DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

Deklaratë: Luan Rama

Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI

Procesi kompleks i reformave integruese dhe europianizues te vendit ka nevoje për angazhimin dhe kontributin e te gjithë aktoreve politikë parlamentarë pra domosodoshmërisht edhe për Partinë Socialiste dhe rolin e saj si opozite e votuar.

Mirëpo debati i pavend nen refrenin e Rushdies dhe retorika boshe qe e shoqëron atë dëshmojnë edhe një here se sa refraktar dhe inkoherent është  qëndrimi i lidershipit socialist i cili i vene tërësisht nën tutelën e interesave te ngushta te Kryetarit josocialist te Partisë Socialiste po përpiqet qe pasi e transferoi krizën e kryetarit ne Partine Socialiste ta transferoje atë edhe ne institucionet legjitime te vendit. 

Vendi ka nevoje për reforma qe përshpejtojnë procesin e integrimit europian ka nevoje për pjesëmarrje ne institucionet politikbërëse dhe për kontribute qe e ndihmojnë dhe jo qe e pengojnë procesin e integrimit europian te Shqipërisë.

Vendi ka nevoje për alternativa konkurruese dhe jo për gjuhë kërcënuese dhe ultimative.

Vendi ka nevoje për opozite europiane qe faktorizohet politikisht duke mbrojtur interesat e qytetareve dhe jo për opozitën e rrugës qe duke sajuar pretekste gjithfarësh po shfaq papërgjegjshmëri përballë interesave te vendit dhe papjekuri politike përballe rekomandimeve te partnereve ndërkombëtarë. 

Nen këtë fokus dhe me përgjegjësitë që burojnë prej angazhimeve parimore LSI po punon për të ofruar kontribute reale ne reformat e rëndësishme për te cilat ka nevoje vendi njera prej te cilave është padyshim edhe reforma zgjedhore.

0x323031302d30332d3034 14:56)