Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI deputetit Dritan Prifti Prifti: Ne do të kemi dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ri qeverisës 2010 Ne do të përfshijmë në këtë buxhet disa nga propozimet tona më konkretisht përfshirjen e një fondi të veçantë garancie për sistemin bankar për të rritur kreditimin në sektorin bujqësor dhe në atë energjetik në vend

Në emër të LSI-së jam sot para opinionit publik lidhur me raportin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë  në lidhje me përmirësimin e kreditimit të ekonomisë në vend. Guvernatori në fakt ka dhënë disa nota optimiste për ekonominë ai ka folur për një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë për të njëjtën periudhë të vitit 2008 të paktën për kreditimin për biznesin.

Kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe inkurajuar për bankat për të vazhduar kreditimin e biznesit dhe të individëve nëse do të ishte e mundur që të kemi mundësi që ekonomia shqiptare të dalë nga kriza e cila është ndikuar dhe nga kriza ekonomike botërore.

LSI-ja po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë që në momentin që të mblidhet Parlamenti dhe do të krijohet Qeveria e re ne të kemi mundësi që të kontribuojmë në këtë qeverisje për t’u shkëputur përfundimisht nga kriza dhe nga efektet e krizës në vend.

Ne do të kemi dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ri qeverisës 2010 pavarësisht se ai tashmë ka filluar të përpunohet në Ministrinë e Financave dhe ministri të tjera por me krijimin e Qeverisë së re ne do fillojmë të kontribuojmë për të futur në këtë buxhet disa elementë të nevojshëm që ka LSI-ja në programin e saj.

Ne do të përfshijmë në këtë buxhet disa nga propozimet tona në këtë program më konkretisht përfshirjen e një fondi të veçantë garancie për sistemin bankar për të rritur kreditimin në sektorin bujqësor dhe në atë energjetik në vend.

Mendojmë se këta dy sektorë janë dy shtyllat kryesore ku rritja e kredisë mund të ketë ndikim të menjëhershëm për zbutjen e krizës dhe tejkalimin e kësaj  krize.

Fshati shqiptar është në një gjendje shumë të vështirë dhe si pasojë e krizës globale dhe si pasojë e mungesës së investimeve afatgjata në  bujqësi ndaj ne mendojmë që hapja e këtij fondi garancie nga ana e buxhetit të shtetit dhe Qeverisë për të stimuluar investimin në sektorin e bujqësisë blegtorisë apo në industrinë ushqimore do të ndihmojë fshatin shqiptar të kalojë këtë situatë krize.

E njëjta gjë është dhe në sistemin energjetik. Janë dhënë sot afro 100 koncesione  të ndryshme për hidrocentrale dhe ka filluar ndërtimi i dy apo i tre prej tyre. Pra ka një nivel shumë të ulët të investimeve në këtë sektor dhe krijimi i këtij fondi garancie bankare për këtë sektor do të nxisë investimet në këtë fushë.
Ne në fillimin e qeverisjes së re do fillojmë të kontribuojmë seriozisht si një forcë e majtë dhe socialiste në një Qeveri të përbashkët me të djathtën për të futur elementë të mbrojtjes shoqërore për të futur elementë të nxitjes së investimeve të nxitjes së kreditimeve në mënyrë që ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që është e prekur nga kriza të ketë mundësi të ketë dorën e shtetit për të kaluar këtë situatë. 0x323030392d30372d3239 16:15)