Deklarate per media mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

Deklarate per media mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

” Deklarate per media mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI Z.Edmond Haxhinasto LSI vlerëson Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Shqipërisë si një raport inkurajues dhe konstuktiv për të realizuar detyrimet për procesin e integrimit evropian konkretisht në zbatimin sic duhet të Marreveshjes se Stabilizim Asociimit.

Fryma inkurajuese e Raportit është shprehje e vullnetit të Bashkimit Evropian për të cuar më tej axhendën e zgjerimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë ne shohim me shqetësim thellimin e distancës në procesin e integrimit midis Shqipërisë dhe vendeve qe e kanë nisur procesin njëkohësisht me të vende si Kroacia dhe Maqedonia.

Raporti ka nënvizuar një sërë fushash ku Shqipëria ka filluar të hedhë hapa përpara por ku priten rezultate të prekshme si: në drejtim të funksionimit të disa institucioneve ku dua të theksoj vlerësimin për rolin e Komisionit të Integrimit të Parlamentit Shqiptar

në drejtim të luftës kundër krimit dhe trafiqeve

apo ruajtjes së treguesve makro-ekonomike.

Por Raporti i Bashkimit Evropian ka theksuar gjithashtu mjaft qartë problematikën e madhe lidhur me funksionimin sic duhet të sistemit politik institucioneve dhe kapaciteteve administrativë të vendit.

Këto janë çështje që LSI i ka identifikuar e ngritur si problematike në vazhdimësi.

Raporti është mjaft kritik për klimën konfliktuale politike dhe për realizimin e konsensusit politik gjë për të cilën përgjesia kryesore është e mazhorancës aktuale.

Po kështu raporti ka nënvizuar problematikën e madhe të reformës në Administratën Publike shkeljet e Ligjit të Shërbimit Civil dhe emërimet politike me pasoja direkte uljen e kapaciteteve të saj për hartimimin dhe zbatimin e ligjeve.

Po kështu janë vlerësuar si kritike ndryshimet strukturore në ekzekutiv dhe koncentrimi i kompetencave në duart e Kryeministrit.

Raporti gjithashtu thekson nevojën e adoptimit të legjislacionit ndërkombëtar dhe zbatimit të tij në përpjekjet kombëtare kundër korrupsionit.

Por desha të theksoj në mënyrë të veccantë se Bashkimi Evropian ka shprehur një vëmendje të jashtëzakonshme mbi nevojën e realizimit të detyrimeve të reformës zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ashtu sic është shprehur në vazhdimësi BE i konsideron zgjedhjet dhe reformën zgjedhore si një kusht i progresit të mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Z. Haxhinasto cili është qëndrimi juaj në lidhje me debatin e hapur kohët e fundit mbi dhënien e nënshtetësisë greke për minoritetin grek në Shqipëri?

Unë do ta vlerësoja vendimin e qeverisë greke për dhënien e nënshtetësisë së minoritarëve si një hap të rëndësishëm për integrimin e tyre atje. Këta do të jenë qytetarët e parë ndoshta si anëtarë të Bashkimit Europian. Por ajo që unë dua të them është që duhet të jemi të vëmendshëm që veprime të tilla të mos keqpërdoren dhe të krijojnë konflikte dhe probleme në marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Por në këtë moment nuk kemi asnjë arsye pse ta paragjykojmë këtë vendim të qeverisë greke.

0x323030362d31312d3039 14:56)”