Deklarate mbajtur Nga anetari i Kryesise z. Spartak Braho Rreth Platformes Ligjore per zgjidhjen e krizes elektorale

Deklarate mbajtur Nga anetari i Kryesise z. Spartak Braho Rreth Platformes Ligjore per zgjidhjen e krizes elektorale

” Deklarate mbajtur Nga anetari i Kryesise z. Spartak Braho Rreth Platformes Ligjore per zgjidhjen e krizes elektorale PLATFORMË LIGJORE E LSI PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS ELEKTORALE

Me  qëllim : Zhbllokimin e situatës politike në vend si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira të ndershme  dhe demokratike .

Propozojmë: Miratimin në Kuvend të ndryshimeve të dispozitave të Kodit Zgjedhor me fuqi që kanë të bëjnë me këto çështje kryesore

1.Data e zgjedhjeve.
2.Listat e zgjedhësve
3.Certfikatat si dokument identifikimi për zgjedhje.
4.Miratimi i paketës ligjore të paraqitur tashmë nga opozita Kuvendit të Shqipërisë.

1. Çështja e datës së zgjedhjeve.

Në nenin 109/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është Parashikuar shprehimisht„Organet përfaqsuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat të cilat zgjidhen çdo tre vjet me
zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë“
    Në nenin 7/8 i Kodit Zgjedhor  është parashikuar se „Zgjedhjet për
organet e qeverisjes vendore zhvillohen 60 deri 30 ditë para mbarimit të mandatit të organeve ekzistuese ose jo më vonë se 45 dite pas
shpërndarjes ose shkarkimit të tyre“
  KQZ me vendim Nr 41 dt.20.02.2004 ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të fundit për orgnet e qeverisjes vendore. Në interpretim të dispozitës kushtetuese rezulton se:
Mandati i organeve të qeverisjes vendore ekzistuese mbaron në datën 20.02.2007. Ky afat llogaritet duke patur si pikë referimi datën në të cilën KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të fundit vendore që është data 20.02.2004. Afati për zgjedhjet e ardhshme vendore nuk është i
parashikuar në Kushtetutë por është i parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe
pikërisht në nenin 7/8 i Kodit Zgjedhor. Në këtë nen afati 60 deri 30 ditë nga mbarimi i mandatit të organeve ekzistuese llogaritet duke ju referuar
datës 20.02.2007 datë në të cilën mbaron mandati kushtetues i organeve ekzistuese lokale.
Në këto kushte shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është problem kushtetues
por mund të realizohet nëpërmjet ndryshimit të nenit 7/8 të Kodit Zgjedhor në fuqi i cili parashikon kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.Kjo realizohet nëpërmjet hartimit të një dispozite kalimtare e cila do të parashikojë një
afat tjetër për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të ndryshëm nga ai që parashikon neni 7/8 i  Kodit Zgjedhor.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në zgjedhjet lokale të viti 2003 kur në
ndryshimet e Kodit Zgjedhor u hartua një dispozitë kalimtare dhe pikërisht neni 181/1 me këtë përmbajtje:“Për zgjedhjet vendore të vitit 2003 brënda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi Presidenti i Republikës cakton me dekret datën e zgjedhjeve në periudhën 12-26 tetor 2003“.

    2.Çështja e listave  të zgjedhësve.

Në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor procesi i hartimit dhe miratimit
 të listave të zgjedhësve kalon në tre faza kryesore.
a-Përditësimi i listave
b-Shpallja e listave paraprake
c-shpallja e listave përfundimtare.
Duke qënë se afatet e parashikuar në Kodin Zgjedhor në fuqi  për shpalljen e listave paraprake zgjedhore kanë kaluar pasi sipas nenit 55/4 të Kodit Zgjedhor ato duhet të ishin shpallur jo më vonë se 6 muaj nga data e përfundimit të mandatit të organeve ekzistuese lokale është e domosdoshme  hartimi i një dispozite kalimtare  për zgjedhjet e vendore  në Kodin Zgjedhor e cila do të parashikojë afatet gjatë të cilave do të realizohen këto tre faza të procesit të hartimit të listave.
Për këtë qëllim propozojmë  miratimin e nenit 64/2 ku do të parashikohet
a)brënda 3 javëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji zyrat e gjendjes civile do të kryejnë përditësimin e listave.
b) kryetarët e njësive të qeverisjes vendore si i vetmi autoritet që ngarkon ligji në fuqi me hartimin dhe shpalljen e listave të zgjedhësve pas përditësimit të listave shpallin listat paraprake në vende të dukshmepublike dhe me hyrje të lirë për shtetasit.Gjatë kësaj faze çdo zgjedhës verifikon praninë e tij në listat paraprake.Ky proces propozojmë që të kryet brënda tre javëve pas përditësimit të listave.
c)pas përfundimit të këtij procesi Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore
shpallin listat përfundimtare të cilat në bazë të nenit 59/2 të Kodit Zgjedhor
25 ditë para datës së zgjedhjeve  u dërgohen KZQV.
Respektimi i këtyre afateve i cili do të garantante hartimin e listave të sakta dhe të pakontestueshme tejkalon datën 20 janar të shpallur si ditë zgjedhjesh nga Presidenti i Republikës duke bër më të mundshme datën 20 shkurt 2007si datë për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Zhbllokimi i kësaj situate për shkak të  tejkalimit të të gjitha afateve të tjera të parashikuara në Kodin Zgjedhor në fuqi zgjidhet nëpërmjet paketës së ndryshimeve ligjore që opozita i ka paraqitur tashmë Kuvendit të Shqipërisë dhe pret miratimin e saj sa më parë.

3.Çështja e certifikatave si dokument identifikimi për zgjedhje.

Duke vlërsuar rekomandimin e OSBE-ODHIR pas zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë të viti 2005 si dhe gadishmerinë e shprehur nga mazhoranca dhe kryeministri Berisha lidhur me dokumentat e identifikimit të zgjedhësve dhe normimin ligjor të disa aspekteve të dokumentave identifikues dhe rregjimit të kontrollit të saktesisë  së tyre duke parë se një numër i madh zgjedhësish përdorin si dokument identifikimi gjatë procesit të votimit certifikatat e lindjes në mungesë të kartave të identitetit dhe për shkak të pamundësisë së përdorimit të certifikatave aktuale propozojmë që në nenin 100 gërma „a/i“ të Kodit Zgjedhor të bëhet ky ndryshim:
 i)certifikatë lindje me fotografi e prodhuar posaçërisht për zgjedhje e cila duhet të jetë lëshuar jo më parë së data e shpalljes së listave paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet e radhës.Certifikata duhet të jetë lëshuar nga njësia vendore ku zgjedhësi figuron në listën e zgjedhësve dhe të jetë sipas modelit (formë+përmasë) të miratuar më votat e jo me pak se 6 anëtarve të KQZ.

4.C&eu
ml;shtja e miratimit të paketës së ndryshimeve  në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Për sa më lart propozojmë: Brënda datës 28.12.2006 Kuvendi i Shqipërisë të miratojë më konsensus paketën e ndryshimeve të dispozitave të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të propozuara nga opozita.

0x323030362d31322d3230 12:33)”