Shqipëria po përjeton akoma një tranzicion ekonomiko-social të tejzgjatur ndërkohë që po përballet me sfidat e vështira për rritje ekonomike dinamike dhe gjithëpërfshirëse; për reduktimin e pabarazisë dhe varfërisë; si dhe me sfidën e madhe të zhvillimit ekonomik dhe social të qëndrueshëm ku të gjithë të kenë shansin për një jetë më të mirë në vendin tonë.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike progresiste e të majtës së qendrës, e themeluar në vitin 2004.

LSI, që në themelimin e saj, ka dhënë kontribute cilësore për konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve, për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, për forcimin e lirive e të drejtave të qytetarëve.

Punësimi dhe rritja ekonomike, angazhimi i rinisë dhe politikat mbështetëse ndaj saj, mirëqenia e qytetarëve, kanë qënë në thelbin e programeve të saj zgjedhore e qeverisëse.

Ajo shquhet në politikën shqiptare si parti e stabilitetit politik. Ajo ka sjellë kulturën e konsensusit dhe bashkëpunimit politik, duke qëndruar kundër fenomeneve të arrogancës dhe polarizimit politik.

LSI është partia e parë politike që ka sanksionuar në mënyrë statutore barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e rinisë në strukturat e saj dhe në vendim-marrje.

LSI ka dhënë e jep një kontribut të veçantë në promovimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe integrimit të tij mes vetes dhe me Bashkimin Evropian.

LSI e ka rritur në vazhdimësi mbështetjen nga qytetarët e vendit, pasi ajo është një forcë realiste, me zgjidhje konkrete dhe gjithnjë e mban fjalën për atë që premton.