04 Jun Intervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhënë në televizionin “ABC News"

Z. Meta, kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, cilat janë pritshmëritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Pritshmëritë tona janë tepër pozitive. Në radhë të parë, ne do të kontribuojmë për një fushatë sa më pozitive, sa më konstruktive, sa më qytetare sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët tanë që të kemi zgjedhje të standardeve evropiane dhe pritshmëritë janë tepër pozitive edhe për Aleancën për Shqipërinë Evropiane dhe në veçanti për Lëvizjen Socialiste për Integrim.