Author: admin-lsi

edmondhaxhinasto05052013

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, z. Edmond Haxhinasto, njëkohësisht edhe kryetari i grupit të punës PS-LSI, i ngarkuar për hartimin e programit të ri qeverisës ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i PS-së në këtë grupi, Ilir Beqja.

Pas takimit që zgjati rreth dy orë dhe që u organizua nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, në një prononcim për mediat, z. Haxhinasto ka vlerësuar komentet nga ana e ambasadorëve për programin e qeverisë së re. Gjithashtu, anëtari i kryesisë së LSI-së tha se diplomatët e huaj vlerësuan fakti që në këtë program ka një referencë të vazhdueshme lidhur me detyrimet për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka pasur një takim sot  në mesditë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Pas takimit Lideri i LSI-së dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh se bashkë me kreun e shtetit kishin ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimi mes institucioneve.

yllimanjani10042013

“E thirrëm këtë takim në fakt për të shprehur shqetësimin që situata turistike në vend nuk është aspak optimale. Jemi në kulmin e sezonit turistik, është kulmi kur duhet të kishim prenotime, duhet të kishim një dyndje drejt bregut shqiptar dhe në fakt po ndodh e kundërta. Ka një lëvizje me shumë sforco të qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, dhe kjo vjen për shkak se gjithmonë e më shumë emetohen lajme të tipit që, në fakt janë edhe të vërteta, që mungon uji i pijshëm, mungon infrastruktura rrugore, mungon energjia elektrike, madje ngrihen edhe shqetësime deri tek pastrimi i mbetjeve, i ujërave të ndotura apo i plazheve të pastra. Dhe ky është një shqetësim që sigurisht vjen në rritje dhe duke pasur parasysh që qeveria e ikur, tashmë ka kohë që ka ikur nga ky sektor dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë thirrje kësaj qeverie.

ilirmeta108022013

Z. Meta, si e përktheni ju me dy fjalë rezultatin e 23 qershorit? I referohem asaj çka mori Lëvizja Socialiste për Integrim.

Demonstrim i shpirtit të ndryshimit të qytetarëve shqiptarë dhe i shpirtit pro-evropian të tyre. Sepse nuk kanë qenë zgjedhje të lehta, ka pasur një trysni të padrejtë dhe të pandershme nga ana e mazhorancës së mëparshme dhe e qeverisë aktuale për të trysnuar popullin shqiptar, për të deformuar procesin zgjedhor. Gjë që nisi që me ndryshimin e paligjshëm dhe antikushtetues të anëtarit të KQZ-së dhe që vijoi deri në minutën e fundit apo që më pas vazhdoi edhe me një sondazh të proklamuar nga një kompani gjoja që kishte punuar me Obamën, etj., që nxirrte bindshëm fitues koalicionit e djathtë.

ilirmeta05072013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti.

Z. Meta dhe z. Ahmeti biseduan mbi zhvillimet pas-zgjedhore në Shqipëri dhe mbi situatën politike në Maqedoni, me fokus të drejtat e shqiptarëve të vendit fqinj.

Z. Ahmeti e uroi z. Meta për suksesin e arritur nga LSI gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit dhe shprehu bindjen se koalicioni i ri qeverisës do vazhdojë të kujdeset për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

ilirmeta05072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro.

Ambasadorja Moro e përgëzoi z. Meta për rezultatin e arritur nga LSI në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.

Z. Meta u shpreh se pas mesazhit të qartë të qytetarëve shqiptarë për ndryshim, “është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë”.

ilirmeta108022013

Do doja ta nisnim bisedën me takimin që ju keni pasur sot me z. Rama. Për çfarë keni rënë dakord dhe për çfarë keni diskutuar tjetër përveç ndarjes së dy posteve kryesore të shtetit?

Ne jemi takuar për herë të parë, pavarësisht nga komunikimet që kemi pasur përmes bisedave telefonike apo mesazheve, pas 23 qershorit. Por, tani kur pothuajse ka përfunduar procesi, ne kemi rënë dakord për të ndërtuar një kalendar natyrisht edhe bashkëpunimi, i cili do të lehtësojë të gjithë këtë fazë përgatitore dhe tranzicioni. Ne jemi takuar sot me z. Rama dhe elementët kryesorë të kësaj bisede janë bërë të ditura përmes një komunikate për shtyp edhe për opinionin publik.

ilirmeta28062013

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Kryesinë, mbledhja e parë që pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në fjalën e tij Lideri i LSI falënderoi të gjitha strukturat e LSI-së për rezultatin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike si dhe falënderoi gjithashtu 180 mijë qytetarët shqiptarë që besuan LSI-në. Z. Meta tha se ky sukses mjaft domethënës dhe i rëndësishëm sjell një përgjegjësi të madhe. Sipas tij “tani është koha për përulësi ndaj qytetarëve dhe për një shërbim të përkushtuar për forcimin dhe lartësimin e institucioneve dhe për të përmirësuar në thelb qeverisjen e vendit, e cila duhet të jetë një qeverisje gjithëpërfshirëse”.

ilirmeta27062013-1

Z. Meta, me çfarë e lidhni rezultatin e LSI-së në këto zgjedhje. Në vitin 2009 ju kishit katër mandate ndërkohë në këto zgjedhje keni një numër të konsiderueshëm. Mund të na thoni si cilët kanë qenë ato faktorë kryesorë që ndikuan në këtë rritje spektakolare?

Mendoj se arsyeja kryesore pse ne kemi arritur një rezultat shumë të mirë por të pritshëm nga ana jonë dhe të deklaruar paraprakisht ka të bëjë në radhë të parë me faktin se qytetarët shqiptarë, përtej angazhimit të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë të mrekullueshëm, kanë vlerësuar LSI-në si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi, integrimi në radhë të parë. Së dyti kanë perceptuar drejtë mesazhet tona kryesore për ekonominë, për punësimin dhe për prioritetet për të gjithë ristrukturimin e ekonomisë së vendit. Sigurisht që një faktor shumë i rëndësishëm është edhe puna e jashtëzakonshme e strukturave të LSI-së në të gjithë vendin dhe në mënyrë të veçantë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe përkrahja e të rinjve dhe të rejave, sidomos votuesve për herë të parë. Nuk duhet ta harrojmë që LSI që prej krijimit të saj në vitin 2005 ka pasur 120 mijë vota dhe këto janë konfirmuar vazhdimisht, më përjashtim të viti 2009 kur u bë një kod përjashtues vetëm kundër LSI-së dhe u përjashtua nga procesi i administrimit të zgjedhjeve. Kështu që gjithmonë ka ekzistuar një bazë e qëndrueshme e përkrahjes ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Besoj që pozicionimi i qartë i LSI-së për një ndryshim, për një rrotacion dhe për të kontribuar më tej në interes të stabilitetit dhe të paqes sociale në vend janë vlerësuar dhe LSI-ja është votuar si një faktor stabiliteti, qëndrueshmërie dhe integrimi.

ilirmeta27062013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, z. Aleksandër Arvizu. Gjatë këtij takimi Lideri i LSI-së ka shprehur angazhimin për të përmbushur deri në fund detyrimet në respekt të kodit zgjedhor dhe ligjit.
Në deklaratën për mediat të mbajtur pas takimit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta me SHBA-të në prioritetet kryesore që LSI-ja ka për vendin tonë, por edhe që SHBA-të si aleat strategjik kanë për Shqipërinë edhe si vend anëtar i NATO-s në drejtim të forcimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve të një fryme të re bashkëpunimi në të gjithë jetën politike.