15 Feb Deklaratë: Edmond Haxhinasto-Kryetari i KDK-se
Deklaratë: Edmond Haxhinasto-Kryetari i KDK-se Deklaratë: Edmond Haxhinasto
Dëshiroj të përshëndes fillimin nga parlamenti të shqyrtimit dhe miratimit të projekt-ligjeve me përmbajtje të theksuar sociale siç ishte ai i uljes së moshës së pensionit për minatorët që ka qene një nga kërkesë e vazhdueshme e tyre dhe detyrim për këtë shtresë që punon në kushte tejet të vështira.
Sigurisht që ky ligj do të pasohet edhe nga të tjerë si Ligji për moshën e tretë miratimi i të cilit është pjesë e programit të qeverisë së re edhe që do të forcojë dimensionin social të saj.
Qeveria e Integrimi Evropian edhe mazhoranca e re parlamentare do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale në realizimin e detyrimeve edhe premtimeve ndaj zgjedhësve dhe në avancimin e axhendës së reformave sociale dhe integruese të vendit.
I mbetet opozitës të vendos nëse do të jetë pjesë e këtyre reformave apo do të mbetet jashtë tyre pavarësisht zërave gjithnjë e më të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtar për t’u kthyer në parlament. 0x323030392d30392d3330 13:44)