Deklarate per media Mbajtur nga nënkryetari i LSI-së

Deklarate per media Mbajtur nga nënkryetari i LSI-së

” Deklarate per media Mbajtur nga nënkryetari i LSI-së prof. Sabit Brokaj Brokaj: Nuk kemi asnjë përgjigje nga mazhoranca aktuale se çfarë mendimi kanë për pëmirësimin e Kodit. Përveç ankesave dhe akuzave që bëjnë për opozitën se po sabotojmë apo bllokojmë reformën ne deri tani nuk kemi absolutisht asnjë sinjal premtues për normalizimin e këtij procesi

Siç dihet ka disa ditë që opozita ka paraqitur 40 amendamente në funksion të përmirësimit të Kodit Zgjedhor duke prekur pothuajse të gjitha çështjet qe ka pasur vërejtje OSBE/ODHIR dhe ne këtu në Shqipëri. Paraqitja e tyre përbën normalisht një kontribut nga ana e opozitës për të lehtësuar procesin për të shkurtuar periudhën e përmirësimit të Kodit dhe përfundimit të tij pra krijon mundësinë që gjithë procesi drejt zgjedhjeve të normalizohet megjithëse ne kemi humbur shumë kohë. Megjithëse amendamentet janë paraqitur megjithëse shumica e djathtë ankohet për opozitën ende ne nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre lidhur me qëndrimin ndaj amendamenteve tona. Ndërkaq që nuk kemi asnjë përgjigje nga ata se çfarë mendimi kanë për pëmirësimin e Kodit. Përveç ankesave dhe akuzave që bëjnë për opozitën se po sabotojmë apo bllokojmë reformën ne deri tani nga shumica aktuale nuk kemi absolutisht asnjë sinjal premtues për normalizimin e këtij procesi. Pikërisht për këtë qëllim ne ju thirrëm që të paraqesim shqetësimin tonë për ta bërë atë publik dhe për të krijuar atë opinion real dhe përmirësues imponues do të thosha unë për shumicën për tu marrë me përmirësimin e kodit në kushtet që këto përmirësime janë bërë nga ekspertët tanë dhe të tjerë të cilët janë marrë gjatë me procesin ligjor të zgjedhjeve.

Dua të shtoj që ne presim të vijë e formuluar në formën e ligjit marrëveshja e dy partive PS dhe PD e 30 Korrikut pra presim meqenëse është pohuar se ajo do të jetë në bazë të përmirësimeve të Kodit dhe e ka pranuar shumë mirë sa për ta kaluar por përmirësimi real i kodit përshin siç thashë të paktën 40 amendamente që ne i kemi paraqitur.

0x323030362d31312d3230 15:2)”