13 Feb Deklarata e Zv.Kryetari i LSI
Deklarata e Zv.Kryetari i LSI z.Pëllumb Xhufi
Xhufi: Për rrjedhojë në gjykimin tonë vendimi i fundit i qeverisë është i destinuar të shtojë konfuzionin nga njëra anë dhe nga ana tjetër rrezikon që të demotivojë më tutje qytetarët për tu përfshirë në proces dhe për tu pajisur me kartat e identitetit. Duke konsideruar këta faktorë të mësipërm si dhe momentin në të cilën ne ndodhemi pasi nuk ka më kohë për të gjetur apo për të shpikur zgjidhje të tjera eksperimentale LSI është e mendimit që duhet gjetur një zgjidhje e fundit e vetme një zgjidhje e shpejtë radikale gjithëpërfshirëse.
******************
Kemi dalë para jush sot për të përcjellë atë që sot është shqetësimi i gjithë politikët por që ka qenë që në vitin 2005 shqetësim i LSI. E kam fjalën për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet e reja. Dje qeveria ka marrë një vendim i cili sanksionon shpërndarjen falas të kartave të identitetit për pak kategori qytetarësh si dhe uljen e tarifave për kategori të tjera. Vendimi në vetvete mund të konsiderohet pozitiv pavarësisht se në gjykimin tonë lë jashtë trajtimit disa kategori të tjera siç është ajo e familjarëve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës në mbrojtje të shtetit të ligjit dhe të qytetarëve apo dhe të kujdestarët që merren me përkujdesjen për personat me aftë të kufizuar si dhe kategori të tjera.
Gjithsesi kemi të bëjmë me vendimin e tretë brenda pak javësh gjë që flet për papërgjegjshmërinë e qeverisë si dhe për frymën e spontanitetit që ka karakterizuar këtë proces procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti i cili është jetik dhe vendimtar për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.
Për rrjedhojë në gjykimin tonë vendimi i fundit i qeverisë është i destinuar të shtojë konfuzionin nga njëra anë dhe nga ana tjetër rrezikon që të demotivojë më tutje qytetarët për tu përfshirë në proces dhe për tu pajisur me kartat e identitetit. Duke konsideruar këta faktorë të mësipërm si dhe momentin në të cilën ne ndodhemi pasi nuk ka më kohë për të gjetur apo për të shpikur zgjidhje të tjera eksperimentale LSI është e mendimit që duhet gjetur një zgjidhje e fundit e vetme një zgjidhje e shpejtë radikale gjithëpërfshirëse. Në gjykimin tonë një zgjidhje e tillë do të ishte më e përshtatshmja dhe gjëja kryesore që duhet bërë është ajo që procesi i pajisjes me karta identiteti të mos lidhet me pagesën e tarifës. Ne gjykojmë se shteti dhe qeveria i ka të gjitha mundësitë që pagesa të bëhet në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur në një moment të dytë.
Së fundi duke pasur parasysh që ka pasur edhe deklarata nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilat në gjykimin tonë gjithashtu nuk kanë ndihmuar për të ndihmuar dhe mbështetur procesin ne jemi të mendimit që për problemin tepër akut dhe tepër vendimtar për suksesin e zgjedhjeve pra për problemin e pajisjes me karta identiteti duhet dhe urohet që të shprehen dhe organizmat e specializuara për proceset zgjedhore siç është OSBE-ODIHR i cili duke u nisur dhe nga përvojat në vendet e tjera në demokraci në tranzicion do të mund të ofronte dhe ai një zgjidhje e cila mund të bëhej një zgjidhje që do të përqafohej nga e gjitha politika shqiptare.
Zoti Xhufi a mund të na e sqaroni dhe një herë zgjidhjen e fundit që propozuat?
Zgjidhja e fundit të cilën ne e kemi theksuar edhe më parë është ajo e shpërndarjes dhe pajisjes me karta identiteti pa e lidhur procesin me pagesën. Falas në kuptimin imediat. Në gjykojmë pastaj që në një moment të dytë shteti i ka të gjitha mundësitë që t’ia nënshtrojnë pagesën qytetarëve kategorive të ndryshme me një bazë të drejtë në bazë të të ardhurave por kjo natyrisht do kohën e saj. Ajo që bëhet sot është ndarja e shoqërisë shqiptare në disa kategori pasi mund të them se ajo që karakterizon shoqërinë shqiptare për fat të keq është informaliteti dhe është shumë e vështirë sot me nxitim të bësh një ndarje të kategorive të ndryshme të qytetarëve shqiptarë. Dhe këtu qëndron vështirësia përveç faktit që nuk ka pasur një koherencë nga politikat e qeverisë nuk ka pasur një qëndrim në një vendim të pjekur të menduar dhe të ndarë dhe me opozitën në lidhje me kartat e identitetit gjë që ka sjellë vërtet konfuzion dhe askush nuk e di sot nga qytetarët shqiptarë kush do të paguajë 3 mijë lekë kush 2 mijë lekë apo kush nuk do të paguajë fare. Në këto kushte duke pasur parasysh që nuk ka më kohë realisht për të bërë dhe për gjetur zgjidhje të ndërmjetme apo zgjidhje të përkohshme ajo që do ta zgjidhte përfundimisht problemin është pikërisht shpërndarja falas e kartave të identitetit. Pastaj shteti si në çdo vend të qytetëruar ka mënyrat e veta për të vjelur të ardhurat që duhet të vileshin nga shpërndarja e kartave.
0x323030392d30332d3330