Deklarate per media Mbajtur nga N/Kryetari i LSI-së

Deklarate per media Mbajtur nga N/Kryetari i LSI-së

” Deklarate per media Mbajtur nga N/Kryetari i LSI-së deputeti Dritan Prifti Vleresime të P/buxhetit 2007 nga Lëvizja Socialiste për Integrim

Buxheti 2007 në përgjithësi është një vazhdimësi e politikave buxhetore të ndjekura dhe vite më parë. Nuk vihet re asnjë ndryshim metodik në hartimin e buxhetit pavarësisht se Z.Berisha kishte premtuar se viti 2007 do jetë një buxhet ndryshe nga 2006 për të cilin ata ishin të detyruar të përdornin metodikën socialiste. Përkundrazi në metodikë ky buxhet nuk ndryshon aspak nga të mëparshmit. Në fakt buxheti 2007 është shkruar në një mënyrë që të vështirësoj kuptimin nga ata që nuk janë specialist. Shumë të dhëna të përformancës krahasuese buxhetore duhen nxjerrë vetë nga analiza e llogaritje. Mungesa e transparencës duket e qëllimshme sepse nxirren në pah vetëm ato sektore apo tregues që mund të jenë pozitiv për qeverinë duke lënë në harresë treguesit apo sektorët ku duket një neglizhencë e qartë me fonde nga qeveria.
Reklama e madhe e qeverisë dhe mediave pro-qeveritare se gjoja ky projekt-buxhet është një shkëputje e madhe dhe e suksesshme nga e kaluara dhe se gjoja rezultatet dhe ambicjet e qeverisë kanë bërë dhe FMN të liroj kufizimet që kemi pasur prej vitesh duket se janë thjesht mashtrime elektorale dhe optimizëm i pabazë.
Ashtu si 4-5 vjetët e fundit edhe në këtë P/buxhet të ardhurat rriten 10% në krahasim me një vit më parë kurse shpenzimet 12%. Edhe viti më i keq i qeverisjes Nano ka pasur këto rritme rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore.  Përsëri politikat buxhetore kanë qëllim ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik mbajtjen e defiçitit të përgjithshëm buxhetor në nivel të pranueshëm 4.77% të Produktit të Brendshëm Bruto apo kontrollin e inflacionit në kufijtë 2-4%. Rritja ekonomike parashikohet 6%.
Ritmi i rritjes së të ardhurave prej 10% do të vij nga rritja e PBB prej 6% dhe inflacionit prej 3%. Pra 9% e të ardhurave rriten nga efekte të natyrshme të jashtme dhe vetëm 1% e rritjes do të vij nga mirëadministrimi lufta ndaj evazionit e kontrabandës.  Kjo efiçencë e punës së qeverisë lë shumë për të dëshiruar dhe është larg premtimeve të saj se do të godasë evazionin e kontrabandën që gjoja gjatë qeverisjes së majtë në vit shkonte 1.5 miliard dollarë. Duket që 1.5 miliard dollarët që abuzoheshin nga socialistët tani shkojnë në xhepat e qeveritarëve të PD dhe klaneve të reja të tyre. është e papranueshme për opozitën të pranoj këto ritme të ulëta rritje në të ardhura. Rritje në nivelet 9 apo 10% të të ardhurave nga TVSH Tatim Fitimi apo Akciza janë tepër të ulëta. Të gjithë e dimë se në vend në vlerën totale të shitjeve të taksueshme mblidhet vetem 4% TVSH. Janë dhe 16% për tu mbledhur. Rritja e shumës që parashikohet të mblidhet nga tatim fitimi nga 21 miliard lekë në 2006 në 22.9 miliard lekë është shumë pak. Tatimi i fitimit është mbase taksa e vetme në buxhet mbi të cilën veprohet arbitrarisht dhe pa një sistem të rregullt pune. Firmat me balance të dyfishta janë mbase shumica dërrmuese e firmave në treg. Firma e persona fizik që janë të parregjistruar janë me mijëra. Punonjësit tatimor me shumicë punojnë në mënyrë të jashtëligjshme duke mbajtur bilancet e kompanive private duke favorizuar ato në këmbim të shpërblimeve personale. Përpjekja e qeverisë për të luftuar evazionin është minimale. Kjo qeveri dhe kjo administratë kërkojnë të abuzojnë  duke vendosur interesat e xhepave të tyre mbi interesat publike të vendit.  
