Author: admin-lsi

ilirmetalarswahlund06052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Suedisë, Rezident në Shkup, z. Lars Wahlund, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, mbi situatën politike në Shqipëri dhe mbi procesin e integrimit evropian.

Z. Meta u shpreh se Shqipëria sot ndodhet në një moment historik dhe se fitorja e sigurt e Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të sjellë një shpresë të re jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për një rol më pozitiv dhe stabilizues të Shqipërisë në rajon.

ilirmeta108022013

Është për të ardhur keq që pikërisht kur pritej një reflektim dhe një angazhim serioz e i përgjegjshëm i Kryeministrit aktual, z. Berisha, për të pranuar kompromisin lidhur me votimin e tre ligjeve që do të ndihmonin përshpejtimin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ne pamë parodinë e radhës, edhe këtë herë, duke ndjekur se si Kryeministri Berisha nga një kërkues në të kaluarën, së bashku me mua, ndaj të gjithë aktorëve të tjerë për të miratuar tre ligjet po kthehet në një bojkotues të votimit të tre ligjeve nga Kuvendi.

edmondhaxhinasto05052013

Anëtari i kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Breshias, në Itali. Në këtë takim ai shoqërohej nga përfaqësues të LSI-së në Qarkun e Elbasanit si edhe përfaqësues të kësaj force politike në vendin fqinj.

Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve z. Haxhinasto është shprehur se emigrantët shqiptarë kanë nevojë për përkujdesje më të madhe dhe jo premtime boshe.

ilirmeta05052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, “Ditës së Dëshmorëve” së bashku me opozitën e bashkuar. Lideri i LSI-së vendosi një kurorë me lule dhe u përkul përpara memorialit “Nënë Shqipëri” në nderim të dëshmorëve të atdheut.

Pas homazheve, koalicioni “ Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka zhvilluar një aktivitet ku ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të partive që janë pjesë e këtij koalicioni si dhe dhjetëra veteranë dhe familjarë të Dëshmorëve të Atdheut.

ilirmetaABscreen04052013

Ndërsa zgjedhjet po afrohen… Dua të hidhem drejt e tek pyetjet mbi zgjedhjet. Dhe pikë së pari, më lejoni t’ju pyes përse ndryshuat koalicionin dhe vendosët të bashkoheni me koalicionin e Partisë Socialiste? Pra, nga koalicioni qeveritar në koalicionin socialist. Supozoj se ju jeni i bindur që opozita do të fitojë zgjedhjet? Ju lutem, më thoni përse e ndryshuat tani!

Jam tërësisht i bindur se LSI ka bërë gjithmonë zgjedhjet më të drejta në kushtet dhe rrethanat historike, që nga domosdoshmëria e krijimit të saj. Ajo u krijua si një forcë e cila kaloi nga qeveria në opozitë, nëse kemi parasysh kushtet kur patëm debate të forta me lidershipin e z. Nano dhe të PS-së në atë periudhë e në vijimësi.

ilirmeta04052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së për Tiranën, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, ka marrë pjesë në një takim mjaft entuziast në Kombinat, takim në të cilin u prezantua kandidati për deputet i LSI-së në këtë zonë, Ardit Çela. Në fjalën e tij përshëndetëse z. Meta deklaroi se Shqipëria dhe Kombinati kanë nevojë për një forcë me këmbë në tokë dhe që kujdeset për njerëzit. Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot në Kombinat, jam shumë i kënaqur që ju jeni të bashkuar si asnjëherë tjetër, që ju jeni të gërshetuar me njëri-tjetrin me gjeneratat e ndryshme si rrallë ndonjëherë, që kemi kaq shumë zonja këtu dhe vajza të reja sa asnjëherë tjetër dhe që LSI-ja në Kombinat është tashmë e gatshme për të arritur rezultatin më të mirë që ka pasur ndonjëherë që nga themelimi i saj. Unë besoj se ka shumë arsye për të arritur këto objektiva sepse Shqipëria ka nevojë për një LSI akoma edhe më të fuqishme, sepse Shqipëria dhe Kombinati kanë nevojë për një forcë me këmbë në tokë dhe që kujdeset për njerëzit, për një forcë e cila u flet njerëzve dhe jo yjeve në qiell, për një forcë që i ndjen problemet dhe shqetësimet e tyre”, tha ai.

ilirmeta03052013

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij ndaj biznesit fason, duke e cilësuar si një sipërmarrje mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Gjatë një vizite në një fabrikë përpunimi veshmbathjesh në Njësinë bashkiake nr. 4 në Tiranë, që punëson një numër të madh femrash e që drejtohet nga investitorë të huaj, z. Meta deklaroi se biznesi fason ka një impakt të rëndësishëm social dhe për nismat e marra nga forca politike e drejtuar nga tij për ta lehtësuar këtë sipërmarrje nga taksat.

edmondpanariti

Shumë I nderuar koleg, I dashur Edmond

Me rastin e largimit tuaj nga posti i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin plot besim dhe gjithmonë konstruktiv.

Mandati juaj u karakterizua nga zhvillime me efekt të thellë, të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Bashkëpunimin tonë e kam çmuar lart. Veçanërisht konstruktiv ka qenë shkëmbimi i mendimeve rreth perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e zhvilluam vitin e kaluar në kuadër të konferencës së pestë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin.

ilirmeta108022013

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë rregulloren e parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Lidhur me miratimin e rregullores së Parlamentit vlerësojmë se miratimi i këtij dokumenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të bëjë të mundur që të ftojmë parlamentin e ri të pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të fillojë punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira të parlamenteve të demokracive më të zhvilluara evropiane.

monikakryemadhi01052013

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, si dhe nga kryetari i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet entuziast të zhvilluar me qindra të rinj të Lezhës. Në këtë aktivitet u prezantua dhe u shpërnda programi i Lëvizjes Rinore për Integrim “Arsimim për Punësim”, program ky i konceptuar në një mënyrë shumë të veçantë, program i shkruar në një fletëpalosje e konceptuar si një “iPhone”. Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve është organizuar në Kalanë e Lezhës.