Deklarate per media mbajtur nga anetari i Kryesise se LSI z. Spartak Braho

Deklarate per media mbajtur nga anetari i Kryesise se LSI z. Spartak Braho

Deklarate per media mbajtur nga anetari i Kryesise se LSI z. Spartak Braho Ajo që dua të deklaroj me force është se procesi zgjedhor ndodhet në rrezik. Procesi zgjedhor është i rrezikuar sepse në datën 11 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del jashtë funksioneve të tij që do të thotë që ky organ që merret me menaxhimin administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri pritet të mos funksionojë. Arsyet e kësaj krize dhe e këtij rreziku të madh për procesin zgjedhor është përfundimi i mandatit të kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ-së që do të thotë që sipas kësaj z. Gjata dhe nënkryetari të ulen në plate dhe këtë institucion nuk ka se kush e drejton më. Njëkohësisht kjo do të thotë që KQZ-ja punon me shtatë anëtarë kur përbëhet nga 9 anëtarë dhe nuk ka mundësi të zgjedhë kryetarin e ri të këtij institucioni tepër të rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kjo krizë e cila lidhet direkt me zvarritjen e pakuptimtë dhe të qëllimshme të zgjidhjes së dy anëtarëve të rinj të KQZ-së përfaqësuesit të LSI-së dhe të PDK-së  është preludi i asaj që pritet të ndodhë dhe  për faj të Kuvendit të Kryesisë së kuvendit dhe të kryetares së Kuvendit e cila nuk thërret seancën plenare për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të KQZ-së. Ka 7 muaj që LSI ka dorëzuar propozimin përkatës  për anëtarin e ri të KQZ-së. Sikurse e dini pas marrëveshjes së arritur pas skandalit të 28 korrikut u ra dakort që të bëheshin ndryshime në Kushtetutë që të shtohet KQZ-ja me dy anëtarë të rinj.  Ndonëse në seancën e 28 korrikut mazhoranca e zgjodhi anëtarin e saj z. Ristani në katakombet e Kuvendit sot nuk pranohet të zgjidhet legalisht në sallën e Kuvendit dy anëtarët e rinj të KQZ-së. Jo vetëm LSI-ja por edhe PDK-ja ka dorëzuar kandidaturën e saj për anëtarin e KQZ-së. absurdi i kësj çështje është tek argumentat apo pengesat artificiale që nxirren duke kërkuar që këto dy subjekte politike të sjellin dy kandidatura. Ndërkohë neni 22 i Kodit Zgjedhor thotë shprehimisht: Propozimet nuk mund të jenë më shumë se dy për çdo vend vakant pra në shqip kjo kuptohet që mund të çojë një dhe jo më shumë se dy pra fillon nga njëshi deri tek dyshi. Kjo kuptohet vetëm kështu në shqip por edhe në frëngjisht. Z.Beja si njohës i mirë i kësaj gjuhe nuk mund ta lexoj ndryshe. Ne i kemi plotësuar këto kritere i kemi dërguar në kryesinë e Kuvendit i cili vetëm refuzon që të mbledhi seancën për t'i miratuar.

 

Çështja tjetër që doja të theksoja ka të bëjë me ngjyrosjen e gishtit të votuesve në ditën e votimit. Nga të dhënat paraprake që disponojmë ne rezulton se boja që do të përdoret për të indetifikuar zgjedhësit fshihet me raki. Kjo është arsyeja që ata nuk pranojnë t'ju japin përfaqësuesve tanë bojën identifikuese. Është një skandal i radhës i KQZ-së dhe varianti i dytë i Akile Ramësështë një turp për këtë institucion i cili pret të përdorë në zgjedhjet vendore një solucion që është jashtë përdorimit. Kjo është arsyeja që megjithë insistimin e përfaqësuesve të LSI-së për të analizuar vlershmërinë e këtij elementi kryetari i Komisionit dhe vet administrata e këtij komisioni nuk vë në disponim këtë ngjyrosës i cili do përdoret në zgjedhje.  
  0x323030372d30322d3033 12:45)