Dhjetë parti parlamentare kërkojnë ndryshimin në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe ligjin për financimin e partive

Dhjetë parti parlamentare kërkojnë ndryshimin në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe ligjin për financimin e partive

Dhjetë parti parlamentare kërkojnë ndryshimin në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe ligjin për financimin e partive Dhjetë parti parlamentare gjatë një takim të zhvilluar sot kanë propozuar një formulë të re për Reformën Zgjedhore dhe për ligjin për financimin e partive politike.
Gjatë një tryeze përfaqesues të këtyre partive parlamentare kanë kundërshtuar edhe një herë ligjin për financimin e partive politike. Ata kanë hedhur idenë që 70 për qind e fondeve për Kuvendin t’i shpërndahen partive parlamentare në bazë të vendeve që kanë në kuvend 20 për qind të fondeve t’i shkojë partive që kanë marrë vende nga proporcionali dhe 10 për qind e fondeve që mbeten të shpërndahen sipas formulës për grupet parlamentare në kuvend.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Reformën Zgjedhore ku u hodh një propozim që partitë PS dhe PD të përfaqësoheshin në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore nga 5 anëtarë dhe jo nga 6 si kanë shprehur vetë dëshirën.
Në këtë kontekst përfaqësuesit e partive argumentuan se vetëm në këtë mënyrë nuk ekziston parimi i vetos nga partitë e mëdha ndërkohë partitë e tjera të vogla parlamentare të përfaqësohen me nga një një anëtar.
 
 
Propozimi i LSI-së
 
 
Çështjet që lidhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore
 
 
1.Eleminimi i mënyrës së votimit që stimulon Dushkun
 
2.Përgatitja e listave të zgjedhësve
 
3.Pjesëmarrja në komisionin Zgjedhor të të gjithë partive parlamentare
 
4.Të bëhen kartat e idetitetit ose dokument i posaçëm për zgjedhjet
 
5.Vendimarrje në Komision me pakicë blokuese (5parti)
 
 
 
 
 
 
Fjale e plotë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta gjatë takimit të partive sot:
 
 
“Dua të shpreh pozicionin e Lëvijes Socialiste për Integrim për të dyja këto çështje të rëndësishme. Pozicioni i LSI-së është plotësisht i qartë se kemi të bëjmë me një marrëveshje flagrante midis PD dhe PS për uzurpimin e demokracisë në Shqipëri. Nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje numrash dhe raportesh për vendimmarrjet e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe as thjesht me zhvendosje të padrejta të fondeve në favor të partive të vjetra PD dhe PS por kemi të bëjmë me një marrëveshje flagrante dhe të hapur midis PS dhe PD për të uzurpuar demokracinë jetën politike dhe institucionet në vendin tonë. Këto dy parti janë më të vogla se asnjëherë më parë pavarësisht nga skemat e pandershme të përdorura edhe në zgjedhjet e 3 Korrikut për të mbijetuar si dy forca kryesore të Parlamentit.
Mjaftojnë të shohim që për herë të parë në qeverisjen e vendit nuk ka më ndonjë forcë politike e cila kontrollon shumicën në parlament pra tregohet qartë që për herë të parë ka një zbehje të rolit përcaktues të një partie të vetme në qeverisjen e vendit. Mjaftojmë të shikojmë që edhe spektri opozitar është shumë më i gjerë se sa roli i një partie të vetme siç është edhe ajo e Partisë Socialiste sot. Pra kemi një tregues sot shumë të qartë se roli i tyre në raportet politike dhe demokratike në vend vjen duke rënë. Atëherë e vetmja shpresë i vetmi mekanizëm për to për të fituar dhe për të bllokuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe të frymëmarrjes së re demokratike që vendi dhe shoqëria jonë tenton duke zgjedhur mekanizma të tillë mendoj se nuk është problemi se dëmtojnë partitë e tjera por këto zgjedhje dëmtojnë demokracinë dëmtojnë përfaqësimin demokratik të qytetarëve shqiptarë. Këto zgjedhje injorojnë votën dhe vullnetin e tyre politik dhe njëkohësisht në vend të një pjesëmarrje aktive të qytetarëve në votime në gjithë procesin demokratik të vendit tentojnë të sjellin një zhgënjim dhe një pjesëmarrje më të pakët ç’ka do të dëmtojë realisht demokracinë dhe institucionet në këtë vend.
 
