Author: admin-lsi

luanramadelegacionkinez18072013

Një Delegacion i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryesuar nga Tian Yongxiang, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Evropës dhe Azisë Qendrore, vizitoi sot Selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Delegacioni kinez u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI z. Luan Rama, Sekretari Ndërkombëtar i LSI z. Ralf Gjoni dhe Sekretari Ekonomik i LSI z. Majlind Lazimi.

petritvasili09022013

Z. Vasili, ka dy rryma në këto momente. Në që thotë se bashkëpunimi po shkon mirë dhe një tjetër që ka një lloj dyshimi për këtë bashkëpunim me PS-së dhe LSI-së. Në fakt deri në këto momente, si po shkon qoftë edhe hartimi i programit të përbashkët për 300 ditët e parë të qeverisjes?

Po punohet për një program integral 4-vjeçar, sigurisht me një prioritet për të definuar veprimet e shpejta për 300 ditët e para, sepse situata në të cilën ndodhet vendi, qoftë nga pikëpamja ekonomike, por edhe në mënyrën e funksionimit të shtetit e kërkon një veprim emergjent në mënyrë të veçantë për 300 ditët e para. Sigurisht, që ka kohezion, ekziston një klimë konstruktive e ndërtimit të një programi sa më të përgjegjshëm dhe realist mbi të gjitha dhe kjo frymë sigurisht ka sjellë atë risi që është përcjellë nga publiku i gjerë, ku për herë të parë po punohet gjerësisht mbi programin dhe nuk ekziston një përqendrim apo një merak i madh se kush do të ishin emrat përfaqësues.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizëntë të LSI-së në qytetin e Çorovodës. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në këtë takim Lideri i LSI-së ka deklaruar se fitorja në Qarkun e Beratit ka qenë rezultat i të gjithë kandidatëve për deputet që punuan si një ekip i shkëlqyer dhe përcollën frymën e bashkëpunimit kudo në të gjitha strukturat.

“Padyshim që në themel të këtij suksesi është puna e secilit prej jush, e gjithë drejtuesve të LSI-së në nivel vendor dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Ka qenë vërtetë një fushatë e jashtëzakonshme, ka qenë një fushatë me një bindje të plotë se ishte radha e LSI-së për të treguar vlerat e saj të vërteta”, tha z. Meta. Ai theksoi se edhe në 2005-n edhe në 2009-n LSI-ja u ndesh jo thjesht me partitë e mëdha, por me një sistem shtypës dhe shkatërrues të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por qëndrueshmëria e LSI-së, mbijetesa, drejtësia e çështjeve që kjo forcë politike ka mbrojtur gjithmonë bëri të mundur që në vitin 2013, më 23 qershor, të arrinte një sukses mëse të merituar në themelet e të cilit nuk është vetëm puna e bërë gjatë muajve të fundit, por është në themel puna e bërë gati 9 viteve të themelimit të LSI.

panaritigjoniverheijen LSI

Një delegacion i Partisë Liberale për Liri dhe Demokraci (VVD) anëtare e koalicionit qeverisës të Vendeve të Ulëta, kryesuar nga Deputeti dhe Zëdhënësi për Çështjet Evropiane z. Mark Verheijen u prit sot në Selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga ish Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti, shoqëruar nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI z. Ralf Gjoni.


Z. Panariti dhe z. Verheijen diskutuan mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe mbi axhendën evropiane të Shqipërisë.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në Qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe nga i gjithë ekipi i kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e 23 qershorit, ka zhvilluar një takim në qytetin e Beratit, ku ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin e jashtëzakonshëm që arriti LSI atje. Z. Meta deklaroi se ishte një fitore mjaft e bukur e gjithë fitorja e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, por fitorja më e bukur është ajo e qarkut të Beratit. “Ka qenë një fushatë e gjatë për të gjithë ne, ka qenë një fushatë e gjatë edhe për mua. Një fushatë që ndoshta zgjati për të paktën një vit pa ndërprerje, por falë optimizmit tuaj, falë besimit tuaj te një rezultat spektakolar, ashtu siç ndodhi në qarkun e Beratit, unë sa herë që vija në Berat e filloja fushatën nga e para”, tha ai.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në Qarkun e Beratit, Nasip Naço, dhe Gledion Rehovica, ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin e jashtëzakonshëm që arriti LSI atje. Z. Meta deklaroi se “ky rezultat veçse na bën më të përkushtuar ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por natyrisht në mënyrë të veçantë ndaj të gjithë atyre që besuan tek sigla e LSI-së, tek slogani i LSI-së për të ecur më shpejt, edhe tek numri ynë, 26-a”.

ilirmetacannon11072012

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri z. Nicholas Cannon.

Ambasadori Cannon e uroi z. Meta për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat konfirmuan pritshmëritë e larta që kanë shqiptarët për adresimin e shpejtë të sfidave madhore të vendit. Në këtë kuadër, Ambasadori Cannon vuri theksin tek vazhdimësia e punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik.

edmondhaxhinasto05052013

Z. Haxhinasto, në çfarë pike është puna e 2 ekipeve, të LSI-së dhe PS-së, për hartimin e programit të 300 ditëve të para të qeverisjes?

Puna vazhdon me takime periodike për sa i takon konvergimit të të gjithë prioriteteve që ne kemi në këtë program por gjithashtu edhe për elementë të tjerë të veçantë e konkretë që do të realizojnë pikërisht pra prioritetet kryesore që do të ketë programi. Ne jemi në një punë intensive. Çdo ditë kemi konsulta për sektorë të ndryshëm dhe besojmë që të përfundojë drafti i parë i programit në kohën që presim.

ilirmetaleonidas10072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidas Rokanas.

Ambasadori Rokanas shprehu kënaqësinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e uroi z. Meta për suksesin e arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këtë kuadër Ambasadori vlerësoi rolin konstruktiv dhe pro evropian që LSI manifestoi gjatë fushatës elektorale si një kontribut i vyer për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

ilirmetagaliani10072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Italisë në Shqipëri z. Massimo Gaiani.

Ambasadori Gaiani e uroi z. Meta në emër të Qeverisë Italiane për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe vlerësoi pjekurinë, përgjegjësinë dhe vullnetin e treguar nga populli shqiptar. Ambasadori u shpreh se mbarëvajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit tregoi se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri.