Deklaratë për media nga Prof.Dr.Edmond Panariti Sekretar i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin

Deklaratë për media nga Prof.Dr.Edmond Panariti Sekretar i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin

Deklaratë për media nga Prof.Dr.Edmond Panariti Sekretar i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin

Lëvizja Socialiste për Integrim do të negociojë me partnerët e koalicionit hapat për shndërrimin e përparësive të saj programore në fushën e Bujqesise në program qeverisës. Lidhur me këtë: 

1. LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.

2. LSI do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimore baze per te lehtesuar barren e çmimeve per konsumatoret.

3. LSI do te kerkoje qe te krijohen fonde te garancise per nxitjen e kredise agrare nga burime buxhetore si dhe perdorimin per kete qellim te granteve apo te burimeve alternative financiare

4. Ne bashkepunim me partneret tane te koalicionit do te kerkojme qe mbeshtetja financiare per fermeret te shkoje drejt prodhimit faktik bujqesor dhe blegtoral. Lidhur me kete ne mbeshtesim pagesat per fermeret per çdo kg mish fruta perime si dhe per çdo liter qumesht te prodhuar dhe te dorezuar ne pikat e grumbullimit. Sfida jone e perbashket qeverisese do te jete lidhja e prodhimit vendas me tregun.

5. LSI do te kerkoje ri-negocimin e pikave te veçanta te marreveshjes se tregetise se lire per te mbeshtetur pranine ne treg te prodhimeve bujqesore te vendit.

6. LSI do te kerkoje konstituimin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit si garant institucional i standarteve te cilesise dhe sigurise te ushqimeve. Vetem nje sistem kombetar i sigurise ushqimore i cili funksionon sipas parimit nga „ferma ne tavoline“ garanton qendrueshmeri dhe besueshmeri.

 

0x323030392d30372d3331 12:00)