Për çështjen e Reformës Zgjedhore qëndrimi i LSI-së ka qënë dhe mbetet konseguent; asnjë lloj vetoje në këtë proces nuk mund të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Vetë mënyra se si këto dy forca politike kanë konceptuar ndërtimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore është vetë në kundërshtim edhe me frymën që kërkon raporti i OSBE/ODIHR që të kemi një përvojë të re larg përvojës të shëmtuar të komisioneve të bipartizanit që prodhoi proceset e mëparshmë zgjedhore. Nuk mund të marrin ato parti të drejtën që të kenë nga 6 përfaqësues secila ku raportet në parlament nuk janë më të tilla dhe nuk ka më reforma zgjedhore me karakter dhe dimension aritmetik. Këtu bëhet fjlë për të bërë një reformë të ndershme ose të pandershme bëhet fjalë për të vendosur integritetin e institucioneve ose për të thelluar më tej vetë kufizimin e tyre që për fat të keq ka ndodhur në zgjedhjet e fundit. Dhe për këtë duhet vullnet politik për të duhet konsensus dhe argumenta. Për këtë arsye nuk duhet që asnjë forcë politike të ketë të drejtën e vetos në këtë proces. Këto veprime tregojnë qartë se këto dy forca politike në vend që të reflektojnë për shkeljen e rregullave që kanë bërë më 3 Korrik dhe në vend që të marrin përgjegjësi dhe të paguajnë faturën për atë denatyrim të votës së shqiptarëve përkundrazi thellojnë edhe më tej këtë denatyrim të procesit të integrimit të vendit. Forca që unë përfaqësoj nuk i ka asnjë votë detyrim as PD dhe as PS dhe askujt tjetër ndaj edhe e konsideron tërsisht të papranueshme ndryshimin e ligjeve dhe të rregullave të lojës pasi loja ka përfunduar më 3 Korrik. Por edhe pretendimi i tyre që forca të ndryshme kanë përfituar për shkak të lojës që ata bërë me denatyrimin e votës së shqiptarëve nuk qëndron pasi ajo ka qenë një përgjegjësi e tyre se askush si ka dety
ruar që të bëjnë një manovër të tillë të pandershme dhe të largohen nga përgjegjësia dhe fatura përkatëse në rradhë të parë politike dhe morale dhe në rastin tjetër edhe financiare.
Me këtë nisëm ne konfiromojmë se edhe në të ardhmen ne do të ndeshemi jo thjesht forca politike që ne përfaqësojmë por shoqëria shqiptare e cila kërkon një frymarrje politike e cila nuk e gjen veten e saj të përfaqësuar në këtë parlament dhe më këtë sistem politik dypartiak të korruptuar të coptuar sepse nuk i përgjigjen vullnetit dhe përcaktimit real të shoqërisë shqiptare. Ndaj mendoj se mesazhi do të dalë përtej këtij komunikimi partiak. Pra duhet ti drejtohemi edhe shoqërisë edhe komunitetit ndërkombëtar pasi një nga kriteret kryesore për integrimin evropian janë zgjedhjet është demokracia dhe këtu kurrsesi ne nuk mund të pretendojmë që e kemi realizuar këtë standart por përkundrazi sot jemi më larg se edhe përpara 3 Korrikut sepse duket qartë se këto dy forca politike nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për atë deformim të procesit zgjedhor por përkundrazi vazhdojnë të përshkallëzojnë edhe më tej ato pasoja të deformimit të votës.
 
 
 
Sabit Brokaj Nënkryetar LSI
 
Propozoi se kur të paraqitet fillimi i komisionit zgjedhor të kishte një vëzhgues nga Presidenca në respekt të nismës së tij për krijimin e tavolinës së partive dhe të preukopacionit që ka për ta ndjekur procesin deri në fund duke na sygjeruar edhe alternativa të tjera për pengesat që do ndeshim gjatë rrugës së reformës.
 
 
 
Nard Ndoka PDr
 
Nuk kërkojmë privilegje përsa i përket ligjit dhe financimit të partive politike dhe për atë të reformës zgjedhore por duam të këmi një frymë mirëkuptimi dhe konsensuale lidhur më këtë dy çështje të rëndësishme. Nuk jemi darkort që në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore të kene nga 5 anëtarë dy partitë e mëdha por them se këtu jemi për një konsensus të përbashkët dhe starti i partive duhet të jetë i njejte dhe jo i diferencuar.
 
 
 
Neritan Ceka PAD
 
Është koha për të qenë gjithmonë të bashkuar për të kërkuar ato të drejta të fituara. Suksesi jonë varet nga qëndrueshmëria e kësaj tryeze të centralizuar tashmë sepse po të kemi ndërmjetësimin e partive të tjera këtu ne do pakësohemi dhe mungesës të Partisë Republikane do i shtohen edhe të tjerat.
 
 
Nikollë Lesi PDK
 
I bëj thirrje lidershipit të PD-së dhe Kryeministrit të vendit që po mos reflektojë lidhur me ndihmesën e partive të djathta kryesisht Partia Demokratike e Re dhe Partia Demokristiane do të votojnë kundër projektligjeve të PD në parlament.   0x323030362d30312d3238 14:37)