Author: admin-lsi

ilirmeta07042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala.


Z. Meta dhe z. Ayala diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri para zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë takimit, u vlerësua roli i Internacionales Socialiste në shërbim të forcimit të bashkëpunimit mes forcave të majta në Shqipëri dhe u theksua rëndësia që merr në këtë kontekst partneriteti i ri mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste për të garantuar përshpejtimin e ritmeve të integrimit evropian të Shqipërisë.

ilirmeta06042013

300 të rinj e të reja i janë shtuar radhëve të Lëvizjes Rinore për Integrim në  një aktivitet festiv të organizuar nga LRI e Njësisë nr. 2 në Tiranë. I pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga  kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, kryetari i LSI për Njësinë nr. 2, Elez Gjoza, si dhe kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari. Lideri i LSI-së në fjalën e tij përshëndetëse ka deklaruar se LSI është një forcë politike e cila i bashkon të gjithë shqiptarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat e vendit. Sipas tij LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropë.

 “Është kënaqësi të shoh kaq të reja dhe të rinj së bashku, njëkohësisht kaq të bashkuar dhe kaq optimist. LSI është një forcë që i bashkon shqiptarët dhe mbi të gjitha është një forcë që i bashkon të rinjtë. Është një forcë që i bashkon të rinjtë për ndryshim, për një perspektivë më të mirë, dhe për të krijuar mundësi të reja për të gjithë vendin dhe në radhë të parë për veten e tyre për më të rinjtë. Radhët e LSI dhe LRI shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropën dhe i cili do të krijojë më shumë mundësi për të gjithë të rinjtë për një edukim më të mirë dhe në veçanti për një punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz në vendin tonë”, tha ndër të tjera Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

ilirmeta05042013

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot në ambientet e Hotel “Tirana International”, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, (KDK). Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Grupi Parlamentar i LSI-së dhe nga drejtues të tjerë të kësaj force politike. Mbledhja e KDK-së së LSI-së u zhvillua në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet e 23 qershorit, përcaktoi objektivat me qëllimin e vetëm realizimin e një fitoreje të madhe në këto zgjedhje.

LSI organizoi këtë mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar pas disa zhvillimeve të rëndësishme politike të cilat sollën një situatë të re në konfigurimin e skenës politike shqiptare, që lidhet me vendimin e rëndësishëm të Kryesisë së LSI-së për të pranuar ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor me këtë forcë politike. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se me vendimin e marrë për një koalicion me Partinë Socialiste, Kryesia e LSI-së pranoi kështu një koalicion të natyrshëm i cili synon t’i japë vendit një frymëmarrje të re demokratike dhe bashkëpunimi.

ilirmeta04032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella.

Z. Meta dhe z. Pittella diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi situatën para zgjedhore.

Z. Meta e falënderoi  z. Pittella për inkurajimin e vazhdueshëm të forcave social-demokrate evropiane në interes të krijimit të një momenti të ri bashkëpunimi mes partive të majta në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht se LSI ka qenë dhe mbetet gjithnjë e angazhuar për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë. Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi kontributin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

ilirmeta03042013

Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka mbledhur sot në orën 17:00 mbledhja e Kryesisë së në vazhdën e funksionimit normal dhe në përputhje me statutin të të gjitha strukturave drejtuese të partisë për të bërë një vlerësim politik të të gjitha zhvillimeve politike në vend në përputhje me vlerësimin dhe gjykimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjithashtu në këtë mbledhje u bë edhe një vlerësim i situatës reale të strukturave të LSI-së në të gjitha qarqet e vendit në vazhdën e angazhimit dhe të profilit politik të LSI-së për të përgatitur të gjitha strukturat për të përballuar me sukses sfidën elektorale të afërt. Në këtë mbledhje të Kryesisë, përveç anëtarëve të zgjedhur, morën pjesë edhe Sekretarët Politikë të qarqeve, të cilët bënë një vlerësim të detajuar të punës që bëhet në qarqet respektive. Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjati për rreth një orë.

