Deklarata e sotme e Kryetarit te LSI-se

Deklarata e sotme e Kryetarit te LSI-se

Deklarata e sotme e Kryetarit te LSI-seIlir Meta i sapokthyer nga takimi i Komisionit Nderkombetar te Ballkanit qe drejtohet nga ish-kryeministi i Italise Xhuliano Amato mbajtur ne Rome ne dt.8 dhe 9 Maj Deshiroj t’ju informoj se dje u mblodh ne Rome Komisioni Nderkombetar per Ballkanin. Pas publikimit te Raportit te tij “Ballkani ne te Ardhmen e Evropes” vitin e kaluar dhe prezantimit te ketij raporti ne kancelarite kryesore te botes nga Washingtoni Londra Parisi Brukseli Berlini e  Moskea Komisioni u mblodh se fundmi per te shprehur vleresimin e tij per zhvillimet me te fundit ne marredhenien midis Bashkimit Evropian dhe Shqiperise e vendeve te tjera te rajonit te Ballkanit pas takimit te Salzburgut te Ministrave te Jashtem te vendeve te BE-se.
 
Sot edhe me cilesine e anetarit te ketij Komisioni deshiroj t’ju informoj per konkluzionet dhe qendrimet e tij per kete situate te re ne keto marredhenie.
 
Komisioni perseriti vleresimin e tij se Integrimi Evropian eshte e vetmja rruge per te sjelle zhvillim dhe prosperitet ne rajon e per te zgjidhur problemet e tij.
 
U shpreh shqetesimi se si rezultat i referendumeve ne France dhe Hollande udheheqesit evropiane jane terhequr ne politika te cilat ne vend ta tranformojne Ballkanin propozojne vetem menaxhimin e status-quos ekzistuese.
 
Ne Salzburg te Austrise BE u shpreh se integrimi i vendeve te rajonit do te jete ne varesi te aftesise absorbuese te tij pra qe BE nuk eshte gati por dhe as e gatshme per te ofruar perspektiva te besueshme per anetarsim. Hap prapa eshte bere edhe ne drejtim te politikes se liberalizimit te vizave.
 
Komisioni shprehu keqardhje per kete qendrim te BE-se pasi Ballkani eshte rajoni ku BE-je duhet te tregoje qe ka fuqine per te transformuar vendet e tij ne anetare te ardhshem. Kostoja e ruajtjes se gjedjes ekzistuese eshte shume me e larte se kostoja e zgjerimit te BE-se me Ballkanin Perendimor.  
 
Komisioni shprehu shqetesimin se mungesa e perspektives se qarte e te besueshme evropiane per rajonin eshte e rrezikshme dhe pengon zgjidhjen e problemeve te medha te rajonit dhe vecanerisht pavaresimin e Kosoves.
 
Ajo cfare nevojitet sot eshte kthimi te BE-se ne shpirtin e angazhimeve te Selanikut pra nje rruge realiste per anetarsim vendeve dhe shoqerive te vendeve te Ballkanit duke filluar me garantimin e mundesive te arsimimit dhe lirine e levizjes per brezin e ri vecanterisht per studentet dhe per komunitetin e biznesit. Pa keto politika te gjitha perpjekjet e BE-se per te ndertuar besim dhe shprese ne te ardhmen Evropiane te rajonit jane te paracaktuara per te deshtuar.
 
Komisioni kerkoi qe Evropa t’i qendroje premtimeve te saj.
 
Shqiperia pret nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE-ne se shpejti. Para saj shtrohen detyrime te medha per zbatimin e saj dhe per arritjen e standarteve qe kerkon procesi i vazhdueshem i Integrimit. Zgjerimi i BE-se po ben qe niveli i ketyre standarteve te jete gjithnje e me i larte.
 
Pra sfidat e Shqiperise dhe te qeverisjes ne procesin e integrimit jane gjithnje e me te veshtira. Vetem ne pozitat e realizimit te reformave mund te jemi ne gjendje te kerkojme nga BE-ja pershpejtimin e ritmeve te integrimit per te realizuar aspiraten madhore te shqiptareve.
 
 
 
 
 
 
 
Deklarata e plote e Komisionit Nderkombetar te Ballkanit ne Rome….
 
 
Dy vjet pas fillimit te punes dhe nje vit pas publikimit te raportit “ Ballkani ne te Ardhmen e Evropes” Komisioni Nderkombetar mbi Ballkanin mbajti takimin e tij perfundimtar ne datat 8-9 Maj 2006 ne Rome.
 
Ne deklaraten leshur sot anetaret e Komisionit paralajmeruan Bashkimin Evropian rreth rreziqeve qe mund te sjelle mos-dhenia e nje perspektive te qarte per vendet e Ballkanit Perendimor.
 
Deklarata e Romes
 
Ne raportin qe ne publikuam nje vit me pare arritem ne perfundimin se situata e Status-Quo-se ne Ballkanin Perendimor eshte e rrezikshme dhe e paqendrueshme dhe se Integrimi Evropian eshte e vetmja rruge per te sjelle zhvillim dhe prosperitet ne rajon.
Sot pikepamjet tona qendrojne te pandryshueshme.
 
