30 Jan Meta: Vizita e Fyle mundësi e artë, votoni 3 ligjet, të marrim statusin para zgjedhjeve

Do të doja të vlerësoja lajmin më të fundit që ka të bëjë me vizitën e pritshme në ditët në vijim të Komisionerit për Zgjerimin, z. Stefan Fule, si një mundësi të artë për politikën shqiptare për të bashkuar të gjitha energjitë dhe përpjekjet për të kaluar këtë moment stanjacioni lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në radhë të parë me miratimin e dy ligjeve dhe të rregullores për procedurat parlamentare, të cilat presin prej kohësh në Kuvend për tu miratuar dhe që përbëjnë minimumin jetik në mënyrë që komisioni të bëjë përsëri përpjekjet e tij për të favorizuar dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.