12 Mar Meta: Integrimi jo peng i llogarive elektorale, kryefjala e politikës të jetë bashkëpunimi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim madhështor dhe mjaft entuziast me mijëra qytetarë të Korçës. Në fjalën e tij z. Meta deklaroi se ky takim i cili konfirmon faktin se LSI-ja është sot një alternativë shumë e rëndësishme dhe shumë e mbështetur në qytetin, në rrethin dhe në mbarë qarkun e Korçës, sepse e ka treguar se është alternativa e së ardhmes, është alternativa e cila garanton stabilitet dhe prosperitet për të gjithë korçarët dhe për të gjithë shqiptarët. “Një falënderim i veçantë i takon gjithë vajzave dhe djemve të LRI-së së Korçës, sepse janë vërtetë të mrekullueshëm dhe unë kam ndjerë kënaqësinë ta ndjek nga afër fuqizimin e LRI-së këtu në Korçë, e cila është një shembull i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes politike të vajzave dhe të djemve të Korçës, i vendosmërisë së tyre për të qenë një zë i fuqishëm vendimmarrës për të ardhmen e këtij komuniteti të mrekullueshëm. Po kështu, dua të falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat kanë bërë të mundur që LGI të jetë një alternativë shumë e mirë për pjesëmarrjen e vajzës e të gruas korçare.