Author: admin-lsi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas miratimit me 96 vota të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke kërcënuar drejtpërdrejt Ramën. Me një mesazh të qartë Kryemadhi theksoi se Rama sot e tregoi se ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat. Kryemadhi në fund shtoi...

IlirMeta.13.05.2015

META : Ne jemi këtu për këtë gjë që t'u japim fjalën që deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë

Z. Meta: Është një aleancë e fuqishme afatgjatë. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet sepse nuk është ky qëllimi ynë, por është një instrument për të zgjidhur problemet që kanë njerëzit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI), ku u bë prezantimi i kandidatit për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku.

Në këtë takim, Kreu i LSI-së, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së,z. Luan Rama, Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, zv. Ministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj.

PES.11.05.2015

Konferenca e Partise se Evropianeve Socialiste (PES) mblodhi dje ne Sofie, Bullgari perfaqesues te partive social-demokrate te Ballkanit, eurodeputete dhe akademike te rajonit te cilet diskutuan mbi ecurine e proceseve te integrimit evropian te vendeve te rajonit dhe mbi sigurine rajonale me fokus te vecante ne pershkallezimin e ngjarjeve te fundit ne Maqedoni.

Ne kete Konference te PES per Ballkanin nga Shqiperia mori pjese Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni i cili shprehu vleresimin per mbeshtetjen e vazhdueshme te familjes social demokrate evropiane jo vetem ndaj progresit te Shqiperise por ndaj garantimit te perspektives evropiane per te gjitha vendet e rajonit.

Vlore.08.05.2015

Ilir Meta: Shpreh gjithë simpatinë dhe përkrahjen për kandidaturën e z. Dritan Leli, por edhe gjithë mbështetjen tonë për të gjitha projektet e Vlorës

Meta: Në 18 muaj të gjithë e ndjejmë që projekte të jashtëzakonshme, që mund t'i quaja pa frikë spektakolare, po ndodhin në Vlorë dhe janë projektuar për të ardhmen

Meta: Me këtë hapësirë të re që fiton Bashkia e re e Vlorës bëhet e mundur që të kemi një zhvillim tjetër, që t'i japë një perspektivë tjetër zhvillimit të integruar kësaj bashkie të re, e cila do të krijojë mundësi punësimi

Ilir Meta: Aleanca jonë është një aleancë fitues në të gjithë vendin, por sfida jonë, nuk është thjesht për të fituar. Sfida jonë është për të dëgjuar me sa më shumë vëmendje gjithë shqetësimet e qytetarëve.

Gjirokastra.10.05.2015

Ilir Meta: Dua të shpreh besimin tim që Zamira do të dijë të vazhdojë të gjithë ato projekte të cilat do t'ia ndryshojnë krejtësisht pamjen Gjirokastrës

Meta: Zgjerimi i hapësirave të Gjirokastrës do t'i japë mundësi kryetares së re të bashkisë që të bëjë të gjitha ato politika që kanë qenë të pamundura të bëhen deri më tani

Meta: Çdo investim në Gjirokastër është plotësisht i merituar e i motivuar, sepse sjell një vlerë të shtuar jo vetëm për gjirokastritët, por sjell një vlerë të shtuar për të gjithë zhvillimin ekonomik të Gjirokastrës

Meta: Ne jemi krenarë si 'Aleancë për Shqipërinë Europiane' që kemi dhënë mbështetje maksimale promovimit të grave e të vajzave në detyra kaq të rëndësishme, duke treguar besimin që ne kemi tek aftësitë e tyre

Delvina.10.05.2015

Ilir Meta: Projekti ynë i Shqipërisë Europiane dhe i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" do të bëjë të mundur që në Delvinë të hapen vende të reja pune

Meta: Aleanca jonë për Shqipërinë Europiane nuk është thjesht një fuqi e jashtëzakonshme për të fituar, por mbi të gjitha për të sjellë transformime rrënjësore për të gjithë qytetarët

Paraditen e sotme u prezantua në qytetin e Delvinës, kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane", z. Rigels Balili.

Të pranishëm në këtë prezantim ishte Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, deputetët z. Spartak Braho, z. Andrea Marto, z. Koço Kokëdhima si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta shprehu mbështetjen më të fuqishme për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së re të Delvinës, për z. Rigels Balili.

Butrinti.09.05.2015

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në koncertin e organizuar me rastin e "Ditës së Europës" në qytetin antik të Butrintit, në Sarandë.

Të pranishëm në këtë event, ishin të pranishëm edhe Kryeministri z. Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, znj. Romana Vlahutin si dhe mjaft personalitete të jetës publike në vendin tonë.

Në koncertin e organizuar me rastin e "Ditës së Europës", performoi sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, tenori Armand Kllogjeri si dhe Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Saranda.09.05.2015

Ilir Meta: Shpreh besimin tim më të plotë tek projekti i Florjana Kokës, por edhe tek aftësia e saj për të bashkëpunuar me të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Sarandës

Meta: Jemi krenarë që "Aleanca për Shqipërinë Europiane ka dhënë shembullin më të mirë për të besuar gra e vajza të reja në krye të detyrave të rëndësishme

Meta: Mos e çoni votën dëm, vota duhet të shkojë në drejtimin e duhur, që është "Aleanca për Shqipërinë Europiane"

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integirm Ilir Meta mori pjesë në prezantimin kandidates të "Aleancës për Shqipërinë Europiane", znj. Florjana Koka në Bashkinë e Sarandës.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin edhe Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, deputeti Koço Kokëdhima si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.