Author: admin-lsi

KlajdaGjosha.01.05.2015

Gjosha: Jam e bindur që znj. Mile ka gjithë vizionin për të sjellë ndryshimin në këtë qytet kaq të bukur

Gjosha: Duke transformuar Pogradecin do të mund të transformohet jeta e qytetarëve, do të ketë një ekonomi më të zhvilluar e më shumë punësim

Gjosha: Unë jam krenare që ne po mbështesim sot një kandidate grua, duke sjellë një energji të re, një shpirt të ri në këto zgjedhje

Mile: Bashkë do të zgjedhim projektet për të zhvilluar Pogradecin, bashkë do t'i zbatojmë dhe po bashkë do të shijojmë frytet e kësaj pune

IlirMeta.01.05.2015

Ilir Meta: 21 qershori, datë shumë e rëndësishme, sepse keni mundësi që t'i jepni jetë dhe nxitje të fortë një projekti të madh dhe transformues të qytetit 'Keti për Shkodrën'

Meta: Projekti "Keti për Shkodrën" është i suksesshëm, sepse është një projekt i nisur nga vetë komuniteti i Shkodrës.

Meta: Votoni për Keti Bazhdarin, që Bashkia e re e Shkodrës të jetë një simbol në të gjithë Shqipërinë i përkushtimit për të arritur standardet evropiane në shërbimin ndaj qytetareve nga Velipoja e deri në Theth
Meta: Është meritë e Ketit që Bashkia e Shkodrës ka garën më të bukur në të gjithë Shqipërinë për 21 qershorin.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Velipojë dhe në aktivitetin e organizuar me këtë rast, "Summer Fest Velipoja 2".

LGI.01.05.2015

Gjosha: Krenare që shoh tre herë më shumë gra dhe vajza se në 2013

Gjosha: Vota juaj në këto zgjedhje është votë për të ardhmen e familjeve tuaja

Gjosha: Njësia nr. 1 mbetet besnike e votës ndaj Lëvizje Socialiste për Integrim

Kryetarja e LGI-së, znj Klajda Gjosha, njëkohësisht edhe e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.

Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, znj. Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.

"Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013.

LRI.27.04.2015

Ilir Meta: Kam ndjekur me vëmendje debatin që është bërë për projektligjin për arsimin e lartë. Drafti i parë ka patur reflektime të rëndësishme

Meta: Qëllimi i këtij projektligji duhet ka të bëjë me një rishikim të gjithë politikës dhe strategjisë tonë për arsimin e lartë që duhet t'i japë fund gjithë asaj praktike të deritanishme. Diploma fiktive kanë cenuar besueshmërinë e arsimit tonë të lartë

Meta: Duhet të jetë një sistem i cili garanton që çdo diplomë që merret të jetë e merituar në mënyrë që t'i shërbejë tregut të punës dhe ti shërbej progresit ekonomik të vendit por edhe progresit ekonomik e social

IlirMeta.25.04.2015

Ilir Meta: Projekte të reja që janë në proces që tregojnë vëmendjen e jashtëzakonshme që ka qeveria e re për zhvillimin e Gjirokastrës

Meta: Këto projekte janë një avantazh i madh edhe për kandidaten tonë të përbashkët për Zamira Rami në drejtimin e Bashkisë së Gjirokastrës

Meta: Kam besim se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që të përshpejtohen ritmet e transformimit të Gjirokastrës dhe të rriten mundësitë e zhvillimit të saj

Meta: Do të apeloja ndaj të gjithë drejtueseve të institucioneve të jeni shembull i përfaqësimit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane në raport me qytetarët

Meta: Është koha për të kuptuar se pushteti bazohet jo vetëm tek vota që jepet ndaj nesh çdo 4 vjet, por te vëmendja që duhet të tregojmë çdo ditë ndaj problemet të tyre

Tepelene.25.04.2015

Ilir Meta: Jam i bindur që hapësira që u jepet bashkive të Tepelenës dhe Memaliajt me ndarjen e re, do t'i japë një frymëmarrje tjetër dhe mundësi të reja

Meta: Besoj që të gjithë bashkë me popullin e Tepelenës, me popullin e Memaliajt do të arrijnë ta fusin Tepelenë-Memaliaj në një rrugë më të shpejtë të progresit dhe sidomos të mirëqenies

Meta: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe unë jam i bindur që Tepelena dhe Memaliaj do ti thotë një "po" shumë të fortë këtij drejtimi sepse e ka zgjedhur vetë në 23 qershor të vitit 2013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u bë edhe prezantimi i kandidatëve të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" për Bashkinë e Tepelenës, z. Tërmet Peçi dhe për Bashkinë e Memaliajt, z. Durim Roshi.

Libohove.25.04.2015

Ilir Meta: Jam i bindur në fitoren e padiskutueshme jo vetëm në Libohovë, jo vetëm në Gjirokastër jo vetëm në Tiranë por edhe në gjithë Shqipërinë

Meta: Ne nuk jemi një alternativë perfekte, por jemi pa asnjë diskutim alternativa, jo vetëm më e mirë, por edhe e vendosur për t'u përmirësuar çdo ditë

Meta: Ne momentin më të vështirë e kemi lënë pas dhe tani jemi duke ecur drejt përmirësimit të qëndrueshëm dhe të sigurt të ekonomisë së vendit

Meta: Kandidatja jonë në Bashkinë e Libohovës do të ketë mbështetjen tonë gjatë 4 viteve në mënyrë të vazhdueshme që të realizojë një transformim të këtij komuniteti dhe të kësaj bashkie të re

IlirMeta.25.04.2015

Ilir Meta: Eksperimenti prej 5 hektarësh i këtij investimi të standardeve më të larta evropiane për kultivimin e luleshtrydhes përfundoi me sukses

Meta: Sfida tashmë është pas këtij suksesi, realizimi i investimit që ka "Alba Fragola" në të paktën 200 hektarë të tjerë brenda dy viteve të ardhshme

Meta: Në dy vite, të paktën 2 mijë banorë të zonës do të punësohen në kultivimin e luleshtrydheve

Meta: Duhet t'iu drejtohemi të gjithë investitorëve vendas të cilët deri tani kanë investuar në ndërtim dhe aktivitete të cilat i kanë humbur avantazhet e dikurshme, që të investojnë në bujqësi

Meta: Investimi në bujqësi është një investim i sigurt, i suksesshëm, është një investim që kthehet shumë shpejt dhe është afatgjatë e i qëndrueshëm

KDK.24.04.2015

Meta: Integrimi është një prioritet i panegociueshëm dhe një proces shumë dimensional që kërkon bashkërendimin e shumë forcave

Meta: Ne nuk kemi 15 kandidatë, ne kemi 61 kandidatë dhe të gjithë për ne janë njësoj në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane

Meta: Kandidatët tanë do të zhvillojnë një fushatë pozitive, jo duke u marrë me ato që garojnë përballë tyre, por duke sjellë një vizion të plotë për zhvillimin e bashkive

Meta: Mazhoranca po ecën në rrugën e duhur dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme që synojnë t'i japin fund informalitetit e të konsolidojnë zbatimin e ligjit.