16 Feb Deklarata e miratuar nga Pjesëmarrësit e Konferencës së PSE-së mbi Ballkanin
Deklarata e miratuar nga Pjesëmarrësit e Konferencës së PSE-së mbi Ballkanin Sarajevë Bosnie – Hercegovinë
30-31 Mars 2010
Duke përshëndetur mendësinë dhe përpjekjet pro-europiane të rajonit
Ne Socialistët dhe Social – Demokratët Europianë besojmë se paqja siguria dhe Stabiliteti në Ballkanin Perendimor janë më rëndësi jetike. Edhe pse ngjarjet tragjike të së kaluarës së afërme kanë mbetur në kujtesën tonë vendet e rajonit afirmojnë dhe marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe paqësore për popujt e tyre.
Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës ne duam që Viti 2010 të shënojë një fillim të ri për Zgjerimin drejt Ballkanit Perendimor. Në vitet e fundit rajoni ka bërë përparim të ndjeshëm drejt antarësimit në BE duke treguar mendësinë pro-europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor. Serbia Mali i Zi dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë hyrë në rregjimin pa viza të BE-së në muajt e fundit të vitit 2009. Edhe vendet e tjera po bëjnë përparim të mirë drejt të rregjimit të liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit. Shqipëria por dhe Bosnia – Hercegovina mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave qysh në Korrik 2010. Liberalizmi i vizave mbetet shtyllë themelore për aderimin në BE e cila do të inkurajojë mirëkuptimin ndërkulturor kozmopolitan dhe mentalitetin pro-europian në rajon.
Përmirësim të ndjeshëm ka edhe në drejtim të standardeve të të drejtave të njeriut dhe reformave në drejtësi; është rritur respektimi i shtetit ligjor ndërsa procesi i ripajtimit ka bërë hapa të mëdhenj përpara.PSE-ja i mirëpret këto zhvillime premtuese dhe do të drejtojë përpjekjet për të garantuar që qytetarët e BE-së të kenë një imazh të ri me veshtrim përpara për rajonin duke ia lënë ngarkesat emocionale negative të kaluarës. Ata duhet të nxiten për zgjidhjen e sfidave të mbetura në rrugëtimin e tyre drejt antarësimit në BE. Përpjekjet për integrim dhe bashkëpunimi i mëtejshëm rajonal janë thelbësore.
Vizioni ynë: Rajoni dhe Zgjerimi 2014
Për të punuar aktivisht dhe për të frymëzuar të gjithë aktorët për antarësimin në BE kërkohet një vizion i ri për Ballkanin Perendimor. Ky vizion i ri për Europën e re është Zgjerimi 2014.
PSE-ja si familja politike më e përkushtuar Europiane ndaj integrimit Europian të Ballkanit e miraton fuqimisht vizionin për Zgjerimin 2014. Viti 2014 duhet të jetë një gur kilometrik në hartën e rrugë drejt antaresimit në BE duke mbajtur parasysh se disa prej vendeve mund të jenë antarë të BE-së edhe më parë. Kjo e bën atë një datë simbolike që shënon njëqind vjetorin e shpërthimit të Luftës së I Botërore. Kjo është një datë ambicioze por megjithatë e mundshme e cila nënkupton edhe përmbushjen e kritereve të antarësimit të përcaktuara nga ana e BE-së. Udhërrëfyesi i këtij Vizioni është Deklarata e Këshillit Europian të Selanikut 2003 e cila përcakton vlerat e BE-së dhe vazhdimin e Zgjerimit në kuadrin e Procesit të Satbilizmit dhe Asociimit( PSA). Ai bën thirje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe çështjeve përkatëse humanitare si dhe evidentimin e rëndësisë së bashkëpunimit rajonal dhe begatisë ekonomike për stabilitetin rajonal.
PSE-ja ka qenë përfshirë në mënyra aktive në Balkanin Perendimor qysh nga mesi i viteve 90 dhe ka ndërtuar rrjete dhe zhvillime solide me parti politike socialiste dhe social-demokrate. Fitoret e kohëve të fundit zgjedhore të partive socialiste dhe social-demokrate në Ballkanin Perendimnor nxjerrin në pah mentalitetin modern social – demokrat të rajonit dhe ofrojnë një platformë premtuese politike për realizmin e Zgjerimit në vitin 2014. Ky zhvillim duhet mbështetur dhe zhvilluar më tej. PSE-ja me antarësimet e reja dhe përmirësimet e bëra në Kongresin e saj në vitin 2009 është edhe më e përkushtuar dhe me një prani edhe më të madhe në rajon.
