Deklrate per shtyp Mbajtur nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse politike për Drejtësinë dhe Ceshtjet e Brëndëshme

Deklrate per shtyp Mbajtur nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse politike për Drejtësinë dhe Ceshtjet e Brëndëshme

” Deklrate per shtyp Mbajtur nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse politike për Drejtësinë dhe Ceshtjet e Brëndëshme Lëvizja Socialiste për Integrim demaskon përpjekjen e fundit të Kryeministrit Sali Berisha i cili synon të zhveshë nga kompetencat institucione Kushtetuese si Presidentin e Republikës dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në të njëjtën kohë këto kompetenca ia njeh vetvetes duke realizuar ëndërën e kahershme të Kryeministrit Berisha për të rrethuar me presion një numër institucionesh të pavarura kushtetuese të cilat janë lojtarë të rëndësishëm të pushtetit gjyqësor si Presidentin e Republikës KLD-në Prokurorinë e Përgjithshme etj. duke kërkuar të minimizojë rolin e tyre.

Ndërhyrja më e rrezikshme është bërë në nenin 14 të projektligjit. Aty ku sugjerohej se "kryetarët e gjykatave të Faktit e të Apelit emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të KLD-së" nëpërmjet këtij P/ligji institucionalizohet që "kryetarët e gjykatave të Faktit e të Apelit emërohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të Ministrit të Drejtësisë"

Në projekt/ligjin e dërguar në Kuvend anashkalohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë ose në disa raste roli i tij reduktohet në këshillues ose thjesht “dhënës mendimi”
Rol kryesor në shumë procedura i jepet Ministrit të Drejtësisë (ekzekutivit) i cili propozon dhe Presidenti i Republikës dekreton këto propozime.

U vërtetua edhe një herë se qëllimi kryesor i kësaj maxhorance nuk është shëndoshja e gjendjes së institucioneve kushtetuese por marrja nën kontroll e tyre.

Parë me një sy analitik dhe krahasues ky P/Ligj bie ndesh si me Kushtetutën edhe me akte të tjera nën ligjore. Kushtetuta garanton ndarjen dhe pavarsinë e pushteteve ndërkohë që me këtë projekt ligj ekzekutivi cënon rëndë këtë pavarsi.

Shkurtimisht: ky P/ligj me 45 nene kërkon të shfuqizojë 3 ligjet bazë të Sistemit të Drejtësisë Shqiptare si Ligjin e mëparshëm për organizimin e pushtetit gjyqësor ligjin për orga e Shkollës së Magjistraturës si dhe ligjin për funksionimin e KLD-së.

Rast tjetër flagrant i shkeljes së të drejtave institucionale është fakti që nuk është kërkuar për tu marrë mendimi i KLD lidhur me këtë P/ligj rast i denoncuar nga vetë ky Institucion.

Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje mbarë opinionit publik ekspertëve ligjorë shoqërisë civile medias së shkruar dhe elektronike që të reagojnë kundrejt këtij cënimi të pavarsisë së Institucioneve Kushtetuese.
LSI garanton edhe një herë impenjimin e saj politik për të demaskuar cdo inisiativë që cënon shtetin e së drejtës dhe institucionet kushtetuese që dëmton arritjen e standarteve europiane dhe mbi të gjitha që rrezikon rëndë demokracinë në vend.   

0x323030362d31302d3131 14:40)”