17 Feb Dritëro Agolli përshëndet punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së
” Dritëro Agolli përshëndet punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së
“Të dashur miq dhe delegatë të Konventës së LSI-së! I dashur Ilir kryetar i LSI-së. Në këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm për partinë tuaj por dhe për vendin e shqiponjave të dobësuara unë mund t’ju isha drejtuar edhe me fjalën “të dashur shokë”. Por meqë fjala shokë e përdorur nga rilindësit dhe parademokratikasit ka marrë kuptim klasor përdora të dashur miq. Duke shkruar këto radhë të kësaj përshëndetjeje m'u kujtua një poezi e Naim Frashërit me të cilën shpreh për herë të parë një zemërim apo revoltë ndaj shqiptarëve të ndarë nga njëri-tjetri. Dhe në mënyrë metaforike ai shkruan duke përdorur fjalën “shokë”: Ejani këtu o shokë mblidhuni kokë më kokë. Them unë ja si te kjo Konventa juaj kokë më kokë. A ka ndonjë kuptim klasor fjala shokë? Pse kujtojmë ne që Naimi nuk mund t'i vinte fjalën “Zotëri” në vend të “Shokë” dhe të shprehej “ejani këtu zotërinj”. Plaku është një qenie e veçantë dëshiron të flasë gjatë ose të heshtë gjatë.
Dhe unë bëra një hyrje të gjatë por mendoj se mikrobi i shumëfjalësisë më ka infektuar nga ata që kanë një çerek shekulli që në fjalimet e tyre bëjnë të njëjtën hyrje ose arrogante ose mendjemadhe. Francezët thonë: “ekstremet puqen” domethënë arroganca të shpie në mendjemadhësi dhe mendjemadhësia në arrogancë. Ju të dashur delegatë mbrohuni nga këto dy vese që gjymtojnë kulturën e demokracisë. Sharjet thashethemet shpifjet ndërhyrjet në jetën intime kërcënimet për burgosje madje edhe për vrasje që bëhen në parlament dhe që duartrokiten ose dhëmbëzbardhësohen janë pisha të ndezura që i vënë flakën shoqërisë dhe nuk janë qirinj të ndezur për qetësi dhe paqe. Por unë besoj se kjo Konventë apo shqip Kuvend të kulturuarish dhe të maturish do të marrë vendime apo nisma për ta shuar këtë pishë antikulture pasi nuk duam që ajo të përhapet në shoqëri.
Ne jemi krenarë se sivjet po festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë e ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali. Kur them ne them për të gjithë shqiptarët dhe gjitha partitë shoqatat apo grupet e njerëzve. Por dua të them se flamurin në Vlorë nuk e ngriti asnjë parti. Në atë kohë në botë ishin edhe partitë demokratike edhe komuniste. Sot festimet i kanë marrë përsipër vetëm disa njerëz dhe meqë kanë mall për Mbretin mendojnë se Ahmet Zogu është ai që bëri shtetin dhe bëri sakrificën që iku nga Shqipëria më 1939-n me pushtimin fashist. Në këtë 100-vjetor të ngritjes së flamurit në Vlorë i bëhen lavde Ahmet Zogut sikur ai ka ngritur flamurin në Vlorë dhe Ismail Qemali ishte një vjedhës emrash. Kështu thonë ata të quajturit çmitizues apo antiheronj imitues të periudhës së parë të revolucionit francez. Do të kthehem tek Naim Frashëri: “Ejani këtu o shokë mblidhuni kokë më kokë”. Dhe unë do të ju them: Rrofshi nuk do të ju them ju bekoftë Zoti pasi Zotin ne e kemi bërë nëpunës me rrogë. Ju përqafoj Dritëroi!
0x323031322d31302d3239 AKTIVITETE _MG_1794.JPG 11:1)”