Deklarate e mbajtur Mbajtur nga Nen/kryetarja e LSI Filloreta Kodra

Deklarate e mbajtur Mbajtur nga Nen/kryetarja e LSI Filloreta Kodra

” Deklarate e mbajtur Mbajtur nga Nen/kryetarja e LSI Filloreta Kodra LSI shpreh para gjithë opinionit publik shqetësimin tashmë të vërtetuar se reforma “Berisha” për administratën e vogël ka dështuar plotësisht dhe është shndruar në një problem  me kosto të lartë për shtetin shqiptar.

Reforma në administratë e qeverise Berisha është një spastrim ilegal i bazuar në kriterin e vetëm besnikërinë ndaj partisë. Me veprimet antiligjore në shkelje flagrante të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi kjo qeveri po vepron arbitrarisht ne dem te qytetareve. ka tejkaluar nenit 24/1 në vitin 1994.

Megjithë faktet e shumta për  dëmin që u ka shkaktuar institucioneve  shqiptare kjo qeveri vazhdon të qëndrojë kokëfortë në mos zbatimin e ligjit

Largimet masive e të pamotivuara shoqërohen me bllokimin e informacionit dhe mbylljen e të gjitha mundësive për të patur akses në veprimet qeveritare. Kjo është  tentativë e qeverisë për largimin e përgjegjësisë në shkatërrimin e administratës shqiptare.
“Departamenti i Administrates Publike ka ndermarre se fundi nje iniciative te gjere e cila synon te ktheje rubriken e vendeve vakante te faqes zyrtare se internetit ne nje portal gjitheperfshires ku te reklamohen jo vetem vendet e lira per institucionet qendrore te administrates shteterore (Kryeministri dhe ministrite e linjes) por edhe ato te institucioneve te tjera shteterore pjese e administrates te cilat deri tani kane operuar ne menyre te pavarur per reklamimin e vendeve te lira”. Njoftime për të gjithë dhe përgjegjësi për asnjë.

Ndersa deklarohet se nuk ka mundësi për sistemimin e punonjësve në listë pritje strukturat e ministrive po ndryshohen duke u rritur dhe për këto veprime nuk ka asnjë njoftim. Siti i DAP për këtë pjesë të veprimit qeveritar është I mbyllur. Nga informacionet ëe ne kemi Ministria e Financave ka rritur numrin e punonjësve të Auditit Ministria e Punëve Publike e Turizmit po ashtu.

Departamentit të Administratës Publike i është kufizuar pavarësia ( duke e vënë plotësisht në varësi të ministrisë së brendëshme) dhe i janë ngushtuar kompetencat.  Drejtori i Departamentit të Administratës Publike është vetë një nëpunës me kontratë të cilën e ka miratuar vetë ai! ( me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendëshme i emëruar edhe ky në kundërshtim me ligjin  shkresa e MB nr. 1643 datë 6.6. 2006)

Është mbyllur siti në internet i vendeve të lira duke u zëvendësuar me një portal I vendeve të lira që nuk jep asnjë njoftim. Njoftimet nuk bëhen në të përditëshme

Numri i punonjësve të larguar nga puna si pasojë e ristrukturimit është 631 vete ne administraten qendrore te regjistruara. ( ankesa të regjistruara në Komisionin e Shërbimit Civil nga të cilat të pranuar nga KSHC – 393 vetë) Numri është shume me I madh per shkak se jot e gjithe ankohen ndersa marrin pagesen vjetore qe u takon me ligj.

Ka një numër shumë më të madh të larguarish nga administratat e pushtetit vendor. Kjo qeveri ka filluar edhe zbatimin e një taktike “të re “ për largimin e punonjësve duke i transferuar ata në qytete larg vendbanimit pa u siguruar mjetet e nevojëshme për të përballuar këtë “transferim”. Në këtë mënyrë punonjësit me pagë mesatare mujore 15 mijë lekë  te shkojnë në qytete larg vend banimit të tyre duke u detyruar në këtë mënyrë  të lenë punën për shkak se nuk përballojnë shpenzimet me të ardhurat.

Përvec shpenzimeve të rritura të drejtpërdrejta shtetit shqiptar I është shkaktuar edhe një dëm ekonomik indirekt:

(a)Investimet publike për 9 mujorin e vitit 2006 jane realizuar vetëm 32% të planit vjetor. 11 miliardë leke nga 34 miliarde leke që është plani vjetor. Kjo është pasojë direkte e mungesës së profesionalizmit të nëpunësve që punojnë në këtë sector sin ë ministrinë e financave ashtu edhe në ministritë e linjës dhe në pushtetin vendor;

(b)Niveli i korrupsionit në administratë jo vetëm nuk është ulur por ankesat nga qytetarët për shërbimet publike kanë ardhur në rritje.

Për sa i përket projekt buxhetit 2007 ka një terr informativ total. Ndëkohë që programi financiar i një viti është aksioni më i madh i një vendi e që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe taksapaguesve.

Pensionet

Demagogjia e Berishes nuk mund të mbulohet me rritjet  fiktive qe deklarohen herë pas herë.

Rritja e deklaruar për I nëntorin është vetëm për rillogaritja e pensionit për ata persona që kanë dalë në pension në vitin 1994 dhe janë rreth 10 000 vetë.

Për vitin 2006 pensionet janë rritur vetëm 52% dhe jo 20%

Një pensionist merr në dorë faktikisht vetëm 10pensione nga 12 që duhet të marri

0x323030362d31302d3232 14:52)”