Deklarate per mediat e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta

Deklarate per mediat e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta

” Deklarate per mediat e Kryetarit te LSI z. Ilir Meta Riformatimi i kabinetit Berisha II është një proces arnimi politik që po zhvillohet pa transparencë pa dhe logjikën e reflektimit të thellë të pas humbjes se madhe të maxhorancës së koalicionit të djathtë në 18 shkurt humbje me anë të së cilës elektorati shqiptar ndëshkoi dështimin e plotë të qeverisjes së Berishës për realizimin e reformave të premtuara si dhe të premtimeve elektorale tërësisht të munguara.

Kryefjala e dështimit të kësaj mazhorance është organizimi i zgjedhjeve për ato standarte për të cilat ajo është përgjegjëse. Demagogjia e kryeministrit Berisha i cili në 4 korrik 2005 u angazhua për zgjedhje të lira dhe të ndershme bie ndesh me realitetin e hidhur dhe standartet e munguara të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Dështimi i standarteve u evidentua pa asnjë ekuivok edhe në vlerësimet e ndërkombëtare të cilat flasin qartë për parregullsitë e shumta dhe klimën e papranueshme dhe jo demokratike në të cilat ato u zhvilluan. Këto vlerësime serioze dhe shqetësuese u shprehën jo vetëm nga raporti i vezhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR por edhe nga përfaqësuesit e lartë të institucioneve euro-atlantike sic ishte deklarata e qartë e Zv.Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i cili paralajmeroi dështimin e qeverisë në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.    

Përvec dështimit në kuadër të reformës zgjedhore dhe standarteve demokratike në të cilat ato duhet të realizohen Qeveria Berisha ka dështuar në mënyrë dramatike në reformat ekonomike të cilat rrezikojnë stabibilitetin makroekonomik të vendit dhe dëmtojnë rëndë biznesin vendas. Kriza energjitike është treguesi më i qartë i paaftësisë së kësaj mazhorance e cila në mënyrë të papërgjegjshme zhyti vëndin në errësirë. Vendimi i fundit për të ndryshuar kreun e KESH-it nuk është gjë tjetër vecse demagogjia e rradhës pasi ky zëvëndësim nuk garanton asnjë qytetar shqiptar dhe asnjë biznes se situatado të përmiresohet apo se qeveria ka një strategji për të dalë nga kriza dhe që ajo të mos përsëritet më sikurse u premtua edhe gjatë krizës së vjetshme dhe më shumë bujë përpara 3 korrikut..  

Paaftësia dhe papërgjegshmëria e qeverisë është mjaft evidente në dështimin e investimeve në infrastrukturë ku spikat përveç mashtrimit të rëndomtë elektoral dhe ligjerisht të dënueshem edhe fillimi propagandistik i rrugës Levan-Fier i cili nuk është gjë tjetër vecse një cënim i imazhit dhe marrëdhënieve të shtetit shqiptar me donatoret ndërkombëtare të cilët ende nuk kanë mbyllur procedurat e tenderimit për këtë segment të rëndësishëm rrugor.   

Qeveria ka dështuar në mënyrë të plotë në sektorin e bujqësisë duke vënë mijëra fermerë në ekstremin e varfërisë dhe duke shkatërruar prodhimin vendas. Qeveria ka dështuar në skemën e saj të karburanit pa akcisë për ekonominë bujqësore. Ka dështuar në skemën e kreditimit të prodhimit bujqesor si dhe në fushën e eksporteve bujqësore duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e kësaj industrie.

Qeveria ka dështuar plotësisht në reformën ne administratën publike ku ndryshimet për motive të qarta politike pas 3 korrikut kanë ulur nivelin e profesionalizmit dhe efikasitetit të saj cka është reflektuar edhe në të gjithë procesin e reformave që qeveria ka premtuar për arritjen e standarteve të integrimit. Me ndryshimet e pritshme që do të ndërmeren në qeveri nga kryeministri rishfaqen edhe një herë prirjet e rrezikshme të thellimit të konfuzionit dhe ndryshimeve drastike në administratë të cilat do të rëndojnë edhe më tej situatën.
Kjo situatë politike që rëndohet progresivisht mund të zgjidhet vetëm me instrumenta politike ku rikthimi i institucionit të votës së lirë që prodhon institucione legjitime dhe të qëndrueshme është edhe thelbi i ndryshimit.Pra kryerja e një reforme zgjedhore të plotë e të thellë dhe ringritja e institucioneve legjitime të dala nga vota e lirë janë mënyra e vetme për daljen nga kjo krizë e thellë politike ekonomike dhe qeverisëse.

Z. Meta a do të varet vendimi juaj për zgjedhje të parakohëshme nëse kemi një reflektim nga kryeministrit  Berisha në lidhge me votën e 18 shkurtit dhe largimin e tij nga kjo qeveri?

Natyrisht dorëheqja e tij do të kishtë qën një akt i mirë pritur jo vetëm për ata që nuk e votuan Partin Demokratike në këto zgjedhje por jam i bindur edhe për shumicën e demokratëve që do ndiheshin më të çliruar dhe kjo nuk është diçka që mbetet në dëshirën tonë por është në vullnetin e tij. Pavarsisht se si ai do reagoj personalisht për ne është e rëndësishme që qeverisja e vëndit të reflektoj seriozisht në fushat më kritike të cilat vihen re: Së pari të mos ndërhyjë më në çështjet që kan të bëjnë me menaxhimin e problemeve zgjedhore nga KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor sepse kjo do dëmtonte më tej standartet e dëmtuara të 18 shkurtit. Së dyti të shpreh dhe një angazhim për reformë zgjedhore të plotë dhe të sinqertë. Së treti të kemi të qartë emërimet dhe lirimete e reja në qeveri dhe kjo nuk duhet të ndodh një nga një sepse qeveria ka një filozofi të sajën që duhet reflektuar në të gjitha ministrit dhe agjensit qeveritare. Njëkohësisht duhet të dim se do të ket apo jo ndryshime të kësaj strukture të qeveris dhe në ç’funksion ato do të ndërmeren. Pasi mungesa e transparencës thellon kausin në administratën publikerrit konfuzionin dhe pasigurin të cilat këto dëmtoj edhe ato standarte që mund të jen aktualisht në sector të caktuar të cilat monitoroen nga BE apo institucione të tjera ndërkombëtare.

0x323030372d30332d3035 13:13)”