Author: admin-lsi

Himara.09.05.2015

Ilir Meta: Reforma do t'i japë efektet e saj, do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të gjithë bregdetit

Meta: Do ta kthejë në një nga njësitë më të zhvilluara ekonomike dhe shoqërore të gjithë vendit, sepse të tilla janë resurset që bashkohen me Himarën e deritanishme

Meta: Gjergji ka treguar se është një njeri me mjaft pasion dhe vizion për të zhvilluar vendin. Tani do të ketë më shumë kapacitete për ta bërë këtë gjë.

Meta: T'i japim mundësinë atij si një njeri i provuar dhe njëkohësisht me një pasion të jashtëzakonshëm për t'i shërbyer këtij vendi që të çojë përpara këto projekte dhe të fillojë nga puna menjëherë pas votës suaj në 21 qershor

Pogradec.08.05.2015

Mile: Prioritet i punës sime të përditshme, krijimin e hapësirave më të mira për ju

Mile: Ju siguroj se çdo fjalë që po them sot do ta bëj realitet nëse zgjidhem si Kryetare e Bashkisë së Pogradecit

Gjosha: Mbështesni znj. Mile, pasi ajo përfaqëson një model shumë të mirë të një zonje që Bashkinë e Pogradecit do ta kthejë në një qendër komunitare

Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për kryetare të Bashkisë Pogradec, znj. Diana Mile zhvilloi disa takime në qytet dhe në komunën e Hudënishtit. Kandidatja shoqërohej në këto takime edhe nga e deleguara e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qark, znj. Klajda Gjosha.

Fillimisht znj. Mile takoi një grup të moshuarish në pedonalen e qytetit, pikërisht në vendin ku prej vitesh ata mblidhen për të luajtur shah apo domino dhe ku qëndrojnë për disa orë gjatë ditës.

Selenice.09.05.2015

Ilir Meta: Kemi shumë arsye për të festuar më 9 maj, ditën e fitores mbi fashizmin, veçanërisht populli i Vlorës dhe i Labërisë
Meta: Na vjen keq që PD-ja na ka vënë përpara në Selenicë një kandidat nga Balli Kombëtar më 21 qershor
Meta: Jemi këtu për të treguar se PS-LSI jemi një fuqi e përbashkët, e cila nuk kërkon thjesht të fitojë në Vlorë e Selenicë, por në të gjithë Shqipërinë
Meta: Të gjitha votat për kandidatin e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" dhe të majtës së bashkuar Kasem Cenaj
Meta: Cenaj është një figurë e njohur, është një djalë i kësaj zone, dhe kandidon në emër të një ndryshimi për Bashkinë e Selenicës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidatit të "Aleancës për Shqipërinë Evropiane" për kryetar të Bashkisë e Selenicës, z. Kasem Cenaj.
Lideri i LSI-së ishte i shoqëruar në këtë aktivitet nga deputeti i LSI-së në Vlorë, z. Shkëlqim Selami, deputeti i PS-së, z. Fatmir Toçi dhe Kryetari aktual i Bashkisë Selenicë, z. Ferdinand Aligjoni.

IlirMeta.09.05.2015

Ilir Meta: Qazim Sejdini është njeriu i duhur për të vënë në lëvizje Bashkinë e re të Elbasanit që është shumë më e madhe se sa bashkia ekzistuese

Meta: Sejdini me përvojën e tij dhe me mbështetjen e qeverisë do ta arrijë të harmonizojë të gjitha këto resurse të jashtëzakonshme që i shtohen kësaj bashkie

Meta: Me eksperiencën e Qazim Sejdinit, bashkie e re e Elbasanit do të fillojë të funksionojë që në 22 qershor

Pasditen e sotme u prezantua në qytetin e Elbasanit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, z. Qazim Sejdini.

Të pranishëm në këtë prezantim ishte lideri i Lëvizjes Socialiste për Integirm, z. Ilir Meta, Kryetari i PS-së, Edi Rama, ministrat z. Edmond Haxhinasto dhe Damian Gjiknuri, si dhe deputetët, z. Taulant Balla, z. Musa Ulqini, znj. Evis Kushi, z. Luan Duzha, z. Alfred Peza si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.

