14 Feb Deklaratë për shtyp nga zëdhënësi i LSI për çështjet e buqësisë dhe ushqimit Prof.Edmond Panariti
” Deklaratë për shtyp nga zëdhënësi i LSI për çështjet e buqësisë dhe ushqimit Prof.Edmond Panariti Prof.Dr. Edmond PanaritiAnëtari Kryesisë së LSI
Bujqësia dhe ushqimi ndëshkohen rëndë nga mungesa e financimeve në projekt buxhetin e vitit 2007.
Edhe pse në vlerë absolute pretendohet të këtë një rritje të shpenzimeve prej 006% në krahasim me PBB të një viti më parë në fakt rëniet drastike të fondeve janë të pranishme thuajse në të shtatë programet mbi të cilët është ndërtuar ky projektbuxhet.
Të bën përshtypje se në financimet e parashikuara është zhdukur tërësisht përkrahja financiare apo subvencioni për mbështetjen e prodhimit bujqësor. Kjo ndodh kur akoma nuk është shuar jehona e demagogjisë së fushatës elektorale të demokratëve për naftë pa akcizë kreditim bujqesor etj. Të fshira nga skema e financimeve janë dhe subvencioni për ujrat e kullimit dhe ato për vaditje duke e lënë prodhimin bujqësor vendas në mëshirë të fatit dhe të motit. Fondet e parashikuara për këtë zë janë 22% më të ulta se realizimi për vitin 2005
Një farse e vërtetë rezulton edhe rritja e shpenzimeve në të vetmin zë të buxhetit ku pretendohet të ketë rritje: atë të sigurisë ushqimore dhe të mbrojtjes së konsumatorit. Në projekt buxhet për këtë zë parashikohet shtim i shpenzimeve kryesisht për rritje të pagave të administratës së Drejtorive të Bujqësisë dhe të Ushqimit. Kjo është një tallje e hidhur me konsumatorin shqiptar i cili shpresonte në mbrojtjen e shendetit të tij nga ushqimet e ndotura që kërcënojnë seriozisht shëndetin e tij. Për fat të keq asnjë fond shtesë për vaksinimet e blegtorisë për parandalimin e sëmundjeve infektive mesjetare si bruceloza plasja dhe tuberkulozi. Asnjë mbështetje financiare për parandalimin e sëmundjeve pikërisht atëherë kur spitalet tona janë të mbushura me qytetarë dhe fermerë të infektuar nga ushqimi me origjinë nga bagëti të sëmura.
Nga afër 4000 km rrugë rurale të premtuara në buxhetin 2007 janë të finacuara më pak se 150 km.
Në ulje të ndjeshme janë edhe fondet e parashikuara për ektensionin dhe ekspertizat teknike për fermerin dhe agro-biznesin si dhe finacimet për menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe zhvillimin e integruar rural.
Me plot gojë ky projekt buxhet mund të cilësohet si projekti i rrënimit të mëtejshëm te bujqesise dhe fshatit. Ai vulos dështimin e politikës në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit.
0x323030362d31312d3132 14:59)”