15 Feb Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Vasili: Mbështesim të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror i drejtuar nga Kryeministri
—
Sot Shqipëria kalon një moment të veçantë dhe të rëndësishëm lidhur me përhapjen e gripit të derrit edhe në vendin tonë.
Ne mbështesim të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror i drejtuar nga Kryeministri.
Situtata kërkon një vëmendje të veçantë kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv veçanërisht me kontrollin në pikat kufitare ato ajrore dhe ato detare.
Media do të duhet që të jetë sot më e kujdesshme se asnjëherë dhe do të ishte e udhës të punonte sa më shumë me informacione të karakterit zyrtar sepse specifikat e kësaj lloj pandemie të paverifikuara kurrë më parë kërkojnë kujdes te veçantë sepse si alarmizmi pa vend ashtu edhe nënvleftësimi do të ishin njëlloj të rrezikshme.
Do të duhet edhe intensifikim akoma më i madh i promocionit dhe format e komunikimit mediatik sepse sot qytetarët kanë këtë mundësi kryesore.
Shërbimi shëndesor veçanërisht duhet të jetë në gadishmëri të plotë veçanërisht ai parësor i cili komunikon me një numër të madh qytetaresh si dhe do të duhet të komunikojmë me të gjithë familjet të cilat kanë nën mbulim për të informuar gjerësisht ata. 0x323030392d30372d3231 15:00)