Deklarata e zv.Kryetarit të LSI-së

Deklarata e zv.Kryetarit të LSI-së

” Deklarata e zv.Kryetarit të LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi lidhur me vendimin e qeverisë për emërimin e ambasadorëve Vendimi i fundit i qeverisë lidhur me emërimin e ambasadorëve duke kapërcyer institucionin e presidentit pra për të caktuar ambasadorët pa marrë paraprakisht miratimin sovran të Presidentit të Republikës më duket se është një vendim shumë i gabuar që godet drejtëpërsëdrejti dinjitetin e shtetit dhe imazhin e vendit. Mos harrojmë që diplomacia shërbimi diplomatik është ai që është në rendin e parë në vijën e parë të imazhit të prezantimit të vendit. Mua më duket se ky vendim lind nga një koncept i gabuar për shtetin do të thosha nga një koncept esadist apo bazhibozhuk i shtetit sipas të cilit nuk vlejnë normat ligjet dhe interesat e vendit por vlejnë marrdhëniet apo sensibilitetet personale që kanë njëri apo tjetri.
Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e dënojmë këtë hap të ri të qeverisë i cili dëmton rëndë imazhin dhe dinjitetin e vendit. Ne do të bëjmë të gjitha hapat e duhura institucionale në mënyrë që të mos kalojë ky vendim i cili e ul edhe njëherë dinjitetin e vendit dhe prestigjin e shtetit shqiptar por edhe qeverisë shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtar.

Pyetje

Zoti Xhufi sipas jush përse goditet institucioni i presidenti kur sipas vendimit të qeverisë thuhet se më parë do të jetë agrementi i shteteve ku emërohet ambasadori dhe më pas presidenti ka të drejtën që ti emërojë ata?

Pikërisht ka një arësye të madhe e cila kërkon që përveç ministrit të jashtëm dhe kryeministrit edhe presidenti të jap miratimin e tij për caktimin e ambasadorëve. Ambasadori është autoriteti më i lartë që prezanton vendin jashtë dhe sigurisht presidenti nuk mund të kapërcehet. Nëqoftëse merret agrimenti ose mendimi i shtetit pritës para atij të presidentit kemi të bëjmë me një tentativë për të reduktuar për të emargjinalizuar pozicionin e presidentit dhe në analizë të fundit kemi të bëjmë me një gjest i cili ul vërtet imazhin e vendit. Nuk mund të ndodh një hap i tillë. Ka mënyra të tjera informale. Nga shteti pritës ti mund të marrësh një miratim informal pa kërkuar agrimentin. Natyrisht që është një gjë që ndodh por që kjo qeveri nuk e ka bërë për fat të keq me caktimet me emërimet e dështuara të ambasadorëve që ka bërë në muajt paraardhës. Institucioni i presidentit është i shenjtë. Presidenti prezanton autoritetin dhe unitetin e vendit kështu që nuk mund të kapërcehet. Mua më duket se është një lëvizje që niset edhe nga koncepete jokorrekte për shtetin. Këto janë koncepte esadiste sepse në historinë e Shqipërisë vetëm Esad Pashën gjej që të bënte gjeste të tilla arrogante dhe që dëmtonin interesat e vendit. Këto lëvizje nisen edhe nga sensibilitete personale të marrdhënieve me institucionin e presidentit të cilat nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë dhe nuk duhet të zënë vend në lëvizjet që bën qeveria.

Pyetje

Sipas jush a ka shembuj të tillë në Europë?

Shembuj të tillë unë nuk di që të ketë në Europë. E thashë edhe pak më parë që ka mënyra të tjera informale për të kërkuar miratimin e vendeve pritëse. Dhe kjo është e drejtë që të bëhet sidomos për vendet me të cilat ne kemi marrdhënie speciale dhe specifike. Por në asnjë mënyrë që para se të dalë miratimi nga presidenti të kërkohet miratimi i vendit pritës. Dhe ajo që është më e keqja kërkohet miratimi në mënyrë institucionale kërkohet agrimenti pra jo një miratim informal që do të ishte me vend sidomos për vendet kryesore. Një gjë e tillë nuk është bërë. Ne kemi përjetuar këto muaj faktin që ka patur emërime të ambasadorëve të cilat kanë dështuar sepse nuk ka patur një kolaudim si të thuash me partnerët e huaj qoftë edhe për figura të veçanta. 0x323030362d30322d3233 11:19)”