Deklaratë mbajtur nga Zv.Kryetari i LSI-së

Deklaratë mbajtur nga Zv.Kryetari i LSI-së

” Deklaratë mbajtur nga Zv.Kryetari i LSI-së Prof.Dr. Pëllumb Xhufi Në datën 17 tetor 2005 Këshilli i Ministrave ka miratuar me ngut Projektligjin "Mbi disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8461 datë 25.02.1999 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar" dhe ja ka percjellë atë Komisionit të Arsimit Kulturës dhe Mediave në Kuvend. Amendamentet në fjalë kanë të bëjnë me ndryshimin e raporteve midis Fakultetit të Mjekësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare që deri tani kanë funksionuar si pjesë e një sistemi të integruar edukimi e shërbimi. Përpjekja e pavend për të kthyer në ligj dispozita që kanë të bëjnë me organizimin e funksionimin e brendshëm të këtyre dy institucioneve komplementare zbulon qartë motivimin politik të kësaj inisiative. Me këto amendamente të hartuara në zyra politike pa kërkuar mendimin e profesorëve e mjekëve kërkohet të prishet ekuilibri funksional i arritur mes Fakultetit të Mjekesisë dhe Qendrës Spitalore Universitare duke ia nënshtruar vullnetit politik zgjedhjen e drejtuesve të tyre. Në mënyrë të veçante amendamentet në fjalë i atribuojnë dy emërtesave politike Drejtorit të Qendrës Spitalore e në instancë të fundit Ministrit të Shëndetësisë pushtetin për të emëruar shefat e shërbimit (klinikave) në qendrën spitalore duke ia hequr këtë atribut Departamenteve të Fakultetit të Mjekësisë e Dekanit të këtij Fakulteti që zgjidhen në mënyrë demokratike nga profesorati.

LSI e konsideron këtë inisiativë ligjvenëse të shumicës si një shkelje flagrante të autonomisë universitare si një përpjekje për të imponuar zgjedhje politike aty ku lipset të vlerësohen më së shumti integriteti profesionalizmi dhe fryma demokratike.

Për sa më sipër LSI do të kundërshtojë me forcë në Komisionin e Arsimit e të Mediave e në Kuvend kalimin e një projektligji të tillë.
0x323030352d31312d3039 20:50)”