Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

DEKLARATË PËR SHTYP

Në emër të LSI-së jam para jush për të  ritheksuar domosdoshmërinë që situata e krijuar për shkak të grevës së gjatë të urisë dhe e gjithë gama e problemeve që shfaq ajo nuk mund të zgjidhet ndryshe përveçse sipas standardeve europiane sipas praktikave europiane që do të thotë përmes dialogut politik dhe institucional.

Zgjidhja nuk mund të vij prej rrugës imponimit dhe as prej kërcënimit sepse praktikat e rrugës dhe të imponimit përmes saj nuk janë praktika europiane dhe nuk vijnë në përputhje me interesat europiane të Shqipërisë.

 Sërish edhe sot në ditën e 19 të grevës unë dua të shpreh keqardhjen për gjendjen e rënduar shëndetësore të grevistëve të urisë dua të ritheksojë apelin që organizatorët  e kësaj greve duhet të udhëhiqen nga parimi themelor që ka të bëj me mbrojtjen e jetës së tyre sepse kjo është çështja më e rëndësishme dhe në këtë kontekst i ftojë drejtuesit e PS-së të reflektojnë me përgjegjshmëri për të kuptuar domosdoshmërinë e uljes në dialogun politik dhe dialogu politik bëhet në institucionet legjitime të vendit dhe institucioni ku zhvillohet ky dialog është Kuvendi.

Prandaj rikthimi në Kuvend do të krijonte momentin e parë për tu ulur  palët në dialog dhe për tu dhënë mundësinë atyre të shpalosin alternativa që të çojnë tek procesi i rëndësishëm i transparencës të çojnë tek funksionimi i komisionit hetimor parlamentar për gjithçka ka të bëj me zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar natyrisht në përputhje të plotë të kushtetutës së vendit dhe institucioneve legjitime të vendit.

Dua të evidentojë faktin që në të gjithë këtë periudhe prej 19 ditësh të grevës së urisë nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar asnjë individ  që përfaqëson institucionet ndërkombëtare që të jetë shprehur direkt apo indirekt në mbështetje të grevës së urisë.

Ky është një fakt i rëndësishëm për të kuptuar non sensin e grevës me gjithë trendin e zhvillimeve europiane të vendit  është dhe një mesazh i drejtpërdrejtë jo vetëm për lidershipin e PS-së por për të gjitha ata që e mbështesin dhe e financojnë grevën e urisë dhe protestën e PS-së për të kuptuar që nuk ka mbështetje tek ndërkombëtarët për praktikën e grevës së urisë sepse Shqipëria e 2010 nuk mund të jetë Shqipëria e grevave të urisë.

Pikërisht për faktin se primare janë interesat e vendit pikërisht për shkak të rëndësisë që merr i gjithë procesi europianizues i Shqipërisë nuk mund të jetë jashtë këtij procesi as politika shqiptare. Por që politika shqiptare të mbërrijë në standardet e politikës europiane duhet ti rikthehet dialogut dhe që ti rikthehet dialogut  duhet të heqim kushtet paraprake apo gjuhën e imponimit.

Është e rëndësishme për fatet e vendit për fatet e PS-së që institucioni themelor i ballafaqimit të alternativave është institucioni i dialogut politik në institucionet e vendit në respekt të parimeve themelore mbi të cilat organizohet një shtet i së drejtës që ka të bej me ndarjen  e pushteteve me respektimin e autoritet kushtetues të pushteteve e natyrshëm unë theksoi që LSI është e gatshme të kontribuojë për të gjetur pikat e bashkimit për të gjetur atë që mund të çojë në konsensusin politik mes palëve në një zgjidhje politike në të mirë të interesave të vendit interesat e vendit përjashtojnë egon personale të çdo lideri interesat e vendit përjashtojnë protagonizmin absurd dhe i ftojnë palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit në dialogun politik.

0x323031302d30352d3139 Luan Rama.jpg 18:28)