Nuk mund të shpjegohet ndryshe që vetëm 1% parashikohet të rriten të ardhurat nga lufta kundër evazionit. Duke planifikuar të ardhurat me rezerva të mëdha qeveria mund të tejkaloj parashikimet dhe këto planifikime me rezerva të na i shesë pastaj si performancë të shkëlqyer të saj dhe si sukses të madh të luftës kundër evazionit. Në analizën tonë është e nevojshme që të ardhurat të rriten dhe me minimalisht 10 miliard lekë.
është interesante se qeveria në buxhetin 2007 rritjen e të ardhurave nuk parapëlqen t’ja shpërndajë shtresave në nevojë apo punonjësve në formë pagash e pensionesh. Rreth 33 miliard lekë që do mblidhen më shumë se 2006 do kalojnë kryesisht në investime kapitale. Bie në sy perkushtimi i qeverisë për të financuar rrugën Durrës-Kukës me shifra të mëdha që duken realisht të parealizueshme për një vit.
Ndryshe nga sa deklarohet publikisht për rritje të rrogave dhe pensioneve në buxhetin 2007 janë alokuar vetëm 4 miliard lekë.  Por ky fond do të mjaftonte vetëm për të rritur 3.6% rrogat dhe pensionet. Nëse qeveria mban fjalën për të rritur 20% rrogat e arsimit dhe shëndetësisë atëherë nuk mbeten fonde për të rritur pensionet. Në këtë pikë qeveria duket se ka pregatitur një gënjeshtër të madhe. Në këtë buxhet nuk ka fonde të tjera.  Qeveria do të detyrohet që në muajin Janar pak ditë para zgjedhjeve lokale të bëj disa rritje minimale pensionesh mbase vetëm për pensionet e ulëta dhe gjithë vitin ajo të mos bëj asnjë ndryshim tjetër madje të mos bëj as indeksimin e inflacionit. Si do ta mbaj premtimin e saj qeveria për të barazuar pensionet e fshatit me të qytetit?
Premtimi për dyfishime të rrogave dhe pensioneve nuk është i vetmi që nuk mbështetet me fonde nga buxheti 2007. Z.Berisha shpalli një program të luftës kundër varfërisë disa javë më parë i ashtuquajturi “programi i kafshatës”.  Ai premtoi se do ndihmonte të varfërit në qytet e fshat të mos kishin vështirësi në sigurimin e bukës së gojës. Të varfërit janë kryesisht ata që janë në qytet të papunë apo me ndihmë ekonomike dhe një pjesë shumë e madhe jetojnë në fshat me bujqësi. Çuditërisht P/buxheti 2007 rrit vetËm 5% fondin e papunËsisË nga 1.04 miliard nË 1.1 miliard lekë. Fondi i ndihmës ekonomike rritet 6.9% nga 10.1 në 10.8 miliard lekë. Çfarë ndihme për të siguruar kafshatën i jepet dikujt kur i rrit ndihmën ekonomike nga 3000 lekë në 3150 lekë apo nga 5000 në 5250 lekë? Kjo rritje është qesharake dhe nuk i siguron atyre as gjysëm buke thatë në ditë. Edhe investimet për institucionet e mbrojtjes shoqërore si shtëpit&euml
; e pleqve apo të fëmijëve marrin me pak fonde në 2007 se në 2006. Ky buxhet nuk ka brenda tij asnjë shifër që ti japë shpresë të varfërve të këtij vendi dhe ata nuk janë pak por 50% e popullsisë.
Po të varfërit që jetojnë në fshat çfarë duhet të presin nga buxheti 2007? Investimet në bujqësi rriten vetëm 2.3% në 2007 nga 3.03 miliard në 3.1 miliard lekë. Kullimi dhe Ujitja marrin 2 miliard lekë baraz me 2006. Qeveria nuk duket se e ka prioritet bujqësinë pavarësisht se aty jeton gjysma e popullsisë shqiptare. Bujqësia kështu e prapambetur siç është kontribon në PBB më shumë se çdo degë e ekonomisë. Braktisja e saj ndikon dhe në nivelin e papranueshëm të turizmit në vend. është skandaloze që ne një vend si Shqipëria ku sektori i turizmit dhe bujqësisë mund të ishin shtyllat kryesore të rrijes ekonomike ato nënvlehtësohen në mënyrë kriminale. Asnjë lek nuk parashikon buxheti për turizmin në 2007. Fonde minimale parashikohen për rininë dhe sportet. Kjo politikë e mbrapshtë buxhetore po dekurajon rininë dhe po e detyron atë të braktisë vendin.  
