Author: admin-lsi

20120823051652 album

Drejtoria e Iniciativave te Biznesit (BID) i ka akorduar Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror  te Shqiperise - ANTA, Cmimin e Arte te Kurores per Cilesine.  
Londra u be mikepritesja e Konventes Nderkombetare per Cmimin e Cilesise, ku profesioniste dhe perfaqesues te bizneseve nga e gjithe bota u mblodhen per tu  njohur me arritjet dhe sukseset e ketij viti. Ne vecanti, Konventa festoi ndarjen e cmimeve per Cilesine per keto biznese sipas standartit QC 100TQM, qe siguron nivelin e kenaqesise se klientit dhe eficencen e performances ne te gjitha nivelet e biznesit.

Midis fituesve te ketij viti, Zoti Petrit SULAJ, Drejtor I Pergjithshem i ANTA-s pranoi çmimin nderkombetar te Kurores se Arte te Cilesise ne kete Konvente.

klajdagjosha231212

LSI vlerëson se kohet e fundit shoqëria Shqiptare është tronditur thelle nga shtimi I rasteve te dhunës ndaj grave ku 24 prej tyre kane perfunduar me humjen tragjike te jetes, mes tyre edhe nena shtatezene ku humja ka qene e dyfishte. Gjithashtu kemi mijera raste te tjera denoncimesh ku grate jane objekt I dhunes fizike, psikologjike e seksuale. Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per permiresimin e kuadrit ligjor si dhe shume fushatave sensibilizuese ndaj luftes se ketij fenomeni LSI vlereson se ka ende vend per ndryshime te metejshme ne fuqizimin e zbatimit te ligjit ,si dhe ne punen e perbashket dhe ndervepruese te instincave pergjegjese mbi barazine gjinore dhe dhunen ne familje.

petritvasili221212

Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me një problematikë tepër delikate, siç është ajo e zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013. Është e njohur nga i gjithë opinioni publik por edhe nga e gjithë politika shqiptare rëndësia e jashtëzakonshme e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë të veçantë mënyra e organizimit të tyre dhe standardi që këto zgjedhje do të realizojnë.Jemi këtu për të përcjellë një shqetësim, i cili po bëhet evident ditë pas dite, lidhur me bllokimet dhe obstruksionizmin reciprok që po ndodh në mënyrë të veçantë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë të dukshme një nga elementet kyç të administrimit të zgjedhjeve siç është ai i ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor, është bllokuar më së fundi dje duke e shndërruar këtë diskutim thjesht dhe vetëm në një debat politik shterpë.

ilirmetavlore191212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë sot në aktivin e LGI-së në qytetin e Vlorës. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 200 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh i lumtur që më në fund u dëgjua që të përmendet dhe Naim Frashëri me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë edhe të themelimit të shtetit sepse sipas tij çfarë nuk është dëgjuar në kuadër të 100 vjetorit.

sokoldervishaj181212

Zv. ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Zv. ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Z. Dervishaj iu është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të ekonomisë, veçanërisht të përqendruara në çështjen e CEZ-it dhe të privatizimit të Albpetrolit.

ilirmetaelbasan181212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga i deleguari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, si dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë në aktivin e LGI-së për Rrethin e Elbasanit. Në fjalën e tij Z. Meta është shprehur se gruaja është forca më e madhe e shoqërisë shqiptare. Sipas z. Meta me përfaqësimin 50% në strukturat drejtuese do të ndihmojë për t’i dhënë hapësira të reja angazhimit dhe pjesëmarrjes të vajzës dhe të gruas shqiptare në të gjithë jetën tonë politike, shoqërore dhe ekonomike.

ilirmetanesarande121712

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, si dhe nga kryetari e Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës. Fillimisht z. Meta është ndalur në Sarandë dhe më pas në Delvinë.

metatepelenepermettakime

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e  Gjirokastrës, Vangjel Tavo, dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës. Fillimisht z. Meta është ndalur në mëngjes në qytetin  Përmet, më pas në Tepelenë. Në takimin e zhvilluar në Përmet 200 anëtarë të rinj i janë shtuar radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij në takimin e Përmetit z. Meta është shprehur se pjesëmarrja e gjithë gjeneratave në LSI tregon vlerat që LSI mbart.

metagjirokasterkonventalgi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e  Gjirokastrës, Vangjel Tavo, dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takimi me gratë dhe vajzat anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Gjirokastrës.

metarrogozhinetakim

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim entuziast më qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Rrogozhinës. Në këtë takim ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo. Në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhjetëra anëtarë të tjerë.