Deklarate e Kryetarit te LSI-Meta

Deklarate e Kryetarit te LSI-Meta

” Deklarate e Kryetarit te LSI-Meta si reagim mbi deklaraten e Besnik Mustafajt… Mendoj se kjo është një deklaratë e nxituar që bëhet në kushtet e hipotezave të ndryshme që hidhen lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Unë besoj se në çdo rast Shqipëria nuk mund të ndryshojë qëndrimin e saj në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Maqedonisë gjë që e ka bërë që në shpallje të këtij vendi si i pavarur dhe po kështu unë besoj se është në interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve që të mos flasim dhe as të mos përgjigjemi me ndryshime kufijsh por të vazhdojmë me atë politikë e cila synon heqjen e kufijve në Ballkan dhe në integrimin e të gjithë vendeve dhe rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo mendoj se është përgjigjia më e mirë ndaj çdo lloj aludimi që mund të bëhet me cënimin e tërësisë territoriale të Kosovës në momentin e përcaktimit të statusit të saj final.  0x323030362d30332d3135 11:23)”