IlirMetaDurres.06.05.2015

Ilir Meta: Jam i bindur se ky koalicion do të realizojë një fitore shumë domethënëse në të gjithë Shqipërinë dhe pa asnjë diskutim edhe në Bashkinë e re të Durrësit

Meta: Shpreh keqardhjen më të thellë për PD-në që synon bashkitë e qytetarëve për t'i përdorur për luftë politike kundër qeverisë

Meta: Jam i bindur se ky bashkëpunim midis qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit ekzistueses, ka dhënë frytet e veta gjatë këtyre 18 muajve

Meta: Konflikti politik është i dëmshëm, aq më tepër kur bëhet fjala për raporte midis bashkive që zgjidhin problemet e përditshme të qytetarëve dhe të qeverisë

SilvaCaka.06.05.2015

Ilir Meta: Mbështetja e qeverisë do të jetë një mbështetje e padiskutueshme që ne Bashkinë e Beratit ta kemi një bashki model
Meta: Ju e shikoni që në një kohë shumë të shkurtër po ndodhin ndryshime shumë të mëdha
Meta: Rruga drejt Beratit dhe shumë angazhime të tjera do ta kthejnë gjithë këtë zonë në një zonë mjaft atraktive për turistët e huaj dhe për turistët vendas

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e LSI-PS në komunën Roshnik të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europian" për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj.

IlirMeta.06.05.2015

Ilir Meta: Kemi pasur një traditë të shkëlqyer dhe ne do të mbështesim gjithnjë e më shumë popullarizimin e lojës së shahut, sidomos sa i takon të rinjve

Meta: Ne do ta mbështesim këtë traditë të shkëlqyer që ka patur Berati, sa i takon sporteve dhe ka ardhur koha për një ripërtëritje të kësaj tradite

Meta: Rinia e Beratit dhe të gjithë gjeneratat meritojnë që Berati të përfaqësohet akoma më mirë dhe më cilësisht në shumë sporte që i ka patur traditë prej kohësh

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin "Dita e Europës" në qytetin e Beratit ku ishte organizuar një simultane shahu ku merrnin pjesë maturantë nga të gjitha gjimnazet e Bashkisë së Beratit.

IlirMeta.05.05.2015

Intervista, Kryetari I Kuvendit, z. META, " Studio e Hapur" me gazetaren Eni Vasili

Eni Vasili – Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët edhe sonte në "Studio e hapur"!

Pas një bashkëqeverisjeje gati 2-vjeçare dhe në prag të zgjedhjeve lokale me mua në studio është kryetari i LSI-së dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët!
Ilir Meta – Mirëmbrëma!
Eni Vasili – Faleminderit që e pranuat ftesën e "Studios së hapur", edhe pse jam e bindur që jeni shumë i ngarkuar, sepse është një periudhë takimesh edhe elektorale.

MonikaKryemadhi.06.05.2015

Në një atmosferë entuziaste u prezantua sot në qytetin e Lezhës kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, z. Viktor Tushaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, znj. Monika Kryemadhi, Ministrja e Mbrojtjes , znj. Mimi Kodheli dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim po në qarkun e Lezhës, z. Gjovalin Kadeli.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama theksoi se zgjedhjet për pushtetin lokal nuk janë zgjedhje për të ndryshuar Parlamentin, por për t'i dhënë zgjidhje problemeve të qytetit.

LRI.04.05.2015

Ilir Meta: Vota vuaj për këta kandidatë të rinj në Këshillin Bashkiak është një garanci se problemet tuaja dhe të rinjve të Tiranës do të jenë në fokusin kryesor të punës së kryetarit të ri të Bashkisë

Meta: Të garantojmë më shumë shërbime dhe punësim, në mënyrë që të ecim më shpejt në drejtimin e duhur për Tiranën dhe në drejtimin e duhur për të gjithë bashkitë e Shqipërisë

Meta: Ky ishte dhe mbetet edhe qëllimi i madh i reformës administrative dhe territoriale për të sjellë një rol të ri të kryetarëve të bashkive në jetën e komunitetit