PSE-ja e siguron rajonin për mbështetjen dhe solidaritetin e saj. Ne mirëpresim me kënaqësi përpjekjet e rajonit drejt antarësimit në BE. Për zgjidhjen e sfidave të mbetura rajonale është e nevojshme të ndërmerren shumë hapa praktikë. Që të jetë i suksesshëm vizioni ynë i Zgjerimit 2014 duhet të bazohet në shtyllat e mëposhtëme politike:
a. bashkëpunim i plotë i të gjitha partive antare në nivel vendor rajonalkombëtar dhe Europian
b. rregulla të qarta për partite politike transparencë dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit
c. vazhdimi i bashkëpunimit të plotë dhe transparent me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për Ish-Jugosllavinë
d. Një përkushtim të qartë ndaj të drejtave themelore të njeriut mos-diskriminimit dhe politikave multietnike
e. Përmirësimi i përspektivave dhe mbrojtjes të të drejtave themelore të grave. Dimensioni rinor duhet të jetë në tabanin e thelbin e e zhvillimit kombëtar dhe rajonal dhe antarësimin në BE;
f. harmonizimin e përbashkët dhe rajonal legjislativ me Ascuinë e BE-së për krijimin e sistemeve ligjore mbështetur mbi këto vlera.
g. Rrjetëzimi dhe dialogimi ndërmjet fondacioneve politike partiake
në Ballkanin Perendimor për nje rritje të drejtë dhe të gjelbër hapjen e vendeve të punë dhe drejtësi sociale
Kjo strategji politike duhet të mbështetet me politika progresive dhe sociale demokratike për begati rajonale duke patur parasysh Axhendën e BE-së 2020. Shtetet Antare të BE-së dhe rajoni janë goditur nga kriza e përgjithshme financiare. Në kushtet kur njerëzit po humbasin vendet e punës dhe shtimit të pabarazisë shoqërore ne jemi për masa aktive për ta bërë rajonin të aftë për sfidat e së ardhmës. Ballkani Perendimor duhet të jetë i gatshëm për të luajtur një rol aktiv në realizimin e Axhendës BE 2020.
Rritja ekonomike ne rajon nuk duhet të bëhet në dëm të mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm. Ne duam politika që nxisin rritjen e gjelbër. Ne duam zhvillim të qëndrueshëm dhe një pjesëmarrje të drejtë për popullin. Sindikatat që aktualisht janë të dobta duhet të forcohen për të siguruar një objektiv të tilë dhe standarde di
njitoze pune. Ne jemi për një luftë të paepur kundër korrupsionit. Baza më e mirë e mbështetjes për këto strategji mbetet populli shoqëria civile. Prandaj shoqëria civile duhet të fuqizohet. Europa nuk është thjesht dhe vetëm një vend tregu. Përfitimet për njerëzit duhet të jenë në qendër të vëmendjes se çdo konsiderate dhe vendimi politik.
Fondet e BE-së për Ballkanin Perendimor synojnë ristrukturimin ekonomik zvogëlimin e hendeqeve në zhvillimin rajonal përparimin e zonave rurale dhe zbatimin e standardeve të ndryshme teknike. Në këtë kontekst duhet garantuar që njerëzit mirëqënia dhe mundësitë e tyre krahas qëndrueshmërise së mjedisit të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmëndjes. BE-ja mund të përfitojë vetëm nga ekonomitë që ndërtohen mbi novacionin e gjelbër zhvillimin e qëndrueshëm dhe krahun e kualifikuar të punës.
Për këtë qëllim ne kemi nevojë për politika shoqërore zhvillimi duke përfshirë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ne na nevojiten programe për hapjen e vendeve të punës arsim publik trainim dhe novacion të gjelbër. Popujt e këtij rajoni duhet të angazhohen aktivisht në proceset ekonomike dhe politike nëpërmjet rritjes së pronësisë lokale për krijimin e një baze të fuqishme mbështetëse dhe dinamike për antarësimin në BE për begati të gjelbër dhe të drejtë dhe për përballimin e sfidave që kemi përpara. Axhenda e zhvillimit të qëndrueshëm është në të mirën e ndërsjellë të rajonit; kësisoj ajo mund të shërbeje si terren i përbashkët për bashkëpunim rajonal zgjidhjen e dallimeve eksituese dhe pajtimin.
Për një Ballkan Perendimor ekonomikisht të shëndetshëm të gjelbër dhe shoqërisht të drejtë theksojmë politikat në vijim:
a. sigurimi i një dimensioni të fuqishëm social duke kombinuar politikat e punësimit me ato të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale me qëllim që të mbështetet ndryshimi si dhe lufta kundër varfërisë dhe pabarazisë
b. kalimi drejt ekonomive me përdorim të ulët karboni duke garantuar ndërkohë një tranzicion të drejtë për puntorët gjatë këtij procesi
c. nxitja e novacionit kërkimit dhe mësimit gjatë gjithë jetës si motorët kryesorë për hapjen e vendeve të punës. Zhvillimi i treguesve të lidhur me to duhet të garantojë shmangien e hendeqeve të mëdha rajonale.
e. fuqizimi i sindikatave për sigurimin e standardeve dinjitoze pune
f. sigurimi i aksesit universal ndaj shërbimeve publike me cilësi të mirë
g. fuqizimi i shoqërise civile për arritjen e këtyre të mirave publike
Bashkëpunimi i PSE-së në nivel qëndror
PSE-ja ka qenë një force pë paqe dhe tolerancë në rajon. Si mbrojtëse e të drejtave të njeriut bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perendimor në BE në vitin 2014 ne përshëndesim më kënaqësi mentalitetin pro-europian të rajonit. Lidhur me këtë ne e sigurojmë rajonin për mbështetjen miqësinë dhe solidaritetin tonë të fuqishëm. 0x323031302d30332d3330 19:22)