14 Feb Deklarate per shtyp per gjendjen e sportit ne Shqiperi.
” Deklarate per shtyp per gjendjen e sportit ne Shqiperi. Deklaratë : VIRON BEZHANI
Anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI Mjeshtër i Merituar i Sportit
Tiranë: 25/11/2006
LSI e konsideron sportin si një fushë të rëndësishme të aktivitetit shoqëror që nuk ka vetëm vlera të mirëfillta sportive e argëtuese por që ka një ndikim të madh edhe në planin edukativ shëndetësor ekonomik e politik. Për këtë arësye zhvillimi i sportit puna e institucioneve sportive shtetërore dhe e organizatave sportive kombëtare është në vëmendjen tonë të vazhdueshme.
Në analizën që i bëjmë zhvillimit të sportit nën qeverisjen aktuale konstatojmë me keqardhje që sporti po vuan një mungesë totale vëmendje nga ana e shtetit një paaftësi të dukshme për të përcaktuar dhe zgjidhur hallet më të mëdha që ka sporti shqiptar. Për pasojë sporti është aktualisht në një gjëndje kolapsi dhe po të vazhdojë kështu pasojat do të jenë të vështira për tu riparuar.
Problem tjetër shumë shqetësues është zvogëlimi drastik i financimit shtetëror për sportin. Në krahasim me vitin 2005 në vitin 2006 sporti ka patur një financim 40% më të vogël ku fondet buxhetore janë pakësuar ndjeshëm. Pakësimi i këtyre fondeve që edhe më përpara ishin të pamjaftueshme si dhe mungesa e transparencës në shpërndarjen e tyre ka shkaktuar mosrealizimin e projekteve për sportistët cilësor të cilët edhe në rastet kur kanë arritur rezultate të larta sportive nuk kanë mundur të shpërblehen në një kohë që përfaqësimi i vendit tonë në veprimtari ndërkombëtare ka tashmë peshën e vet të rëndësishme. Pakësimi i fondeve ka sjellë mosfinancimin e sportit për fëmijët duke i hequr sportit ndikimin e tij pozitiv shëndetësor e argëtues në moshat që kanë më tepër nevojë për të. Për të gjitha këto arësye ne propozojmë dhe kërkojmë që për vitin e ardhshëm të dyfishohet buxheti për sportin në Shqipëri
LSI e ka të qartë që forcat politike që janë në pushtet janë të paafta që të paraqesin dhe realizojnë një program serioz për zhvillimin e sportit. LSI ka mundësitë dhe energjitë për të realizuar një zhvillim intensiv të sportit duke nxitur zhvillimin e tij edhe nëpërmjet rritjes së kompetencave të pushtetit lokal ku përfaqësuesit e saj që do të zgjidhen do të kenë një përkujdesje të shumëfishuar për terrenet sportive aktiviteteve sportive nxitjen dhe përkrahjen e të rinjve dhe talenteve që merren me sport.
Gjatë vitit 2006 kanë rënë në mënyrë drastike të ardhurat nga llotaritë sportive. Në vend që llotaritë sportive të financojnë sportin në Shqipëri ndodh e kundërta. Sporti shfrytëzohet për të nxjerrë fitime dhe nuk përfiton asgjë. Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë për të menaxhuar më mirë përfitimet nga llotaritë sportive.
Ne mendojmë se me sportin është luajtur ping-pong gjithmonë por tani ka ardhur koha që sporti me vlera të patjetërsueshme jetësore të trajtohet më vete sepse nuk ka gjëra që s’bëhen por që sdinë ti bëjnë.
Në këtë kuadër mendojmë se duhet ndryshuar patjetër dikasteri që sporti në Shqipëri të jetë i përfaqësuar në kabinetin qeveritar me një figurë të rëndësishme ndryshe nga ajo që figuron tani i thjeshtëzuar në drejtori. Arësyet që duhet të ndryshojnë janë:
1-Nevoja për një ekonomi më të mirë
2-Rritja e frekuencës së veprimatrisë
3-Autonomia në vendimarrje dhe ajo financiare
Për specifikën që ka komuniteti i sportit duhet ti zgjedhë vetë njerëzit e tij pasi dihet që sporti drejtohet nga politikanë që nuk janë marrë me sport nuk i dhimbset sporti por mbi të gjitha nuk dinë ta drejtojnë atë.
Vetëm sporti autonom mund të konsiderohet i besueshëm dhe mund të përbëjë një pikë të pranueshme referimi. Autonomia është një vlerë një aspiratë një ideal i përbashkët që pretendohet nga të gjitha subjektet brenda lëvizjes pa dallim. Kushdo duhet të ketë të qartë që funksionon një trekëndësh Federatë-Shtet-Federatë Ndërkombëtare i cili ka rregullat e veta dhe kur kemi të bëjmë me Federatat Ndërkombëtare çdo cënim i autonomisë është absolutisht I ndjeshëm dhe dëmton integritetin e shtetit.
Gjithashtu konstatojmë me shqetësim se po shtohen rastet e dhunës në ndeshjet e futbollit dhe nuk ka asnjë veprim institucional që të parandalojë dhe eleminojë këtë dhunë. Përkundrazi dhunuesi më i madh I futbollit në Shqipëri në mënyrë paradoksale është bërë shteti institucionet shtetërore të cilat deklarojnë një luftë të hapur ndaj federatës sportive duke krijuar një terren të përshtatshëm për shfaqje të dhunës në të gjitha nivelet.
Detyra e shtetit është që të nxjerrë akte ligjor antidhunë para se ato të ndodhin dhe jo pasi ndodh dhuna. Ne mendojmë se duhbet të mbështetemi në Konventën Evropiane ku insitucionet realizojnë rekomandimet e Këshillit të Evropës: 2-nëpërmjet edukimit dhe promovimit të sportit 2-nëpërmjet masave në të gjitha terrenet sportive. 0x323030362d31312d3237 15:11)”