Deklarate per Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi

Deklarate per Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi

” Deklarate per Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi Duke gjykuar nga përmbajtja e Kushtetutës së re të Serbisë si dhe nga mënyra se si u zhvillua referendumi për miratimin e saj Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se Beogradi zyrtar humbi edhe një rast tjetër për të integruar vendin dhe popullin e tij në rrjedhën e zhvillimeve demokratike rajonale dhe botërore. Ne bashkohemi me reflektimin e një sërë institucionesh prestigjoze ndërkombëtare si Grupi Ndërkombëtar i Krizave dhe me gjykimin e analistëve të shumtë të cilët e quajnë Kushtetutën e Serbisë një hap mbrapa në drejtim të shtetit ligjor. Këta vëzhgues nuk kanë munguar të quajnë këtë kushtetutë të re të Serbisë si më të keqe në raport edhe me Kushteutën e Milosheviçit të vitit 1990. Kjo kushtetutë cënon të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Ajo vë një kontroll të fortë të parlamentit mbi institucionet e pavarura dhe posaçërisht mbi gjyqësorin duke vendosur siç kanë thënë vëzhguesit e shumtë një lloj diktature paralementare te këto institucione. Kushtetuta serbe vendos një pushtet të fortë të qendrës në raport me pushtetet lokale dhe lejon që qeveria të ketë të drejtën për të pushuar dhe për të shpërndarë institucionet e zgjedhura si dhe funksionarët e zgjedhur për zonat në provincë.
Nga ana tjetër mënyra e organizimit dhe proçedimit të referendumit ka lënë hije të rënda dyshimi që në këto momente të para mbi integritetin e votimit. Janë gjetur parregullsi të shumta dhe një proces i zhvilluar jashtë vëmendjes së vëzhguesve ndërkombëtarë. Dua të them se vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it organizata kryesore që   merret me vëzhgimin e zgjedhjeve as nuk u ftua për të monitoruar këto zgjedhje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar me kohë që shpallja e Kushtetutës serbe dhe referendumi për miratimin e saj u konceptua nga Beogradi zyrtar si një moment për mobilizimin dhe kompaktësimin e serbëve mbi baza nacionaliste. Jo rastësisht thelbi i kësaj kushtetute është pikërisht shpallja e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë. Me anë të kësaj kushtetute dhe duke përcaktuar Kosovën si pjesë të Serbisë qeveria e Beogradit ka dashur të bëjë provokimin e radhës në radhë të parë kundër shqiptarëve. Nga ana tjetër ajo me anë të kësaj kushtetute tentoi të bëjë shantazh dhe presion mbi komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që të pengonte përcaktimin e statusit të Kosovës brenda fundit të këtij viti siç është parashikuar nga Grupi i Kontaktit dhe në të njëjtën kohë për të kushtëzuar procesin e vendimarrjes së ndërkombëtarëve. Ne si LSI i kemi mirëpritur  deklaratat e njëpasnjëshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë të BE-së dhe të SHBA-së sipas të cilëve Kushtetuta e Serbisë dhe referendumi për miratimin e saj nuk do të paragjykojnë dhe nuk do të ndikojnë aspak në përcaktimin e statusit të Kosovës.
Lëvizja Socialiste për Intergim shprehet se Kushtetuta e Serbisë dhe referendumi përkatës treguan edhe njëherë se bashkësia ndërkombëtare duhet të orientohet njëherë e mirë drejt populit të Kosovës drejt interesave të shumicës dërmuese të popullit të Kosovës dhe duhet të largohet dhe duhet të bëjë presionin e duhur mbi qeverinë e Beogradit në mënyrë që ajo të shlyejë detyrimet e saj që ka në raport me popujt e Ish-Jugosllavisë dhe në radhë të parë me shqiptarët. Në të njëjtën kohë Beogradi të orientohet aty ku tashmë është orientuar gjithë rajoni ynë. Ne kërkojmë me forcë dhe me këmbëngulje që Komuniteti Ndërkombëtar Bashkimi Europian Kombet e Bashkuara Këshilli i Sigurimit dhe Grupi i Kontaktit t'i përmbahet angazhimit që ata kanë marrë në raport me Kosovën dhe me popullin e Kosovës pra që problemi i përcaktimit të statusit final të Kosovës të përcaktohet brenda fundit të këtij viti dhe të përcaktohet në përputhje me dëshirën dhe me vullnetin e popullit të Kosovës

0x323030362d31302d3330 14:55)”