Deklarata e avokatit mbrojtës të Z. Meta

Deklarata e avokatit mbrojtës të Z. Meta

” Deklarata e avokatit mbrojtës të Z. Meta Gëzim Veleshnja

Prokuroria pa prova origjinale.

    Ky është një proces i montuar dhe një lojë politike.

    Prokuroria ka dezinformuar publikun dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën e sotme gjyqësore nga ana e përfaqësuesit të prokurorisë iu kërkua gjykatës që ekspertët e thirrur prej saj të mos u vënë në dispozicion orën në të cilën është realizuar përgjimi Meta-Prifti ora është e  vetmja provë materiale origjinale. Pasi në orë nuk gjendet regjistrimi i fshehtë Meta-Prifti. Gjë që tregon se gjithë ky proces është një proces i montuar dhe një lojë politike. Seanca e sotme konfirmoi njëkohësisht edhe faktin se prokuroria në mënyrë abuzive ka ndikuar në marrjen e vendimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit të z. Ilir Meta.
Ky organ ka dezinformuar publikun dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kur kanë deklaruar në kërkesën e tyre se disponon filmimin origjinal dhe provën origjinale materiale të marra në orën përgjuese. Mungesa e provës origjinale materiale në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale por edhe të praktikave gjyqësore të vendit tonë dhe të vendeve të tjera ndërkombëtare e bën këtë proces të parregullt ligjërisht. Çdo filmim i cili gjendet në objekte të tjera jashtë provës origjinale materiale nuk mund të përdoret me një fuqi treguese në një proces të rregullt gjyqësor.
Si do të procedoni ju avokatët ne seancat e mëtejshme?
Ne presim vendimin e ekspertëve dhe në vartësi të akteve të ekspertimit do të ndërtojmë taktikën mbrojtëse.
Nuk do të ketë një ekspertizë mbi orën origjinale?
Jo nuk do të ketë. Sipas akuzës nuk do të ketë një përgjim mbi orën. Megjithatë gjykata ia vuri në dispozicion orën ekspertëve.
Çfarë mendoni për ekspertët që janë  zgjedhur për të bërë ekspertizën?
Nuk kemi pasur asnjë herë pretendime për sa i takon ekspertëve që do ta bëjnë këtë ekspertizë.

0x323031312d30392d3234 f1Hi620110722112419_22071130.jpg 11:30)”