16 Feb Deklarate e nenkryetares se LSI znj. Filloreta Kodra
Deklarate e nenkryetares se LSI znj. Filloreta Kodra Deklarate: Filloreta Kodra.
N/Kryetare e LSI.
LSI ka patur një program social me objektiva të përcaktuar qartë sidomos për mbrojtjen dhe zhvillimin e shtresave në nevojë duke filluar që nga fëmijët e deri tek mosha e tretë.
Koalicioni PD/LSI beri te mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës për të cilët është bërë punë konkrete disa prej tyre kanë filluar të zbatohen të tjerë janë në rrugën e zgjidhjes;
I. Fëmijët
Mbrojtja e te drejtave te fëmijëve tashme realizohet nga struktura te veçanta institucionale përvec ministrise se punës;
Miratimi i Projektligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijëve ben te mundur punen sistematike per zhvillimin e femijeve dhe sidomos per eliminimin e punes se femijeve në Shqipëri
II. Gratë
Mbështetja e grave dhe krijimi i mundesive per punesim te tyre ka qene një prej prioriteteve te programit të LSI tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për nxitjen e biznseve të grave dhe punësimin e tyre.
Me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje që vazhdon të marri jetë njerëzish është ngritur qendra e parë publike kombëtare për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.
Ministria e Punes Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barbarta prej majit 2010 në mënyrë sistematike mbledh dhe monitoron të dhëna mbi statusin e grave si një mjet për monitorimin e angazhimeve të qeverisë së Shqipërisë mbi barazinë gjinore dhe të drejtat njerëzore të grave.
III. Personat me aftësi të kufizuara;
U miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1201 datë 03.12.2009 “Për miratimin në parim të Konventës së OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar” që i hapi rrugën nënshkrimit të konventës së OKB ratifikimi i kësaj konvente nga parlamenti shqiptar që pritet nga fillimi i vitit 2011 i hap rrugën përmirësimit të kushteve të gjithanëshme dhe integrimin e kësaj kategorie në shoqërinë shqiptare.
Ka filluar puna për rishikimin e Ndihmës Ekonomike për ta adresuar më mirë drejt shtresave më në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.
IV. Romët:
Qeveria ka miratuar planin e veprimit te dekades rome; duke i kushtuar rëndësi:
Forcimit të bashkepunimit ndermjet pushtetit vendor dhe komunitetit rom
rritjes së numrit të fëmijëve romë në kopshte dhe në shkolla; repektivisht 659 fëmijë të moshës 3-5 vjec shkojnë në kophte ndëra 165 fëmijë që kanë ndjekur arimin parahkollor do të vazhdojnë shkollën në arsimin e detyruara 9-vjecar.
Rimbursimit të plotë të teksteve shkollore per fëmijët romë; rritjes së numrit të studentëve romë ( 2009/2010 janë regjistruar në universitet 30 fëmijë romë)
Rritjes së kujdesit për shëndetin e fëmijëve romë ndër to edhe vaksinimi i tyre;
Si dhe Edukimi dhe bashkëpunimi me strukturat e policisë kundër trafikimit
V. Pagat
Rritja e pagave si burim i mirëqenies së qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet i LSI dhe i qeverisë së koalicionit;
Pagat e mjekëve rriten me 11 përqind; e infermierëve me 9 përqind; rrogat e mësuesve do të rriten me 6 përqind. Pagat e ushtarakëve nga 4 deri në 5.2 përqind.
Pagat e ulëta rriten me 10 përqind
VI. Pensionet
Të ardhurat totale mujore për pensionin e plotë minimal të pleqërisë llogariten jo më pak se 12840 lekë në muaj.
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit: nga 21052 lekë dhe behen 21880 lekë/muaj
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit: ishte 7234 lekë dhe bëhet 7870 lekë /muaj
Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit: behen 10890 leke muaj.
Në këtë llogaritje nuk përfshihen ata pensionistë të cilët përfitojnë kompensimin e energjisë prej 640L/muaj
Projekt Ligjin “Për statusin e moshës së tretë” nismë e LSI është nisur për mendim në ministritë e linjës dhe bëhet gati për tu dërguar në Këshillin e Ministrave për miratim.
Vazhdon puna për realizimin e marrëveshjeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore përvec turqisë me të cilën është nënshkruar marrëveshja ka filluar negocimi me Belgjikën e Hungarinë 0x323031302d30372d3131 Filloreta Kodra.jpg 18:44)