Ne jemi te shqetesuar si pasoje qe udheheqesit Evropiane kane humbur kurajon e tyre per te zbatuar perkushtimet qe ata morren ne 2003 per ta sjelle kete rajon ne Bashkimin Evropian. Te alarmuar nga rezultatet e referendumeve ne France dhe ne Holande mbi ratifikimin e Kushtetutes se Bashkimit Evropian drejtuesit e BE-se jane terhequr ne politika te cilat ne vend ta tranformojne Ballkanin propozojne vetem menaxhimin e status-quo-se.
 
Dy muaj me pare ne Salzburg BE-ja deshtoi per ti siguruar popujt e Ballkanit Perendimor se eshte e perkushtuar ne menyre te pakthyeshme per ti integruar keta sa me shpejt te jete e mundur. Takimi i Salzburgut percoi mesazhin se BE nuk eshte gati por dhe as e gatshme per te ofruar perspektiva te besueshme per anetarsim.
 
Ne ndjejme keqardhje per kete zhvillim te papershtatshem. Ballkani eshte aty ku BE-je duhet te tregoje qe ka fuqine per te transformuar shtetet e dobeta dhe shoqerite e ndara. Kjo eshte e domosdoshme per Ballkanin por jo me pak per BE-ne. Po te mos adoptoje nje strategji te forte hyrje(pranimi) qe integron gjithe vendet e Ballkanit ne Bashkim BE-ja do te qendroje e ngecur si nje fuqi koloniale e pavendosur me shpenzime te medha ne vendet si Kosova Bosnia por dhe Maqedonia. Referendumi i vertete mbi te ardhmen e BE-se do te mbahet ne Ballkan.
 
Me keq-ardhje ne Salzburg data e hyrjes(pranimit) per ata ne Ballkanin Perendimor qe aspirojne per anetaresim ne BE u shty ne te ardhmen e paparashikuar. Vendeve te Ballkanit ju ofrua bisedime per pranim qe nuk mbarojne kurre. Cka perben dhe nje shkelje te premtit eshte se kjo date do te caktohet jo vetem nga gatshmeria nga vendet hyrëse por dhe nga e ashtuquajtura “ kapaciteti absorbues” i BE-se. E verteta eshte se popullsia e vendeve te vogla te Ballkanit eshte rreth 4 % e popullsise se BE-se sot. Sfida nuk eshte e “ kapacitetit absorbues” por e kapacitetit moral te Bashkimit Evropian.
 
Takimi i Salzburgut e ka shnderruar nevojen e politikes per “viza te lira” qe kishin si qellim per te fituar besimin e publikut ne nje premtim te zbehte dhe te jo-terheqes si “lehtesimi i vizave”. Rezultati do te jete nje margjinalizim dhe izolim per rinine ballkanase me mendesi Evropiane per te cilet Evropa sot eshte e ndaluar nga muri i Shengenit. Sic jane gjerat tani vendet si Federata Ruse dhe Ukraina do te gezojne nje regjim vizash me liberalizuar se sa vendet kandidate potenciale per te hyre ne BE qe ndodhen ne Ballkan. Kjo nuk eshte ajo per te cilen Evropa u angazhuar ne Selanik me 2003.
 
Ne kenveshtrimin tone terheqja nga angazhimi i Selanikut dhe i politikave konsesuale qe linden prej tij mund te coje ne zhvillime serioze dhe te demshme ne rajon. Ne mungese te rritjes ekonomike te mjaftueshme te funksionimit te shtetit dhe te nje perspektive te besueshme Evropiane rajoni rrezikon te kthehet nje geto ne periferine e BE-se. Kriza e perspektives Evropiane eshte ne zemer te krizes sot ne Ballkan. Ne rastin e Kosoves mungesa e nje perspektive anetarsimi te besueshme Evropiane largon nje stimul vendimtar per Beogradin dhe Prishtinen per rene dakort per nje zgjidhje.
 
Cfare nevojitet sot eshte nje rikthim i shpirtit te konsensusit te Selanikut 2003 dhe te politikave qe rrodhen prej tij. BE-ja duhet te ofroje nje rruge realiste per anetarsim vendeve dhe shoqerive te Ballkanit. Duhet te zhvilloje politika dhe te garantoje viza te lira mundesi arsimimi dhe liri levizjeje per brezin e ri vecanterisht per studentet si dhe per komunitetin e biznesit ne vendet e Ballkanit Perendimor. Pa keto politika te gjitha perpjekjet e BE-se per te ndertuar besim dhe s
hprese ne te ardhmen Evropiane te rajonit jane te paracaktuara per te deshtuar.
 
Ne presim nga Evropa te mbaje premtimin e saj.
 
 
 
Romë 9 maj Dita e Evropes 2006
  0x323030362d30352d3130 12:55)