhe jo nga shkaqe te pranueshme teknike. Nese do ti analizoni keto tendera zoterinj pushtetare do te kuptoni se ku eshte niveli juaj i korrupsionit dhe do do kuptoni pse investimet zvarriten dhe nuk realizohen. Po ti analizoni keto tendera do kuptoni se copezohen fondet e investimeve per te eleminuar tenderat e hapur dhe konkurencen e lire. Do kuptoni gjithashtu se sa shume ndryshojne preventivat qe pergatiten nga ente te ndryshme per punime apo blerje mallrash te njejta. Per ti prere rrugen ketyre abuzimeve te medha por dhe zvarritjeve te medha qeveria duhet te ngreje nje agjensi kombetare te konjuktures se cmimeve ku duhet te hartohen standarte dhe botohen cmime per cdo prokurim qe duhet te bej shteti. Agjensia e Prokurimeve Publike duhet te analizoj me pergjegjesi cdo tender te anulluar dhe te godase fort abuzimet.
Nga analiza e buxhetit faktit 2005 del se kemi nevoje te permiresojme adminsitrimin dhe administraten. Por nga kjo analize ne kemi nevoje te axhustojme dhe politikat ekonomike dhe monetare per t'ju pershtatur me mire rritmeve te rritjes qe kerkon koha. Qeveria duhet qe analizoj me vemendje faktin qe sektori prodhues kontribon shume me pak se sektori i sherbimeve ne Prodhimin e Brendshem Bruto. Ne duhet te mendohemi nese duhet te mbrojme me fanatizem mbajtjen e inflacionit me kufijte 2-4 % apo duhet te lejojme nivele me te larta te tij me synim qe te kemi mundesi te rrisim kreditimi
n ne ekonomi.
Une personalisht mendoj se duhet te jemi me te guximshem kur negociojme me FMN. FMN i intereson me shume stabiliteti makro-financiar boteror kurse neve na intereson me shume Shqiperia. Ne duhet te kemi guxim te hedhim me shume kredi ne ekonomi sepse kemi nevoje per rritje me te shpejte. Ne duhet te guxojme te marrim me shume kredi nga jashte vendit sepse kushtet e tyre jane shume me te favorshme se kredite e bankave te nivelit te dyte ne vend. Fondi Monetar Nderkombetar i lejon Shqiperise te marre vetem 100 milion USD kredi tregtare ne vit. Kjo nuk duhet te jete e pranueshme dhe qeveria duhet ushtroj sovranitet dhe partneritet ne te mire te vendit. Sot mund te sigurihen kredi me 3-4% interes nga jashte vendit kur kredite brenda vendit jane 7-8% interes vjetor. Nese qeveria do jete e afte te argumentoj leverdishmerine ekonomike te projekteve qe duhen financuar nga jashte une mendoj se FMN mund te bindet per te lejuar keto kreditime. Ne gjithe eksperiencen time ne qeverisje ne asnje rast nuk kam pare qe misionii FMN mos te bindet kur argumentat ekonomik te pales shqiptare kane qene te shendoshe. Ne te shumten e rasteve eshte paaftesia jone per te argumentuar avantazhet ajo qe pengon marreveshjet ne favor te vendit.
A ka analizuar ndonjehere Qeveria apo Banka e Shqiperise qe mbivleresimi i vazhdueshem i lekut demton rende bilancin tregtar? Mbicmimi i lekut i shtrenjton eksportet tona dhe dekurajon ato. Mbicmimi i lekut dekurajon rimekembjen e bujqesise tone duke rritur konkurueshmerine e mallrave te importit.
A e ka menduar ndonjehere qeveria se ligji aktual i shoqerive tregtare ligji i koncesioneve apo ligji i prokurimeve duhet te ndryshojne urgjentisht sepse po behen pendese serioze ne zhvillimin e vendit? Une mendoj se qeveria po tregohet e paafte te veproj shpejt. Levizja Socialiste per Integrim solli nje ligj ne parlament per nxitjen e investimeve private ne sektorin elektroenergjitik. Megjithese te gjitha komisionet parlamentare ashtu si dhe séance plenare e gjykoj shume te mire ligjin xhelozia e qeverise per tab ere kete ligj vete ka sjell qe akoma dhe sot pas 1 viti ky ligj te mos kete kaluar ne parlament.
Ne si opozite deshirojme qe mesimet dhe pesimet e buxhetit faktik 2005 qeveria ti perdore si elemente per te permiresuar punen e saj. Nese kjo nuk ndodh diskutimi i sotem eshte i panevojshem. Buxheti 2007 qe do te vij se shpejti ne Parlament duhet te perbej nje shkeputje perfundimatre nga tranzicioni dhe nje hop te vertete cilesor ne politikat e ndjekura nga qeveria. Te shpresojme qe kryeministri dhe qeveria e tij te kete mbajtur shenim dhe mesuar dicka nga 2005.
0x323030362d31302d3035 FJALIME 14:7)”