Deklaratë nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse Politike për Drejtësinë dhe Anëtare e Kryesisë.

Deklaratë nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse Politike për Drejtësinë dhe Anëtare e Kryesisë.

Deklaratë nga Brizida Gjikondi Zëdhënëse Politike për Drejtësinë dhe Anëtare e Kryesisë. Lëvizja Socialiste për Integrim ashtu si dhe shumë herë të tjera shpreh shqetësimin e saj për strategjitë dhe vizionin revanshist që po përdor Qeveria Berisha në lidhje me Sistemin e Drejtësisë Shqiptare.

Agresioni verbal dhuna dhe delegjitimi qe Kryeministri prej kohesh kryen kundrejt sistemit te drejtesise ka bere qe dhe krimi dhe elemente te inkrimunuar te stimulohen dhe ndodhin krime makabre si ai i vrasjes se oreve te fundit kundrejt nje vajze 23 vjecare nga Prrenjasi.

Por qeveria e djathte nuk eshte reduktuar vetem ne agresione verbale dhe sipermarrje antiligjore kundrejt sistemit te drejtesise.
 
Konkretisht mjafton të lexohet me kujdes P/Buxheti 2007 për të kuptuar se pikësynimet e Kryeministrit Berisha për të dobësuar dhe më pas sunduar Sistemin e Drejtësisë edhe nga pikpamja financiare nuk kanë të rreshtur.

Cungimi që i ka bërë Buxhetit të Institucioneve të Pavarura të Drejtësisë shqiptare delegjitimojnë demagogjinë e madhe që bën Kryeministri për goditjen kundrejt korrupsionit dhe kapjes së Drejtësisë shqiptare nga krimi i organizuar.

Sipas P/Buxhetit të vitit 2007 në krahasim me totalin e invesimeve që do të jetë rreth 70 miliardë lekë vetëm 2.4 miliardë janë planifikuar të shkojnë për sistemin e drejtësisë në një kohë kur Ministrisë së Drejtësisë i kalon e njëjta vlerë sa gjithë totali për Sistemin e Drejtësisë.

Vetëm për investime të financuara nga burime të brëndëshme të projektuara në masën për rreth 40 miliard lekë sistemi i drejtësisë do të përfitojë vetëm 113 milionë lekë nga të cilat Prokuroria e Përgjithshme përfiton vetëm 30 milion lekë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë do të përfitojë 5-fishin e investimeve të të gjithë sistemit të Drejtësisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetëdijshme për problematikat që karakterizojnë Sistemin e Drejtësisë shqiptare por LSi distancohet nga agresioni politik që bëhet kundrejt këtij sistemi të pavarur kushtetues. Pasi për të përmirësuar sistemin e drejtësisë duhen strategji të mirëfillta të cilat duhet të jenë mbi politikën dhe interesat e saj për ta keqpërdorur këtë sistem.

Mbështetur edhe në kritikat e ndërkombëtarve në lidhje me nivelin e ulët të kapaciteteve administrative të sistemit një problem thelbësor vazhdon të mbetet kuadri legjislativ.

Konkretisht P/Ligji i për organizimin e sistemit gjyqësor nuk është fokusuar në tre pika kryesore

Përmirësmin e pavarsisë dhe mbrojtjes Kushtetuese të Gjyqtarve
Ndarjen e domosdoshme të kompetencave ndërmjet inspektoriateve gjyqësore të KLD-së dhe Ministrise se Drejtesise
Mungesen e një kuadri ligjor dhe bashkëkohor për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Nënvizojmë faktin se edhe BE insiston për fuqizimin e sistemit të Drejtësisë shqiptare si garanci e suksesit të zbatimit të MSA-së.
  0x323030362d31312d3232 15:2)