Author: admin-lsi

edmondhaxhinasto14092013-1

“Të nderuar deputetë!

Programi që ka paraqitur mazhoranca e re është i bazuar dhe ndërtuar mbi një sërë parimesh themelore të mirëqeverisjes dhe zhvillimit. Është e rëndësishme dhe e theksoj qysh në krye të herës që këtë program e mbështeten mbi një milion shqiptarë. Duhet të reflektojmë këtë fakt se shqiptarët shpeshherë, edhe në këtë rast, kanë pasur vizionin, urtësinë, zgjuarsinë për të bërë zgjedhjen e duhur. Ky program së pari trajton dhe zgjidh problemet e mëdha që ka vendi. Problemet e mëdha që ka qytetari, por edhe vetë sistemi. Sistemi institucional, por edhe vetë modeli ekonomik.

petritvasili01022013

Është mbledhur sot në ambientet e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Deputetët e LSI-së zgjodhën me konsensus Petrit Vasili si kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fjalën e tij Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i uroi suksese të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe u shpreh se LSI atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit evropian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit.  “Është një kënaqësi që të takohemi të gjithë bashkë përpara fillimit të legjislaturës së re. Me këtë rast ju uroj të gjithave dhe të gjithëve një mandat të suksesshëm, një përfaqësim dinjitoz të më shumë se 180 mijë qytetarëve shqiptarë që besuan për Lëvizjen Socialiste për Integrim por që besuan edhe tek secili prej jush dhe për të gjithë kandidatet dhe kandidatët tanë. Unë besoj se LSI atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit evropian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. Me këtë rast i uroj Klajdës, Edmond Panaritit, Edmond Haxhinastos, Nasipit dhe Lefterit suksese në angazhimin e tyre por edhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh z. Meta.

ilirmeta07092013-1

“Është kënaqësi të jem përpara jush së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës që ai po bën sot në Tiranë. Është gjithmonë kënaqësi që të takohem me z. Thaçi për të ndarë vizione dhe angazhime të përbashkëtat cilat ndihmojnë më tej forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës, fuqizimin e rolit të shqiptarëve si faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe integrimi në të gjithë rajonin tonë. Njëkohësisht për të diskutuar edhe lidhur me perspektivat e shpejta dhe afatgjata të konkretizimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

ilirmeta07092013

Në datat 1-3 shtator, në Bled të Sllovenisë u zhvillua “Forumi Strategjik i Bledit” me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga Europa dhe bota. Gjithashtu, me ftesë të veçantë, ishte i pranishëm dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta. Ky është një Forum Ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në Bled, ku trajtohen çështje politike dhe ekonomike me rëndësi globale.

lri-jale-3Akademia Verore për Politikën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës ka ulur siparin pas pesë ditësh mes aktiviteteve të shumta politike dhe kulturore. Përmes një organizimi unik dhe për t’u marrë shembull, qindra të rinj janë impenjuar mes trajnimeve dhe debateve të shumta, ku nuk kanë munguar edhe ambasadorë të shumtë në vendin tonë, që kanë pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që organizohet çdo vit nga Lëvizja Rinore për Integrim.

lri-jale-2

Ambasadorit i Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Ettore Sequi ka deklaruar se Shqipëria ka shumë shanse të marrë statusin e vendit kandidat në një kohë të shkurtër. Duke folur para të rinjve të LRI-së në Akademinë Verore për Politikën në Jalë, diplomati i huaj tha se ka disa lëvizje interesante në drejtim të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga BE-ja dhe se me angazhimin e duhur proceset integruese mund të marrin një hov të madh.

lri-jale-1Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të pestin vit radhazi një aktivitet në bregdetin e bukur të Jalës në Vlorë. Qindra të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zbarkuar tashmë në këtë kamp rinor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese janë të gërshetuara mjaft mirë dhe do të jenë në fokusin e 6 ditëve të ardhshme të qëndrimit në bregdetin përrallor jonian.

ilirmeta19072013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri znj. Zineb Touimi-Benjelloun.

Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri i shprehu z. Meta urimet më të ngrohta për rezultatin e LSI në zgjedhje dhe ofroi një ekspoze të punës së 20 Agjensive të OKB që punojnë në Shqipëri. Këtu znj. Touimi-Benjelloun theksoi se puna e OKB përqendrohet në adresimin e prioriteteve kombëtare dhe në asistencën që i ofrohet Qeverisë shqiptare përmes bashkëpunimit me aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë.

ilirmeta19072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në Selinë e partisë Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Mark Crawford dhe Ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Aleksander Arvizu.

Biseda u përqendrua në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri me qëllim thithjen e investimeve të huaja e veçanërisht ato amerikane në vend si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.