Deklarate per shtyp mbajtur nga Nën/Kryetarja Filloreta Kodra

Deklarate per shtyp mbajtur nga Nën/Kryetarja Filloreta Kodra

” Deklarate per shtyp mbajtur nga Nën/Kryetarja Filloreta Kodra Lëvizja Socialiste per Integrim konstaton me shqetësim se si rezultat i keqqeverisjes ekonomia është në pragun e një krize me pasoja të rënda në radhë të parë për qytetarët shqiptarë.
Jemi të shqetësuar për terrin informative të kësaj qeverie dhe për këtë arsye jemi të detyruar tu drejtohemi burimeve të besueshme e të paanëshme sic është BNK Botërore
1.    Performanca e perkeqesuar në Humbjet dhe te Ardhurave te mbledhura

a.    Humbjet jane rritur ne nivelin 44.4% krahasuar me 37.4% te programuara ne Planin e Veprimit afat-mesem 2006-2008 ndermjet Bankes Boterore dhe qeverise aktuale.
b.    Te ardhurat jane realizuar ne nivelin 75.2% pra me ulet kundrejt objektivit prej 88.2%. Ne kete perkeqesim goditjen e ka dhene realizimi i ulet i ketyre treguesve gjate dy muajve te fundit.

2.    Per te gjitha keto shprehet shqetesimi serioz i Bankes Boterore  si per ecurine e procesit ashtu edhe per strukturen perfundimtare te tarifave duke theksuar nivelin e larte te riskut te kesaj strategjie qe do te gjeneroje nje sere konseguencash negative:

•    hap mbrapa ne marredheniet ndermjet Qeverise dhe Bankes per dialogun ne kete sektor kritik.
•    Nga ana e Bankes Boterore gjithmone eshte insistuar ne axhustime graduale te struktures se tarifave per tu paguar nga konsumatoret me qellim shmangjen e rendimit dhe diferencimit social si dhe minimizimin e impakteve negative ne humbje dhe mbledhje te te ardhurave.
•    Qeveria ka deklaruar sigurimin e mbeshtetjes sociale nepermjet faturave te energjise per rreth 270.000 konsumatore si shtrese sociale zbatimi real evidentoi mos arritje te objektivit ne afatin Korrik 2006
•    Banka Boterore eshte kritike dhe e shqetesuar lidhur me alokimin e burimeve financiare buxhetore te energjise qe arrijne ne 15 milion dollare ne vit.

3.    Pervec kesaj edhe sikur skema e mbeshtetjes sociale te zbatohet e plote dhe ne kohe
o    do te rezultojne mbi 330.000 konsumatore faturat e te cileve do te rriten nga 20% deri ne 55% dhe qe gjithashtu nuk mund te mbulohen nga kjo skeme.
o    Kjo situate do te gjeneroje vjedhje dhe mos-pagesa te cilat gjithashtu do te cojne ne shtremberime te metejshme sa i takon humbjeve dhe performances se vjeljes se te ardhurave.
o    Dhe akoma me keq nese skema e asistences sociale nuk do te mund te zbatohet ne kohe te gjithe risqet e listuara do te thellohen ndjeshem.

•    kalimi ne vetem nje nivel tarifash qe eshte (1) më ulet se kostoja e gazit te lengshem dhe nga ana tjeter (2) niveli shume i ulët i pagesave ne energji krahasuar me pagesen ne avance te gazit te lengshem sjell detyrimisht per pasoje rritje te perdorimit nga konsumatoret e energjise per ngrohje duke u shoqeruar me nje sere konseguencash negative.

Borxhet.     Nje borxh i ri prej 330 milion lekë eshte krijuar vetem gjate 4-mujorit te pare te ketij viti.  

Matesat     Misioni shpreh shume shqetesim lidhur me progresin e pajisjes se popullates me matesa elektrike dhe menaxhimin e projekteve te huaja nga ana e qeverise per kete qellim. Kjo situate eshte tejet e ndryshme ne krahasim me sa eshte shprehur qeveria lidhur me objektivin e sigurimit me matesa per te gjithe konsumatoret proces qe do te perfundoje sipas tyre ne fund te vitit 2006.

0x323030362d31302d3130 14:40)”