Deklarate per shtyp mbajtur nga N/Kryetarja e LSI

Deklarate per shtyp mbajtur nga N/Kryetarja e LSI

Deklarate per shtyp mbajtur nga N/Kryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra Kodra: Projektbuxheti shtesë i propozuar është demagogji që do të përkeqësojë më tej nivelin e jetesës së shqiptarëve
——
Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se projektbuxheti i propozuar nga qeveria Berisha është një buxhet i dështuar që në hartimin e tij. Ky është një buxhet shifrash që nuk do të njohin realizimin sepse edhe vetë hartuesit e tij nuk janë të sigurt për realizmin e propozimeve të paraqitura.
 
1- Programi i Investimeve nuk merr parasysh shkallen e realizimit te tyre ne 6 mujorin e pare i cili eshte absolutisht me ulti ne vitet e fundit.
 
Kur vetë ministri i Financave deklaron se programi i investimeve eshte realizuar vetem 23% te planit vjetor ose ne kete periudhe jane realizaur vetem 8.2 milairdë leke është e pamundur që në  pjesen e mbetur te vitit parashikohen te realizohen 47 miliard leke te tjera.
 
Me nivelin jashtëzakonisht të ulët të realizimit të investimeve dhe efektivitetin tepër të ulët programi i ri eshte vetem propogandë. Kur dihet nga të gjithë se periudha e shirave është në prag dhe nuk do të ketë kohë për realizimin e tenderave e fillimin e punimeve.
 
Një taktikë e djallëzuar e kësaj qeverie ështe anullimi i tenderave shpesh edhe pa shkak për tu justifikuar për mosrealizimet e programit të hartuar po prej tyre.
 
2- Një shqetësim dhe shpenzim i konsiderueshëm për shqiptarët është energjia elektrike. Në këtë projektbuxhet nuk ka asnjë parashikim për KESH-in dhe përmirësimin e menaxhimit të tij. Vetë KESH deklaron se humbjet vazhdojnë të jenë 33% ndërkohë që shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë. LSI vazhdimisht ka bërë propozime për përmirësimin e këtij sektori të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër.
 
3- Prezantimi i projektbuxhetit shtesë nuk sjell asgjë të re për pushtetin lokal ndërkohë shifrat e prezantuara flasin  për përpjekje për ngushtim të autonomisë së pushtetit lokal.
Granti për pushtetin lokal rritet  ne masen 1.9 miliard  leke njëkohësisht qe ulen shpenzimet nga te ardhurat e vete organeve te pushtetit vendor ulen me 110 milion leke . Kjo është demagogji djallezore që pretendon rritjen e autonomise lokale kur realisht e kufizon atë.
 
4- Sektoret e tjere prioritarë edhe për këtë qeveri si shëndetësia dhe arsimi marrin vetëm nga 100 milion shtesë ose më pak se 1 % te fondeve shtesë kur dihet që kjo është periudha më e përshtatëshme sidomos për arsimin kur mund të behën investime.
 
Ndaj LSI mendon se:
Projektbuxheti shtesë i propozuar është demagogji që do të përkeqësojë më tej nivelin e jetesës së shqiptarëve
  0x323030362d30372d3232 13:1)