Programet shtetërore të punësimit parashikojnë 2100 vetë të punësohen në 2007. Ku do të shkojnë mijëra të papunë dhe mijëra të rinj që mbarojnë shkollat e mesme çdo vit? Kjo qeveri nuk afron asgjë në buxhetin 2007. Qeveria premtoi se do kompensonte plotësisht efektet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Buxheti 2007 ka vetëm 2 miliard lekë për këtë me të cilat mund të kompensohen 1/3 e familjeve në vend. Imagjinojeni që të gjithë fondet që merr turizmi rinia sportet janë pak më shumë se 2 miliard lekë në 2007.
Një pjesë e madhe e shpenzimeve këtë vit do t’i kaloj një Ministrie asaj të Z.Basha. Nga 70 miliard lekë investime që parashikohen në 2007 37 miliard do t’i tenderoj Z. Basha. Tendera pa fund rrugësh kur këto investime në 2006 nuk po realizohen as 50%. Imagjinoni që në arsimin e mesëm do ndërtohen vetëm 3 shkolla të reja në 2007. Arsimi profesional që është kaq i rëndësishëm në këtë stad të zhvillimit të vendit do marrë vetëm 460 milion lekë.
Buxheti 2007 nuk mbështet aspak realizimin e premtimeve të bujshme të Berishës për gjoja 4000 apartamente 24 orë ujë të pijshëm për qytetet e mëdha në vend Shqipëria në moshën e internetit apo 3-4000 km rrugë rurale. Rreth 400 apartamente do fillojnë në 2007. Asnjë qytet nuk do të marrë ujë 24 orë në 2007. Shumë pak km rruge rurale do bëhen në 2007 më pak se 150 km edhe sikur të përdorej gjithë fondi i investimeve të Ministrisë së Brendshme prej 1.6 miliard lekë. Duket se qeveria premtoi për të marrë pushtetin dhe asnjëherë nuk mendoi se duhet t’i mbante këto premtime. Rreth 110 njësi vendore të gjitha me drejtues socialistë do penalizohen në 2007 duke marrë zero apo 3-4 milion lekë investime.
Çuditërisht Ministria e Mbrojtjes këtë vit merr 120% më shumë investime se në 2006. Ministria e Mbrojtjes merr 5.2 miliard lekë investime. është ky një shpërblim që i bëhet Minsitrit Mediu për votat që ka në parlament apo duhet ta besojmë se bëhet për të arritur standartet e NATO? Të gjithë e dimë se NATO para se të kërkoj investime në ushtri kërkon shtet ligjor zgjedhje të lira institucione të pavarura dhe standarte jetese. Këto para të tepërta që hidhen në Ministrinë e Mbrojtjes duhet të hidheshin në bujqësi. Askush nuk mund të kuptoj që 2 miliard lekë hidhen në bujqësi (kullim ujitje) dhe 5.2 miliard në mbrojtje. Ky është absurditet !
Këto janë disa probleme që dalin nga një analizë e buxhetit 2007. Qeveria në këtë buxhet duket qartë që ka një synim kryesor: të bëj sa më shumë rrugë. Në parim ne nuk mund të jemi kundër kësaj por zbatimi i buxhetit të investimeve publike të 2006 tregon se ky zë buxhetor është më i parealizuari. Nisur nga realizimi faktit i buxhetit 2006 ne do mendonim se nuk do teprohej investimi në rrugë në kurriz të politikave sociale dhe mbështetjes së shtresave në nevojë.  
Lëvizja Socialiste për Integrim do të paraqes një variant (amendament) të ri të të ardhurave dhe shpenzimeve në P/buxhetin 2007 për të garantuar një planifikim realist të të ardhurave dhe një shpenzim me racional të fondeve buxhetore.

0x323030362d31312d3131 14:57)”