petritvasili09022013

Sot ndodhemi para jush për të ndarë një shqetësim lidhur me përdorimin apo shpërdorimin e sallës së Parlamentit për qëllime thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale. Sikurse e keni përcjellë ju por edhe të gjithë qytetarët salla e Parlamentarit ka filluar t’i ngjajë seriozisht një studioje televizive ku bëhet debati elektoral, që ka pak lidhje me ato që janë detyrat e natyrshme të institucionit më të lartë të vendit. Ethet apo ankthet elektorale dhe në disa raste edhe pakontrollueshmëria e emocioneve elektorale ka bërë që të shpenzohen orë të panevojshme debati parlamentar elektoral në vend të detyrës të natyrshme për të diskutuar projektligje të cilët janë tepër të rëndësishëm, duke e parë këtë edhe në optikën e integrimit evropian ku edhe cilësia e legjislacionit, i cili përmirësohet nëpërmjet diskutimit të tij në sallën e Parlamentit, është bërë jetike.

ilirmeta29032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së për Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, ka zhvilluar një takim në këtë njësi. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së deklaroi më 23 qershorit qytetarët shqiptarë do votojnë LSI-në sepse ata duan të ecin më shpejt dhe e kuptojnë plotësisht mesazhin dhe angazhimin e LSI-së.

“Të gjithë shqiptarët duan të ecin më shpejt dhe njëkohësisht sepse ne në dallim nga të tjerët nuk i drejtohemi yjeve por u drejtohemi njerëzve. Unë kam besim të plotë se ata e mirëkuptojnë plotësisht mesazhin dhe angazhimin tonë dhe e kanë të qartë se ne nuk bëjmë fushatë me ta por se ne i ndjejmë realisht problemet e tyre dhe jemi të angazhuar për t’i zgjidhur ato”, u shpreh z. Meta.

petritvasili09022013

Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me një shqetësim i cili dita ditës po merr një dimension sigurisht problematik dhe shqetësues, atë që ka të bëjë me shpërqendrimin e ardhur për arsye të etheve, ankthit dhe të përqendrimit shproporcional në zgjedhjet e 23 qershorit në raport me detyrimet e mëdha që administrata shtetërore dhe ajo lokale kanë në raport me qytetarët. Është vërejtur, dhe kjo përcillet qartë edhe mediatikisht, një përqendrim energjish jo proporcional, i pavend dhe sigurisht jashtë atyre kërkesave që qytetarët kanë lidhur me atë përqendrim që administrata qendrore dhe lokale duhet të ketë për problemet e qytetarëve. Ky fenomen, i cili po shkon drejt intensifikimit në vend që të ndodhë e kundërta, sigurisht i krijon problematika të shumta qytetarëve por edhe projekteve apo edhe mjaft punëve të tjera që kërkojnë një ndjekje sistematike, intensive dhe për një kohë të gjatë.

llimanjani26022013

90% e shqiptarëve sa herë pyeten në çdo test, sondazh apo çdo aktivitet tjetër i kësaj natyre që bëhet, deklarojnë që qartësisht se e duan Evropën dhe se e duan Shqipërinë pjesë të Evropës sa më parë që të jetë e mundur. Kur mendon që sot në Bashkimin Evropian ka vende anëtare, popullsia e së cilës është me mbështetje shumë të ulet, më këtë përqindje jo e jo, është për të ardhur keq që shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi që të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Arsyeja që perceptohet gjerësisht se pse Shqipëria nuk është anëtare e BE-së është sepse politika shqiptare nuk po arrin të harmonizojë sa dhe si duhet axhendën e saj me këtë interes madhor të Shqipërisë.

petritvasili09022013

Jemi në këtë komunikim së bashku për të informuar opinionin publik lidhur me disa momente shumë të rëndësishme të aktivitetit dhe zhvillimit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfunduar draftin e saj për programin elektoral, që lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Ky draft është prodhuar pas një konsultimi tepër të gjerë, si asnjëherë më parë, me një grup specialistësh, i cili ka punuar gjerësisht me grup-komisionet politike në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ka prodhuar një produkt elektoral, i cili është formësuar në programin elektoral, tepër të rëndësishëm për Lëvizen Socialiste për Integrim por edhe për ato efekte pozitive që sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë implementimi i tij në praktikë.