22 May Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta pas takimit me shefen e Misionit të ODIHR-it, Conny McCormack

Ishte kënaqësi që bashkë me z. Ylli Manjani të prisnim shefen e misionit të ODIHR-it, znj. Conny McCormack dhe të shkëmbenim mendime lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit duke shprehur angazhimin e LSI-së që Shqipëria të ketë standardet më të larta në këto zgjedhje pasi ato janë tepër të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe për integrimin e vendit dhe njëkohësisht për të ecur më shpejt në rrugën e progresit ekonomik dhe të punësimit, që janë shqetësimet kryesore të gjithë qytetarëve tanë.