29 Nov Ilir Meta: Lirimi i Haradinaj, legjitimitet dhe krenari luftës së popullit shqiptar në Kosovë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar nga Varrezat e Dëshmorëve sot se lirimi i heroi të gjallë të UCK-së siç e cilësoi ai, Ramush Haradinaj, nga Tribunali i Hagës i ka dhënë edhe një herë të gjithë legjitimitetin dhe krenarinë kësaj lufte të drejtë që bëri populli shqiptar në Kosovë. Sipas tij lirimi i z. Haradinaj është një arritje dhe një sukses tjetër i përpjekjeve të popullit shqiptar në afirmimin e tij.